Rama tallet me Metën: Hiqet si i treti i vërteti për të mjelë lopët për qumështin e ndërmarrjes së Monikës

14 Nëntor 2020, 16:15Politika TEMA

Gjatë një takimi në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka qenë i ashpër ndaj presidentit Ilir Meta i cili ditën e djeshme i vuri notën 10 opozitës për të mbjajtur në kontroll pandeminë.

“Si mundet që shqiptarëve tju flitet sikur kjo flamë ka rënë vetëm në shqipëri dhe jo në të gjithë botën, e si mundet që mos të gjendet forca njerëzore, morale, për tu bërë jerëzorë dhe për të qenë pjesë e përpjekjes për të ndihmuar njerëz. Si mundet që një opozitë e tillë, PD në rradhë të parë ti mbetet në mbajë të gjuhës propaganda e katastrofës dhe qametit e të katandiset vendi me një president që po del sikur po del në oborrin e një klubi në periferi, pa leje dhe i dehur tërësisht, dhe ti vërë notën 10 kësaj opozite.

 U vë notën dhjetë se vetë shkon edhe më larg, ëndërron luftë, jo me covid, por me qeverinë, me shumicën që e ka kthyer në shenjestër si një forcë armiqësore, ëndërron të bëhet vojo kushi mbi tankun imagjinar që është shtypës për ilir metën, që shtyp ëdrrën e tij për të vazhduar të hiqet si i treti i vëerteti, për tju ngjitur o njërit o tjetrit nga dy të mëdhenjt, për të vazhduar të mjelë lopët për qumështin e ndërmarrjes së Monikës. Ky është realiteti i një opozite e cila për fatin më të keq në vend të alternativës ka zgjedhur aleacën me covid. Në vend të zërit të shpresës ka zgjedhur të bëhet zëri i fatkeqësisë”, tha Rama.

2 komente në “Rama tallet me Metën: Hiqet si i treti i vërteti për të mjelë lopët për qumështin e ndërmarrjes së Monikës”

  1. Taipi says:

    FAKTI QE I KA ECUR DERI TANI TREGON QE EDHE TE TJERE JANE FAJTORE QE POLITIKA SHQIPTARE ESHTE MBUSHUR ME DEBILA TE KESAJ KAREGORIE

  2. Tan_Tironci says:

    Edo, e kena pa me kohe filmin ” I treti” kshu qe mos e traj çapin shume . Nuk na rren dot Ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje