Francezët shkelin karantinën për të bërë... seks

13 Nëntor 2020, 19:55Lifestyle TEMA

Franca është një nga vendet që ka rikthyer karantinën në vend për shkak të valës së dytë të pandemisë së Covid-19 dhe rritjes së numrit të të infektuarve.

Gjobat për shkeljen e karantinës janë të rënda, por duket se francezët nuk duan t’ia dinë, sidomos të rinjtë.

Një studim i bërë nga “Ifop” ka gjetur se 43% e francezëve ftonin në shtëpitë e tyre miqtë ose familjarët. Ndërsa 24% e qyterarëve përdorën autorizimin për të dalë nga banesa për të tjera qëllime nga ato që kishin deklaruar.

17% e të anketuarve thanë se kishin shkelur afatin prej 1 orë të autorizimit që kishin për të dalë.

Ndërsa 9% thanë se i kishin shkelur rregullat për të dalë që të takoheshin me partnerin/en e tyre, apo për të gjetur një të tillë për të kryer marrëdhënie seksuale.

François Kaus, kreu i departamentit të politikës dhe çështjeve aktuale të “Ifop”, deklaroi për agjencinë e lajmeve AFP se kryesisht të rinjtë shkelnin rregullat e karantinës dhe ishin më pak të shqetësuar për shëndetin e tyre.

Në këtë sondazh u përfshinë 2030 francezë të moshës mbi 18 vjeç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje