Ajo është një nga martesat që shkaktoi shumë debate.
Jo vetëm për diferencën e madhe të moshës së dy aktorëve, plot 25 vjet, por edhe sepse njëri prej tyre ishte ende i martuar, kur nisën lidhjen e tyre.
Dhe, pakëkush besonte se marrëdhënia e tyre do të zgjaste, duke parë që brenda Hollivudit, asnjë martesë nuk ka mundur dot të zgjasë shumë.
Por, sot shënohen plot 20 vjet nga martesa e aktorëve të njohur Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas.
51-vjeçarja dhe 76-vjeçari kanë thyer çdo tabu dhe sot janë ende bashkë.
Natyrisht, martesat e tyre ka përballur ulje dhe ngritje, me drama të mëdha, si sëmundja e kancerit që kaloi Michael, i cili përjetoi muaj të tërë ferri, apo bipolariteti i Catherine.
Dy aktorët e njohur u njohën në vitin 1998, gjatë një eventi.
“Unë dua të bëhem babai i fëmijëve të tu”, i tha Michael asaj, edhe pse sapo e kishte parë.
Të nesërmen i dërgoi një tufë të madhe me lule dhe aty nisi historia.
Një vit më vonë ata u lidhën zyrtarisht, edhe pse Michael ishte ende i martuar.
Në vitin 2000 ata u martuan, pasi Douglas i propozoi Catherine me një unazë që kushtonte 1 mln dollarë, ndërkohë që Michael pagoi një shumë të majme prej 30 mln dollarë për ish-gruan e tij, në mënyrë që ajo të firmoste divorcin.
Edhe pse një shumë e majme, Michael nuk e kishte problem, pasi pasuria e tij shkonte 250 mln dollarë.
Tashmë ata kanë dy fëmijë, edhe pse Michael, më shumë se babai, ngjan si gjyshi i tyre.
Dhe, pavarësisht debatit se si një vajzë e re u martua me një burrë të moshuar, koha tregoi se Catherine dhe Michael arritën të qendrojnë bashkë.
(TemA)
Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas ne vitet e para te marteses
Catherine Zeta-Jones duke treguar unazen e marteses
Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas me femijen e pare ne vitin 2002
Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas gjate marteses, fotot e se ciles i shiten per 1 mln dollare
Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas ne vitin 2002
Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas gjate nje procesi gjyqesor kunder nje reviste
Catherine Zeta-Jones ne vitin 2003, kur fitoi cmimin Oscar
Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas ne vitin 2010
Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas ne vitin 2013, kur Jones kishte probleme me semundjen e bipolaritetit
Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas me dy femijet e tyre ne vitin 2015
Catherine Zeta-Jones dhe i shoqi ne vitin 2019, gjate marrjes se nje cmimi
Cili M. nuk deshironte te ishte babai i femijes se nji Stella …
si kjo .
Ah…?