Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja ndihet i kënaqur me fitoren 3-2 ndaj Bjellorusisë, sukses që ndikoi që kombëtarja të siguronte vendin e parë në grupin 4 të Ligës C në Nations League. Trajneri italian vlerëson lojtarët e tij për sakrificën e bërë, analizon ndeshjen dhe flet rreth objektivave të tij te Shqipëria, dhe thekson se kombëtarja jonë duhet të rritet në aspektin fizik.
“Komplemente skuadrës, kishim vështirësi si në Kazakistan dhe në sfidën me Lituaninë. Fituam dy ndeshjet e fundit, kishim besim dhe lojtarët dhanë më shumë se mundësitë e tyre. Dua t’i falënderoj, luajtëm pak a shumë me të njëjtën skuadër edhe tre ditë më parë.
Bjellorusia ishte e fortë fizikisht dhe vuajtëm për të mbajtur një ritëm konstant. Treguam vullnet dhe sakrificë, duke ia dalë të fitojmë.
Objektivi i arritur? Provuam disa lojtarë, të rinjtë na dhënë një dorë të mirë. Duhet t’i mbajmë në vëzhgim Selahin, Kallakun dhe Brojën. Duhet të kesh edhe guxim për t’i aktivizuar. Nuk janë të pjekur për këto turne, por duke marrë eksperiencë do t’i marrim në konsideratë lojtarët e rinj.
Tre fitore radhazi? Unë si trajner, kam arritur edhe 6-7 fitore radhazi. Jam i kënaqur, pasi po punojmë në kushte të vështirë. Jam dyfish i lumtur, urime edhe stafit teknik dhe përgatitësit. Kanë merita. nuk ështe e lehtë në këtë periudhë pandemia. Shpresoj që puna jonë të shpërblehet dhe në dy vitet e ardhshme të kemi krijuar një skuadër të fortë edhe në aspektin fizik.
Kritikat nuk më bëjnë përshtypje, thjesht më simulojnë më shumë. Çfarë duhet të bëjmë për të shkuar në Europian? Po kërkojmë lart e poshtë për të gjetur lojtarë për të rritur nivelin e kombëtares. Nuk është e thjeshtë të gjesh lojtarë të fortë fizikisht dhe teknikisht. Me Gjasulën ia kam dalë. Kemi edhe lojtarë të tjerë të aftë, si Bare dhe Laçi. Duhet të jemi më të fortë fizikisht, por shfrytëzuam aspektin tonë teknik në pjesën e parë. Më pas pati lodhje në pjesën e dytë“, deklaron Reja.
Duke pare edhe mungesat e detyruara Hysaj,Kumbulla,Abrashi,Bare,Dermaku,e disa te tJere, qe jane baza e ekipit kombetar nuk mbetet tjeter vetem per te URUAR, BRAVO CUNA, dhe nje BRAVO per Edi REJA, ishte nje rezultat fantastik. Na nderuat. Mbetem shume i zhgenjyer nga analistet e supersport duke filluar nga Paço,Hafizi,Jupi e Pinari, shume xheloze per rezultatet e ekipit kombetar. Akoma ju ka mbetur ora tek moduli qe perdor trajneri, nderkohe rezultoi fitues.Nuk eshte koha kur formacionin e ndeshjes e bente Partia dhe Federata. Mbaj mend nje barazim i kemi marre Armenise nga 96 apo 97 dhe e kemi quajtur sukses te madh. Tani rrahim tre ekipe te ish BS, pak a shum ne nivelin tone dhe e quajm sukses minimal. Shume e pandershme. Ai qe fiton nuk gjykohet,kjo dihet ne sport! Meriton nje bravo ky ekip. Suksese te metejshme ne eleminatoret e boterorit.
Emisioni te SuperSport skandaloz, ne vecanti Hafizi.
Analistet me ziliqare qe kam pare ndonjehere Astrit Hafizi, Gezim Sinemati, Redi Jupi, Rudi Vata. Ne krye te gjithe kesaj ziliqenerie qendron i kreymllefosuri Erion Braçe!
Pasi i erdhi rradha edhe ketij per tu bere trajner i kombetares ky Astrit Hafizi deklaroi se ” une nuk kam se cfare t’ju mesoj ketyre lojtareve” duke pranuar keshtu me sinqeritet se nuk ishte i afte ta vazhdonte me kete pune.Dhe rezultatet e tij qene ato qe i dime , e qe gezoheshim kur shenonim ndonje gol pa le te kishim ngrene nja kater a pese te tille me pare. Po ja ku del tani pas njezet e ca vjetesh dhe tere fodullek i fyen lojtaret e kombetares qe deklarohen ndryshe nga ai e thote ” lere cfare thone lojtaret ,ata, aq dine aq thone”.Dhe ata jane shpesh here lojtare qe nuk kane asnje lidhje me trajningun shqiptar. por me trajnere shume here me te afte se ky fodull i mbushur me mllef.Edhe ky ka pasur lojtare shume te mire ne kohen e tij por ka qene i paafte per te bere zgjedhjet e duhura. Shikoni se si e fsheh paaftesine edhe tani. Pyetet se “a do ta aktivizonte Cepelen po te ishte ai trajner” Sic shihet pyetja eshte e drejtperdrejte dhe fare konkrete , mjaftonte nje pergjigje e shkurter profesionale “po” ose “jo” .Por ja si e vertit ky rastin ne hipotetik kur pergjigjet. “po te kishte te dhenat shendetesore,fizike e tekniko-taktike te nje njezetvjecari perse jo” dhe kjo kur Cepele ishte faktik,luajti, i tregoi ne fushe te gjitha keto per cdo jeri te thjeshte dhe jo me per nje specialist . Ne fakt ky Hafizi duhet se ishte “specialist” i mire per tjeter gje ,dhe kete ja ka thene publikisht Armando Cungu kur e akuzoi se i kishte kerkuar para per ta thirrur atehere ne kombetare.