Ilir Meta, si opozita: Prokuroria të hetojë për kufomat në morg, të shkundë institucionet

23 Nëntor 2020, 21:34Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log” në “ABC” përballë gazetarit Endri Xhafo komentoi deklaratën e Lulzim Bashës, që akuzoi qeverinë se ka fshehur numrin e viktimave nga koronavirusi. Kreu i shtetit i kërkoi prokurorisë që të hetojë denoncimin e bërë nga opozita.

Mendoj se prokuroria, i detyrohet popullit për të hetuar dhe për të verifikuar disa akuza konkrete të ngritura jo vetëm nga kryetari i opozitës, Basha që ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar, por edhe kryeministrit i takonte t’i bënte thirrje prokurorisë për të hetuar nëse ka pasur manipulim.

Për ne është e rëndësishme, derisa të mbërrijë vaksina e vërtetë, më e mira për të përballuar këtë pandemi, është profesionalizimi, transparenca dhe besimi i publikut dhe kjo duhet të kërkohet nga qeveria dhe vetë kryeministri për një mbështetje sa më efektive nga të gjithë këtë periudhë të vështirë dhe dramatike” tha ai.

Presidenti tha më tej, se hetimi do të ndihmonte për të shkundur institucionet.  “Prokuroria e ka për detyrim ndaj popullit, duhet të hetojë edhe një falsifikim të thjeshtë, dhe jo në rastin kur ka një akuzë publike për një cështje të madhe që ka të bëjë me jetën e qytetarëve shqiptarë.

Hetimi nuk ka të bëjë vetëm me atë që ka ndodhur por edhe parandalimin në të ardhmen dhe kjo do të ndihmonte për një shkundje të gjitha institucioneve, një bashkëpunim më efektiv, më të përgjegjshëm për të përballuar pandeminë”.

6 komente në “Ilir Meta, si opozita: Prokuroria të hetojë për kufomat në morg, të shkundë institucionet”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Një pietje kam
    për Krietrimin:
    E morri Mona
    Provimin?

  2. sancho panca says:

    Prokuroria te hetoje morgun per kufoma…Kesaj i thone qe elektorati te hetoje PD-ne ne ka kryetar dhe presidencen ne ka President ?

  3. macoku says:

    IKMER PLER JU DUHET TE VARENI NGA LLAPA HAND IT KSAJT RRALLE NUK TA GAL AMERIKA DALLKAUK PRESIDENT

  4. macoku says:

    IKMER PLER JU DUHET TE VARENI NGA LLAPA HAJDUT KSAJT RRALLE NUK TA FAL AMERIKA DALLKAUK PRESIDENT

  5. keqardhje says:

    O ILir ! Qe te jeshe i sakte dhe i qarte per kete probleme, merr dhe Lulezimin dhe shkoni numuroni varret, jane apo s’jane tamam, pastaj ate dokument paraqitjani prokurorise dhe mbaron puna. lerini llafet dhe merruni me pune; po ish se nuk ja arrini merre dhe Bilushin tend apo Paloqen dhe i numuroni nje per nje varret. Po u doli ndonje varr mangut, fajin e ka qeveria qe ka fshehur te vdekurin. Kujdes se mos vrisni veten dhe pastaj del gabim numuri!

  6. E o Rama c’na bere , keshtu ishte ky kur e bere president apo ka firaksur rruges ?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje