Televizioni kinez: Kemi çrrënjosur varfërinë në të gjithë vendin

25 Nëntor 2020, 15:55Lifestyle TEMA

Sipas autoriteteve kineze, 9 rajonet e fundit që sipas përllogaritjeve të Pekinit zyrtar jetonin ende në gjendje të mjeruar, tashmë e kanë kaluar atë prag. “Të gjithë 832 provincat e varfra tashmë janë sipër pragut të varfërisë ekstreme”, deklaroi dje televizioni shtetëror.

Por, përtej aspektit ekonomik, janë shumë analistë që mendojnë se deklarata vjen e përshpejtuar, për mos të nxjerrë “blof” presidentin kinez XI Jinping, që në vitin 2015 kishte premtuar pikërisht brenda vitit 2020 diçka të tillë. Në atë kohë, persona me varfëri ekstreme në Kinë përllogariteshin në rreth 100 milionë banorë, ndërkohë që sot mendohet se janë “vetëm” 16 milionë.

Edhe për përkufizimin e termit “ varfëri ekstreme”, ka pasur shumë debate në komunitetin ndërkombëtar. Sipas Bankës Botërore , ky limit është fiksuar në më pak se 2 dollarë në ditë, ndërkohë që autoritetet kineze pragun e kanë në 2300 yuan në vit, pra rreth 294 euro në vit, një shumë kjo më e ulët se ajo ndërkombëtare.

Edhe vetë metodat e pasurimit të popullsisë janë kritikuar nga institucionet ndërkombëtare. Në provincën e Siçuanit, banorë të zonës malore janë transferuar forcërisht në një territor tjetër, zyrtarisht duke i incentivuar me punë dhe shtëpi me çmime preferenciale.

2 komente në “Televizioni kinez: Kemi çrrënjosur varfërinë në të gjithë vendin”

  1. anticensurë25642654 says:

    kjo fjala “incentivuar”,mos ka të bëjë me icenaratorët??
    edhe të dytën nuk e di çdo të thotë,por ska rëndësi!!

  2. Ing. says:

    Ata gazetare qe nuk dine mire gjuhen shqipe, i shkruajn anglisht ose italisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje