Policia gjermane përdori topa uji the gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra protestues që janë kundër masave të reja ligjore për zbatimin e kufizimeve në kohë pandemie.
Masat u miratuan të mërkurën përkundër protestave.
Protestuesit në Berlin hodhën shishe ndaj policisë dhe ndezën bomba tymi. Policia arrestoi disa protestues ndërsa hidhnin ujë dhe u kërkonin turmave me altoparlant të shpërndaheshin.
Policia tha se kishte arrestuar 190 persona. Nëntë policë u plagosën.
Demonstruesit, përfshirë disa radikalë të ekstremit të djathtë, kundërshtuan legjislacionin që ka për qëllim frenimin e kontakteve shoqërore, rregulla të reja për mbajtjen e maskave, ndalimin e konsumit të alkoolit në publik dhe mbylljen e dyqaneve.
Protestuesit, duke fishkëllyer dhe duke goditur tiganë që mbanin në duar, nuk mbanin distancën e kërkuar fizike dhe as nuk kishin maska në fytyrë. Disa mbanin parulla si “Ndal gënjeshtrën pandemike të koronavirusit” dhe “Jo vaksinimeve të detyruara”.
Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, i tha parlamentit se askush nuk do të detyrohej të vaksinohej dhe përshkroi pandeminë si një “fenomen një herë në një shekull”.
Si per çudi, ata qe peotestojne jane “radikale te ekstremit te djathte” . Njerez te zakonshem nuk mund te jene sipas gazetareve te shitur dhe pa nder familje..
Informohuni Mire para se te BENI Shkrimin.
1-Ne Parlamentin Gjermane Qeveria ka Pregatitur Ligjin per Mbrojtjen nga Infeksjonet (Infeksionschutzgesetz)::dhe Ky Ligje u kerkohet Deputeteve ne Parlamentin Federal qe te Votohet…
2-Parlamenti Votoi Ligjin, ku percaktohen “Kufizime” dhe Mbajtje Maske e Detyruar, si dhe per Hotelgastronomi Sektor..deri ne 4-ter Jave me Mundesi Zgjatjeje..
FDP-Gjermane nuk e Votoj dhe e Quajti “Arrestshtepiak” te Qytetareve Sipas Kreut Christjan Lindner, si dhe AfD-Alternativa per Gjermanine nuk e Votoj….18-te Abstenuan…
Jashte Parlamentin rreth 4-Mije Demostrues u Perleshen me Policin….pati edhe Arrestime si dhe 8-te Police te Plagosur…lol