Rama i dorëzon çelësat e shtëpisë së re, batuta në Lanabregas me djalin: Mblidh mendjen, kredinë do ta shlyesh ti tak, tak, tak. Je në terezi me 7-ta?!

20 Nëntor 2020, 11:44Sociale TEMA

Edi Rama, i shoqëruar nga Erion Veliaj, paraditen e sotme ishin në Lanabregas për t’i dorëzuar çelësat e shtëpisë së re një familje, pasi banesa e vjetër u dëmtua nga tërmeti.

E ndërsa uroi familjen e Beharit në Lanabregas qe hyri në shtëpinë e re, Rama nenvizon “ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi?”!

Njeheresh kryeministri i kërkoi djalit të çiftit që të rrisë nivelin e notave dhe dijeve në mësime. “Çfarë notash ke?” E pyeti kreu i qeverisë, ndërsa djali iu përgjigj “7-ta, 8-ta”.

Rama i kërkoi që të ulet dhe të “mbledhë” mendjen për të mësuar më shumë. “Ore është në tërezi ky? Këto 7-tat, më shqetësojnë.

Baba e nona e meritojnë shtëpinë falas, ndërsa t’i cdo tullë duhet ta justifikosh me nota të mira.

Kjo është kredia jote që do e shlyesh, tak, tak, tak.

Ulu aty dhe mblidhe mendjen mirë se nuk të mungon asgjë tani” tha Rama.

1 komente në “Rama i dorëzon çelësat e shtëpisë së re, batuta në Lanabregas me djalin: Mblidh mendjen, kredinë do ta shlyesh ti tak, tak, tak. Je në terezi me 7-ta?!”

  1. dritani says:

    Bravo Rama, bravo Lali Eri! E meritoni edhe mandatin e trete, edhe pse fisnikerisht nuk e permendni sa here dorezoni celesat e shtepive te reja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje