Bellanica këmbëngul: Basha me 13 persona të tjerë me emblemën e Gjykatës së Hagës morën kasetën. Ia besova, më tha jam nga Peja

16 Nëntor 2020, 22:16Politika TEMA

Milaim Bellanica personi që filmoi masakrën e ndodhur në Krushë të Madhe, i ftuar në emisionin Open në Top Channel, i ka qëndruar dëshmisë së tij, se kasetën me pamjet filmike të masakrës ia ka dorëzuar Lulzim Bashës.

Ai më tej ka shtuar se Basha i ka thënë se do ta ndihmonte dhe se në duart e Gjykatës së Hagës, kaseta do të ishte më e sigurtë.

Eni Vasili: Keni deklaruar se një grup nga UMNIK ju ka kërkuar kasetën për masakrën dhe në atë grup thoni se ka qenë edhe Basha.

Milaim Bellanica: Atë  natë kur u dha për herë të parë nga BBC, për një orë e gjysmë ka zbrit helikopteri në banesën ku me ka çu, Dashamir Peza. Kanë qenë mbi 200 veta. Kanë zbrit 13 persona me uniforma dhe me emblemën e gjykatës së Hagës. Basha më ka thirr, Milaim Bellancia a je aty?

U thash se kanë punë me mu, kam zbrit poshtë në kat të dytë. Dhe më tha a do bisedojmë për çështjen e luftës. Jemi ngjit në një sallon. Aty e kanë pru një mjet se kaseta ka qenë sa paketa e cigareve. E kanë marrë dhe kanë shiku.

Me thanë kush të ka pagu me e bo ktë incizim. Basha drejtë përdrejtë me tha. I pari ka qenë Dashmair Peza që më ka thënë. U kam thënë se e kam bërë për familjen time.

Që ta dinë cka bë armiku mbi popullin shqiptarë. U thash se më të largoni prej Shqipërisë, se më thanë se ke fituar shumë pare për këtë incizim mund të mendohej kjo.

Njerëzit e kanë mendu. Unë i kam thënë edhe këtyre du me më largu nga Shqipëria. Lulzim Basha me tha se së bashku me BBC do të largojmë po të na japësh ne kasetën se ruhet më mirë në gjykatë të Hagës. Ka zgjat procedura deri nga ora 6 të mëngjesit.”

Milaim Bellanica: “Diku nga ora 9 të mbrëmjes, deri në orën 6 të mëngjesit ka zgjat. Ata më kanë shty me nënshkru deklaratën dhe marrëveshjen.

Një ma kanë dhënë mu, por edhe kjo me ka humb. Gjithë natën, se ata nuk e kishin idenë se e kanë bo serbët atë. Nuk po bindeshin se serbët e kanë bo atë. Cka kam pa unë me sytë e mijë”

Vasili: Si e kuptuat që ishte Basha personi me të cilët po fliste?

“Është prezantuar dhe më ka thënë që se jam me prejardhje nga Peja dhe i lindur në Shqipëri. I besova kasetën.”

Abilekaj: Kaseta me 4 prill 1999 është transmetuar nga BBC?

Milaim Bellanica: Atë natë ka ardh UMNIK.

Abilekja: Por UNMIK është bërë më 10 qershor. Dhe nuk ka qenë Lulzim Basha fare aty. Ju thoni në 5 prill ku nuk ishte krijuar akoma.

Milaim Bellanica: “Basha ka thënë se jam student në Holandë. Jam marrë përkthyes i Gjykatës së  Hagës. Nuk më ka thënë i UNMIK. Me emblemën e Gjykatës së Hagës. E ka pas emblemën.”

Milaim Bellanica: “Në atë kohë ka ardhur midis Kukësit. Me emblemën e Hagës.”

Veliu: Në cilin vit ju për herë të parë e keni bërë publik faktin se kasetën ia keni dhënë Bashës?

Milaim Bellanica: “Kjo ka qenë mas BBC. Ka qenë maj për herë të parë që e ka marrë Lulzim Basha. Është edhe në gazetë. Për me u taku me Bashën jam taku në 2002.”

