Punëtori i dehur shkatërron makinë 140 mijë euroshe të shefit

14 Nëntor 2020, 09:08Lifestyle TEMA

Një punëtor i dehur skrapi në Angli shkatërroi makinën Range Rover të shefit të tij dhe kabinën e një kamioni gjatë një sherri që nisi në një ekskavator 25 tonësh mbi pagën e munguar.

53-vjeçari Darren Verity përplasi kovën e ekskavatorit në makinën 140 mijë euroshe të shefit të tij Thomas Crompton përpara se të tërhiqte vëmendjen e njerëzve të tjerë në kantier.

Ai është dërguar para gjykatës dhe trupi gjykues mbeti i habitur me videon e ngjarjes ku disa persona përpiqeshin ta ndalonin atë të shkaktonte më shumë dëme në sitin ku punonte në Bradford.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje