Presidenti turk Tayyip Erdogan vizitoi gjatë ditës së diel Varoshan, një qytet bregdetar në Qipron Veriore.
Cilësuar si i braktisur, ajo që shkretoi këtë qytet ishte junta e kolonelëve që ndodhi në Greqi në vitin 1974 e që u pasqyrua me lëvizje nacionaliste edhe në popullsinë greke të Qipros.
Kjo pasoi ndërhyrjen ushtarake të Turqisë, e cila pushtoi në atë kohë pjesën më të madhe të Varoshas.
Qyteti ndodhet në kufijtë e asaj që njihet si “zonë e çmilitarizuar” mes pjesës greke e turke të ishullit. Erdogan ishte në një vizitë një-ditore në Turqinë Qipriote në veri të ishullit – një vizitë që u kritikua nga qeveria e pjesës jugore e njohur ndërkombëtarisht.
Vetëm Ankaraja e njeh Qipron Veriore si një shtet të pavarur dhe ajo nuk ka marrëdhënie diplomatike me qeverinë e Qipros, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian.
Shoqëruesi i Erdoganit ishte Presidenti i Qipros Veriore Ersin Tatar, i cili fitoi zgjedhjet e muajin e kaluar. Pak përpara zgjedhjeve të muajit të kaluar, Ankara mbështeti rihapjen e pjesshme të Varosha, një veprim i kritikuar nga Shtetet e Bashkuara, Greqia dhe Qiprio.
Gjatë vizitës Erdogan nxiti greket qipriotë që t’i drejtohen Komisionit të Pasurive të Paluajtshme në palën turke për të regjistruar pronat e tyre në Varosha.
“Tani me aktivizimin e Komisionit të Pronave të Paluajtshme, njerëzit në jug mund të apelojnë në lidhje me situatën e pronave të tyre, dhe pasi të paguhet çmimi, ato vende do të gjejnë pronarët e tyre dhe ky problemi zgjidhet”, u shpreh presidenti turk.
Erdogan gjithashtu bëri thirrje për një zgjidhje të barabartë “dy shtetesh” dhe tha se Turqia dhe Qiproja Veriore nuk do të tolerojnë më “lojëra diplomacie” teksa vendi ndodhet në një mosmarrëveshje ndërkombëtare mbi të drejtat për burimet natyrore në Mesdheun Lindor.
Junta e koloneleve shkretoi kete qytet?!!!!! A keni njohje historike e llogjike per ngjarjet qe ndodhen ne Qipro ne vitin 1974? Si e shkretoi kete qytet junta greke?!!! Mos valle ishte junta greke qe sulmoi ushtarakisht ishullin?!!! Mos valle ishte junta greke qe e pushtoi kete qytet greko-qipriot dhe banoret e tij e braktisen ate nga frika e raprezaljeve te ushtrise greke?!!! Cudi, por qe prej 1974-es ne kete qytet fantazem ndodhen forcat ushtarake turke dhe nuk lejohet futja e asnje civili. Aty eshte “vija e verdhe” qe ndan Qipron turke nga ajo greke. Erdogan provokon jo vetem ish banoret e ketij qyteti, por edhe bashkesine nderkombetare. Dhe ky projekt eshte vetem fillimi i endrres otomane te sulltanit “paqesor”. Diku perdoret miqesia, vellezeria e islami nen moton e te qenit i njejti komb, turk, diku tjeter, forca ushtarake ……….
Sigurisht qe junta ushtarake ka fajet e saja , faje te pafalshme , qipriotet u tradhetuan nga junta ushtarake , pseudo superpatriotet greke , dhe kjo dihet boterisht …….ashtu sic dihet qe junten e sollen kolonelet amerikane , qe dhe sot e kesaj dite kerkojne te falur popullit helen …..
Nuk pritet kete ta pohoje nje qen i MAVI si puna jote , po te pakten lexo me shume dhe shkruaj me pak …….
Nuk e shkretoj direkt junta greke por papaqet ne Qipro me ndihmen e ‘juntes greke’ donin te benin nje genocid si ben Greket ne Cameri…. por e morren pergjigjen shpjet dhe sakte.
Keta ua japin te pakten te drejten e njohjes se prones, kurse greket me pronat e cameve as nuk duan ta zene me goje. Pale thone jemi evrope.