7 komente në “Bellanica këmbëngul: Basha me 13 persona të tjerë me emblemën e Gjykatës së Hagës morën kasetën. Ia besova, më tha jam nga Peja”

  1. Ne te gjithe boten kur duan te kapin spiunet, hajdutet, mashtruesit , qelbesirat gjithmone ndiqet rruga e parase. Si u be me 1 milion euro epileptiku Luli. Me rroge edhe po te bashkosh rrogat e Gites me Jamserbin edhe te te tjereve qe punonin aty me rroge nuk mund ti besh. Dolen zagaret ne tv te lehin si derri i eger Fahri e ca te tjere tek Shreku Fejzo qe te mbrojne shalengjiturin Luli. Pra verifikoni rrogen e tij zbritni shoenzimet dhe afersisht del e verteta. Bashen po ta pyesesh a ke punuar atje rrezik se pranon dhe Luan rolin e budallit.

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Bellanica
    s’këmbëngul
    Lule Bashës
    ia ka ngul.
    Lulzim Basha
    Perizoma
    i ka ngrënë
    Ca Peroma!

    Në dikush
    nuk e kupton
    Vetë Gopisti
    Ja sqaron!

  3. Nje qytetar says:

    O bastard,……mos gjetsh vrime ,………….o felliqesire,…………o tradhtar,…………te vrafte gjaku i mijera jeteve qe rane per ate toke te shenjte ,Kosove,………………

  4. butrinti says:

    strategjia nderkombtare per pastrimin e korrupsionit ne drejtesi perdori nder te tjerat edhe deklarimet e pasurive. basha deklaroj sipas gazetave ne 2005 1 mil dollar pasuri te cilat sipas tij ishin si burim te ardhurash nga puna ne kosove. supozojme se gjate shtate apo tete viteve rroga e tij shkonte pa u prekur ne banke . po e llogarit kete me pagen 2.2 mij dollar /muaji 7x 12 = 84 x 2.200 = 184.800; per 8 vjet 8×12=96 x 2.200 = 211000 le te llogarisim se u paguan me 5000 dollar /muaji 84×5000 =420.000 dhe per 8 vjet 96x 5000=480.000 Po diferencen tjeteqr te dollareve si i beri?? Qe ka dicka qe nuk shkon duket qarte le ta gjejne ata qe ulerine.

  5. Tomori says:

    Duken si gjera pa vlere , thashetheme me teper se sa ngjarje keshtu te japin pershtypjen , nje kasete te tille nuk i besohet kujtdo dhe le te paraqitet si vete perendia , por ua dorezon organeve kompetente . Kjo e para dhe e dyta , Basha ngjante atehere me buf kenete ste jep mundesine ta maresh per nje spiun te mprehte , nje qullac , nje peder po , po si agjent ??? Veshtire ta besosh megjithate cdo gje ben vaki , edhe mund te jete e vertete , megjithate sa here flitet per veprimtarine e tij ne Kosove Basha nderon bisede ,nese ai do kishte nje veprimtari madhore ashtu sic pretendon kur i intereson do ta reklamonte gjithmone dhe do mburej me rrugen dhe punen dhe veprimtarine ne Kosove , dicka nuk shkon , e ngateron shume situaten Ballanica , veprimi i tij prej idjoti ve dyshime , vec Basha diku tradhetohet , si ka mundesi u ngrit ne detyre ne PD kaq shpejt ?? Duke i ngjitur shkallet e PD 10 e 10, kur dihet se shume anstare me te denje se basha rinin e prisnin ok nga Saliu , Saliu priste Bashen ………nga nje dit ne tjetren u be minister i rendesishem , pastaj dorezimi i unazes se kryetarit te PD ……prap dyshime …….. Saliu ka bere 1001 gabime dhe nuk eshte terhequr vemendja kurre nga Basha …….prap dyshime , kur Fatos Nano filloj te bente te njejtat lojra ne PS , Rama e verviti jashte dhe e qeroi , kurse Saliu ne PD ???????? Cudi , megjithate nje dite do dalin ne shesh , asgje nuk humbet ……..thjesht deri atehere mos te gezoje ndonje post te rendesishem ne Shqiperi se na mori lumi ……..

  6. ela says:

    Ne jemi popul, langaraq, per pare shif cbejme qe nga luli me CO e deri tek plehra Dash Peza,shi cfare i kane bere ketij poverini,maskarenj vetem pare dhe mendere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje