Nord Stream II- në dritë hijet e veprimeve të Rusisë pas helmimit të Alexey Navalny

23 Nëntor 2020, 14:30Bota TEMA

Projekti Nord Stream 2 është një nga nismat më të mëdha të Rusisë për të rritur varësinë gjeo-politike të saj në Europë. Tashmë prej më shumë se nëntë vjet, gazi rus po rrjedh përmes tubacionit nënujor Nord Stream 1 në Detin Baltik. Ndërtimi i binjakut të tij Nord Stream 2 u nis në 2018 për të dyfishuar sasinë e furnizuar nga Nord Stream 1. Nord Stream 2, është ndalur rreth 160 kilometra (100 milje) larg brigjeve gjermane. Sapo të përfundojnë, të dy projektet së bashku do të dyfishojnë eksportin e gazit të Rusisë përmes tubacioneve Baltike në rreth 110 miliardë metra kub në vit. Edhe pse Rusia tashmë është furnizuesi më i madh i gazit për Europën. Nord Stream 2, është projekti më i madh gjermano-rus deri më sot, ky projekt po përballet me sanksione nga SHBA. Arsyeja e këtyre saksioneve është pikërisht kontrata dhe partneriteti i ri mes Europës dhe Rusisë që logjikisht nënkupton cënimin e marrdhënieve që Europa ka me ShBA-në.  Kjo sepse Nord Stream 2, nuk është thjesht një investim kapital, ai është një platformë marrdhëniesh politike dhe ekonomike në kontinentin e vjetër dhe përtej oqeanit. Loja e madhe politike brenda vet BE-së në lidhje me këtë projekt dhe në veçanti përçarja e marrdhënieve ndërmjet Gjermanisë dhe SHBA-së deri në një masë të paparashikueshme rreth Nord Stream 2 e bën të paqartë jo vetëm ecurinë e projektit, por edhe masën dhe grupet e interesit në sektorin e gazit, dinamika të cilat mund të rezultojnë në konflikte të mëdha ndërmjet Gjermanisë, Rusisë dhe SHBA-së.

Përfundimi i këtij projekti, edhe pse ka për t‘u shoqëruar me konflikte të shumta gjeo-politike, do të ri-dizenjojë hartën e fuqive energjetike në botë. Por, çfarë do të thotë kjo për Europën si dhe për parteritetet e reja të shteteve të fuqishme të Europës me Rusinë, shtete si Gjermania, Franca, Danimarka, Finlanda, etj?

Gjithmonë ka qënë e vështirë të përmbushen nevojat e Europës për energji. Përkundër përpjekjeve për të rritur përdorimin e burimeve të rinovueshme, mbështetja te lëndët fosile djegëse është më e rëndësishme se kurrë. Gazi natyror në veçanti është një burim shumë i zhdërvjellët i energjisë me përdorime të gjera industriale dhe shtëpiake, prandaj ky projekt është shumë i rëndësishëm për vendet e BE, të cilat jo vetëm furnizohen me gaz natyror, por e marrin atë me një çmim më të ulët se furnitorët e tjerë. Vetem në vitin e parë përfitimi i BE do të jetë reth 5 miliardë € në PBB (Prodhimi i Brendshëm Bruto). Ndonëse Rusia dhe Europa Perëndimore përmirësojnë pozicionin e tyre krahasuar me skenarin bazë, furnitorët e tjerë, veçanërisht Norvegjia, së bashku me Evropën Qendrore-Lindore- dhe Jugore pësojnë humbje, kjo vjen si pasojë e mbylljes së linjës ukrainase. Pas Rusisë, Gjermania është shteti i cili përfiton më shumë nga ky projekt, e cila është diskutuar shumë për qëndrimet që po mban kundrejt Rusisë kohët e fundit.

Po cilat janë këto qëndrime dhe për çfarë çështjesh?

Çështja e cila ka bërë më shumë bujë, e cila përçau edhe BE-në, është helmimi me substancën Noviçhok i Alexey Navalny, kundërshtari kyç i Vladimir Putin. Lideri i opozitës ruse Alexey. Navalny është një prej kritikëve më të mëdhenj të presidentit rus Vladimir Putin, ai u sëmur më 20 gusht teksa po udhëtonte me avion nga Siberia drejt Moskës. Avioni i tij bëri ulje emergjente dhe Navalny u dërgua menjëherë në spital. Pas disa ditësh ai u dërgua në një spital në Berlin, ku mjekët thanë se ai ishte helmuar.Steffen Seibert, zëdhënësi i kancelares Merkel tha se testimet e kryera në spitalin ushtarak gjerman kanë treguar shenja “të një agjenti nervor pjesë e grupit Noviçok”.Kjo çështje bëri më shumë bujë sepse tregoi natyrën e paqëndrueshme të Rusisë në partneritetin e saj me BE-në, tregoi sjelljen prej Gangsteri të Kreminit Zyrtar, si dhe tregoi se sa e dëshpëruar është  Gjermania për projektin Nord Stream 2. Helmimi i i Alexey Navalny ishte dhe arsyeja që SHBA dha për sanksionet e lart përmendura për Nord Stream 2 duke vendosur sanksione kompanive Gjermane që punojnë në këtë projekt. Dhe e arritën qëllimin e tyre, e ndaluan ndërtimin e projektit. Kjo tregoi paqëndrueshmëri në partneritetin mes vendeve të BE-së duke ndërmarrë një veprim të tillë I cili jo vetëm që do kishte pasoja mbi projektin, por shumë vende në BE, si Franca, Danimarka dhe Polonia kërkuan ndërprerjen e menjëhershme të projektit Nord Stream 2. Gjithashtu mos pjesëmarrja e Rusisë në investigimin mbi çështjen e helmimit solli më shumë dyshime dhe paqëndrueshmëri mbi partneritetin e këtyre vendeve. Por, pas helmimit të opozitarit rus, parlamenti gjerman (kundërshtarët si edhe partia e saj) i kanë kërkuar Kancelares Merkel të ndërpres marrdhëniet me Rusinë, si edhe të heq dorë nga mbështetja e saj në ndërtimin e NS2. Por deklarata e kancelares bëri të qartë dëshpërimin e Gjermanisë në lidhje me projektin. Ajo deklaroi se kjo nuk është vetëm çështje e gjermanëve dhe vendimet duhet të merren në një grup më të gjerë, “Europian” dhe vuri në dukje Samitin e ardhshëm të BE-së, i cili u vonua përshkak të pandemisë globale të shkaktuar nga virusi Covid-19, i cili ka bllokuar botën, por ky Samit nuk dha asnjë frut në lidhje me Nord Stream 2 dhe mbështetësit e gazsjellësit ruso-gjerman i blenë vetes pak kohë. Në qoftë se Gjermanisë me të vërtet do i interesonte të merrrte masa shtrënguese kundrejt partneriteti me Rusinë do e kishte ndërprerë projektin NS2. Por, duhet të rikujtojmë humbjet e mëdha të ndërprerjes së këtij projekti, si psh, 90% humbje e investimeve të bëra për rreth 1 dekadë,  vendet e humbura të punës si dhe përfitimin që këto vende do kenë nga ky projekt.

Helmimi I Alexey Navalny tregon edhe influencën dhe fuqinë e Rusisë në Europë, presidenti Putin duke ndërmarrë një hap të tillë tregon se është në gjendje të rrezikoj çdo gjë për të heshtur të gjithë kundërshtarët e tij politik, si dhe po tregon se është duke qeverisur një vend pa i dhënë askujt llogari. Duke e ditur fare mirë që sanksionet e vendosura nga BE, dhe nga SHBA nuk do të mund ta frenojnë ndërtimin e NS2. Veprimet për heqjen e sanksioneve të fundit mbi NS2 po i ndërmerr Gjermania, duke i ofruar ShBA-së një subvencion prej një miliard euro, për ndërtimin e terminaleve Brunsbüttel dhe Wilhelmshaven, nëpërmjet të cilave do të mundësohet importi i gazit natyror amerikan në Europë. Kaq e dëshpëruar është Gjermania, për këtë projekt, dhe kaq shumë është shtrirë fuqia Ruse në Europë sa Gjermania po i bën ballë parlamentit europian i cili e ka cilësuar projektin si një projekt: “Jo në përputhje me politikën energjitike të BE-së ose interesat e saj strategjike, prandaj duhet të ndalet”. por pavarësisht çdo gjëje projekti dhe partneriteti ruso-gjerman do vazhdojë.

