Eksperti shqiptar i mjedisit: Zbutësi i rrobave bëhet nga copëtimi i kafshëve të ngordhura, shtohet aromatik

13 Nëntor 2020, 09:20Sociale TEMA

E dini që mund të jeni duke përdorur deri në 50% më shumë detergjent se sa duhet?

Përdorimi i tepërt i detergjentëve kushton më shumë para, prish lavatriçen, nuk lejon larjen e duhur. Si pasojë më shumë detergjent do të mbetet në rroba duke u bërë shkaktar alergjish edhe në fund ndot mjedisin.

Një grup inxhinierësh mjedisi dhe ekspertësh të fushave të tjera, të grupuar prej kohësh nën emrin ENFORCE, kanë matur fortësinë e ujit në Tiranë dhe japin sugjerimet e tyre për dozimin e saktë të detergjentit në lavatriçe, i cili është një nga ndotësit kryesorë të lumenjve.

“ENFORCE” është një grup ekspertësh të pavarur, të përkushtuar për zhvillimin e qëndrueshëm. Shume prej tyre kanë Master në Inxhinierinë e Mjedisit.

Në vitin 2020, ata krijuan organizatën e tyre në kuadrin e programit CIM, të mbështetur nga Qeveria Gjermane. Ky projekt është i fituar nga OASA (Organizata e Studentëve edhe Alumnit Shqiptarë në Berlin) dhe po implementohet nga ENFORCE edhe Shoqata e Bujqësisë Organike) që ndodhet në Tiranë.

I ftuar në “Wake Up”, eksperti i mjedisit, Lulzim Baumann bëri të deklaratë të “frikshme”. Ai tha se zbutësi i rrobave bëhet nga copëtimi i kafshëve të ngordhura, duke u bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm kur e përdorin.

“Zbutësit e rrobave vijnë nga mbetjet shtazore. Kafshë të ngordhura i hedhin, i copëtojnë dhe kjo është ajo nga vjen zbutja e rrobave. Ky është realiteti i dhimbshëm. Ndërsa aroma vjen nga kimikatet, pra të dyja janë të dëmshme”, bëri të ditur eksperti.

2 komente në “Eksperti shqiptar i mjedisit: Zbutësi i rrobave bëhet nga copëtimi i kafshëve të ngordhura, shtohet aromatik”

  1. Arjani says:

    A mund ta shpjegoje ky mjeshtri sesi zbutesi behet nga kafshet e ngordhura?

    Te japi nje shpjegim me te detajuar apo vari lesht?

    Po ky emer Lulzim Baumann cfare eshte?

    Ndonje Shqiptar qe ka marr mbiemer gjerman?

  2. Flamuri says:

    Po çfare na sugjeron nuk po na tregoj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje