“Zoti do të na kërkojë llogari për çdo vdekje”, Papa Françesku: Emigrimi nuk përbën kërcënim për krishtërimin

24 Nëntor 2020, 11:21Bota TEMA

“Emigrimi nuk përbën kërcënim për krishtërimin, përveçse në mendjet e atyre që përfitojnë nga pretendimi se është”. Këtë deklaroi Papa Françesku në një libër të ri të botuar të hënën.

Duke qenë një mbrojtës i fortë i të drejtave të refugjatëve, kreu i Vatikanit shprehet se të refuzosh një emigrant për shkak të besimit fetar është keqpërfaqësim i krishterë.

“Të refuzosh një emigrant në luftë, pavarësisht nga besimi i tij fetar, nga frika e dobësimit të një kulture të krishterë, është keqpërfaqësim i krishterimit dhe kulturës.

Të promovosh Ungjillin dhe të mos i mirëpresësh të huajt në nevojë, as të afirmosh njerëzimin e tyre si fëmijë të Zotit, do të thotë të kërkosh të inkurajosh një kulturë që është e krishterë vetëm në emër, e zbrazur nga gjithçka që e bën atë të veçantë.”

Këto komente të Papa Françesku i ka bërë në librin e ri “Le të ëndërrojmë”, i shkruar në bisedë me biografin britanik Austen Ivereigh.

Papa, nipi i emigrantëve italianë që u vendosën në Argjentinë, shpreh rregullisht solidaritet me emigrantët që kalojnë Mesdheun, duke mbajtur zi për ata që humbin jetën dhe duke denoncuar vendet e pasura që nuk i mirëpresin.

1 komente në ““Zoti do të na kërkojë llogari për çdo vdekje”, Papa Françesku: Emigrimi nuk përbën kërcënim për krishtërimin”

  1. 32 Perandoret Iliro Romake says:

    Ky Pape si asnjehere tjeter ne histori eshte vegel e cifuteve.

    Deformon cdo gje.

    Emigrimi masiv i afrikaneve dhe aziatikeve , prej luftrave te shkaktuara nga zionistet con ne deformim demografik dhe kulturor qe shperben kombet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje