Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka zhvilluar homazhe sot në Prekaz në memorialin e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Duke theksuar se liria ka emrin UÇK, Salianji thekson se “sakrifica” më e madhe që kërkohet sot është bashkimi dhe ndalja e propagandës mashtruese dhe urrejtes mes veti!
Ai shkruan se askush nuk mund ta bëjë pis luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nderkohe qe Lulzim Basha po akuzohet ne Shqiperi dhe ne Kosove si njeriu qe çoi ne Hage ish komandantet e UÇK dhe zhduku kaseten me filmimet e masakres serbe ne Krushe te Madhe, Salianji po perpiqet te vendose ne vend “nderin e humbur” te Bashes.
Ndoshta po ben nje perpjekje per te ndikuar ne vendimin e kryesise se PD qe ta caktojne seriosh kandidat per deputet, pas perjashtimit nga lista qe i beri komisioni “Ruli”.
Postimi i plote:
Liria ka emër UÇK
Sot në Prekaz, në memorialin Adem Jashari. Bashkë me miq qê kanë luftuar për lirinë e kombit, familjarë të viktimave të genocidit serb, të denuar të regjimit pushtues serb!
Liria mban mbi supe gjakun dhe sakrificën e mijëra motrave dhe vëllezërve që dhanë gjithçka për kombin, për flamurin, për gjakun kuq e zi që rrjedh në venat e çdo shqiptari!
“Sakrifica” më e madhe që kërkohet sot është bashkimi dhe ndalja e propagandës mashtruese dhe urrejtes mes veti!
Askush nuk e bën dot pis luftën çlirimtare të shqiptarëve, nderim saktificës sublime dhe lavdi përjetë.
Griden e kishte marre me vete?
Nje i burgosur me vendim gjykate nuk mund te nderoj te renet
ky prosupozohet nje terrorist
Saljani dikush duhet tja fusin ndonje shpull gjate rrugetimit
Salianjii, nje HIC, homazhon Sagen heroike JASHARI !!!!!????. Salianji, personazh qe nuk ka kurrefare lidhje me Kosoven, UCK, dhe me te renet ne Lufte – ne as nje kohe historike shqiptare . Megjithate…
Ka vajtur te takoje baba Babalen ky babolja !