Një tjetër çështje ku vihen në dyshim qëndrimet e Gjermanisë në lidhje me këtë projekt është edhe mënyra se si Gjermania po menaxhon humbjen Norvegjisë, së bashku me Europën Qendrore-Lindore dhe Jugore e cila vjen si pasojë e mbylljes së linjës ukrainase. Edhe pse Gjermania është shprehur në mbështetje të Ukrainës dhe vendeve të tjera nuk ka marrë asnjë masë në lidhje me to dhe masat e marra në mbështetje të NS2 janë në dëm të linjës ukrainase.

Mbështetja dhe financimi i Gjermanisë për projektin Nord Stream 2 bën që Rusia dhe Putin, të cilët gjatë shtatëdhjetë viteve të fundit kanë qenë një rrezik permanent i demokracisë në Europë, të kthehen në lojtar të rëndësishëm dhe faktor kyç në projektet e sigurimit të energjisë.
Por çfarë ka ndodhur me Gjermaninë? Kaq shpejt e fali Gjermania, Rusin për të shkuarën? A e ka falur Gjermania, Rusinë në lidhje me sulmet e Rusisë pas luftës së dytë botërore? A e ka falur Rusinë në lidhje me përdhunimin e shumë femrave nga forcat Ruse të cilat ishin nga mosha 8 deri në 80 vjeç? A e harroi Gjermania mbështetjen e Amerikës? Ishte presidenti Kennedy i cili mbërriti vetë në Gjermani për të deklaruar mbështetjen e tij, teksa Rusia donte të copëtonte dhe pjesën e fundit që kishte mbetur nga Gjermania.

Jo, por nevoja sjell vendime të tilla. Gazi natyror që Rusia do eksportoj është i nevojshëm jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë Europën Perëndimore, përfitimet që Europa do marri nga ky projekt më vonë do investohen për burime të ripërtëritshme. Përpos kësaj, tashmë investimet janë bërë, dhe nuk do kenë humbje vetëm kompanitë gjermane të përfshira në projekt por edhe ato franceze, hollandeze si dhe 100 kompani të tjera të 12 vendeve të ndryshme të Europës. Por ndalimi i këtij projekti do të shërbente si masë parandaluese për përhapjen e ekspasionit dhe dhunës së paparashikueshme ruse, shkeljen e ligjeve dhe normave ndërkombëtare, konfuzionin dhe situatat e paparashikueshme që siç u dëshmua edhe gjatë pandemisë e patën zanafillën e tyre në Rusi.

Mbështetësit, ashtu si edhe kundërshtarët e Nord Stream 2 qeverisen nga interesi vetjak, solidariteti, besimi dhe nga vlerat e proklamuara të BE-së dhe Unionit të Energjisë, të cilat mbeten vetëm një parullë. Por epokës së kësaj energjie të djegshme po i vjen fundi dhe gazi natyror që është kaq i çmuar për të gjithë shumë shpejt do zëvendësohet me një burim të ripërtëritshm duke shpresuar që ky partneritet midis Be-së dhe Rusisë s’do jetë më i nevojshëm.

Bibliografia

https://moderndiplomacy.eu/2020/10/27/nord-stream-2-who-benefits-from-the-navalny-affair/

Site Statistikash

https://www.nord-stream2.com/media/documents/pdf/en/2018/11/infographic-mutual-economic-benefits-en-201811_ldiLZiY.pdf

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje