Arturo Vidal postoi në Instagram një “emoji” me fytyrë të nxehur dhe disa grushta, duke treguar se ende nuk i ka dalë inati me arbitrin e ndeshjes, i cili e ndëshkoi me dy kartonë të verdhë për protesta, pas një përplasjeje në zonë të kilianit me Raphael Varane.
Mesfushori i Interit la skuadrën me 10 lojtarë që në pjesën e parë, duke ia bërë edhe më të lehtë fitoren 2-0 Realit të Madridit dhe duke e bërë pothuajse të pamundur kualifikimin e zikaltërve në fazën tjetër të Champions League.
Kjo është hera e tretë që Arturo Vidal është ndëshkuar me karton të kuq në Champions League, dy prej të cilave kanë qenë në ndeshjet ndaj madrilenëve.
Me thene te drejten, ishin te diskutueshme dhe dhenia e penalltise per realin dhe mos dhenia e penalltise per interin. Albitri u tregua sikur bente pjese ne taborrin e Sali Berishes apo me mire, rrezik se ka qene i paguar rende, ndryshe kaq hapet nuk do vepronte. Te pakten, te justifikonte veten, duhej ta vertetonte me sistemin var-ja.