Pësoi gol nga mesi i fushës, Etrit Berisha: E vetmja mundësi që mund të shënonte Kazakistani, nuk më interesojnë kritikat

17 Nëntor 2020, 14:20Sport TEMA

Në krah të trajnerit Edi Reja, në konferencën e sotme për shtyp ka folur dhe kapiteni i skuadrës Etrit Berisha.

Berisha ka komentuar kritikat që kanë ardhur në drejtim pas pësimit të golit nga mesi i fushës në takimin kundër Kazakistanit.

“Një gol që mund të ishte i evitueshëm. Nuk rri shikoj çfarë kanë shkruajtur dhe çfarë kanë bërë. Vendosja ime ishte më e lartë se duhet. E di ku ishte gabime. Kazakistani nuk mund të na rrezikonte ndryshe, ajo ishte e vetmja mundësi”, tha Berisha.

Në vijim ai foli për përballjen e nesërme kundër Bjellorusisë.

Nuk mendoj se ishin në vështirësi të madhe. Nuk e patëm ndjesinë që Kazakistani mund të shënonte. Duhet të bëjmë më mirë dhe të korrigjojmë gabimet që kemi bërë më herët. Ndeshja që zhvilluam atje ishte pozitive dhe mendoj që na jep mundësi edhe për këtë ndeshje.

Sfida me Kazakistanin ishte shumë e rëndësishme, ishte një hap i mbarë. Fillimi i mbarë, ishte gjysma e punës. Unë mendoj që kualitetin e kemi, duhet të jemi të qetë”.

Kemi kualitet më të lartë se ekipet e tjera. Duhet të futemi të qetë për të fituar ndeshjen. Gjithë çunat janë të vetëdishëm që duhet të japim maksimumin”, deklaroi kapiteni Berisha. (TemA)

 

4 komente në “Pësoi gol nga mesi i fushës, Etrit Berisha: E vetmja mundësi që mund të shënonte Kazakistani, nuk më interesojnë kritikat”

  1. Tifoz says:

    ” Nuk me interesojne kritikat”, – thote Berisha.
    Ne vend qe te kerkoje te falur, flet idiotizma . Dihet qe shume ndeshje nga ky dhe nga Strakosha i kemi humbur, nga qe jane komplet te pavemendshem ne loje

  2. Bravo Berishë says:

    Në këtë kontekst berisha ka të drejtë

    futbolli është i trukuar
    ai bën atë gol dhe “nuk” shënon nga dy metra

  3. Bravo Berishë says:

    Në këtë kontekst berisha ka të drejtë

    futbolli është i trukuar
    ai bën atë gol dhe “nuk” shënon nga dy metra

  4. Mona krva says:

    Vetem idiotet nuk duan te mesojne nga gabimet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje