Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut, Basha: Angazhimi i tij gjatë qeverisjes së PD do të mbetet i pashlyeshëm në historinë e re të Shqipërisë

22 Nëntor 2020, 12:29Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish zv/ Kryeministrit Bashkim Kopliku, pasi ky i fundit nuk mundi të fitonte betejën me koronavirusin.

“Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, politikanit që dha mbështetjen dhe kontributin e pakursyer që në ditët e para të krijimit të Partisë Demokratike.

Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen, miqtë dhe të afërmit e zotit Kopliku.

Angazhimi i tij si ligjvënës dhe zëvendëskryeministër gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pas rënies së komunizmit, do të mbetet i pashlyeshëm në historinë e re të Shqipërisë. U prehtë në paqe!”– shkruan Basha. (TemA)

2 komente në “Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut, Basha: Angazhimi i tij gjatë qeverisjes së PD do të mbetet i pashlyeshëm në historinë e re të Shqipërisë”

  1. specialisti says:

    Fjale te drejta per ate qe ka dhene Bashkim Kopliku.
    Ishte intelektual , e rrjedh nga nje familje intelektuale shkodrane.
    Babai i tij, Bahri Kopliku, ishte mjek model ne Shkoder.I shkolluar jashte shtetit.

  2. Jimi says:

    Lulken e ka cu nana me la gojen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje