Një gazetare kineze do të dënohet me 5 vjet burg për raportimet mbi shpërthimin e koronavirusit në Wuhan.
Ajo u arrestua në maj dhe prej 6 muajsh ndodhet në burg në Shangai.
Qeveria kineze e akuzon gazetaren për dërgim “informacion të rremë përmes mesazheve të shkruara, videove përmes mediave sociale si WeChat, Twitter dhe YuoTube”, sipas raportimeve të The Guardian.
Zhang është një nga shumë gazetaret e arrestuara këtë vit pas udhëtimit në Wuhan për të raportuar mbi përgjigjen e qeverisë nga covid.
Ajo është arrestuar për të njëjtën akuzë edhe në 2018, ku u mbajt në burg për dy muaj dhe u dërgua me forcë tek psikiatri, tha shoqata për të drejtat e gazetarëve në Kinë.
Mire qe nuk e kane zhdukur!!
Po ja kan len me deshir: don te shkosh ne spitalin psikiatrik, apo don te te blejm benz si ai i Sokol Olldashit?
Nuk ka pse cuditemmi. Drejtesia e re Ddo beje akoma me shume se kaq