Deputetja Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj në Kuvend u shpreh se shqiptarët duhet të kërkojnë të drejtat e tyre.
Më tej ajo i drejtohet politikanëve duke i thënë se nuk duhet të flasin dhe qëllojnë njëri-tjetrin por duhet ti japin siguri qytetarëve.
“Nuk mund ta përdorim këtë situatë për të bërë politikë, për të kapur një grusht votash.
Duhet të ngrihemi në dinjitetin njerëzor, sepse shqiptarët kërkojnë që ne t’u japim siguri.
Nuk mundemi ne sot të flasim dhe të qëllojmë njëri-tjetrin.
Detyra jonë është t’u japim shqiptarëve siguri dhe të ndalojmë sherret me njëri-tjetrin.
Të mblidhemi si mazhorancë, si opozitë, si diasporë, të shtrijmë dorën me njëri-tjetrin për të krijuar një Komitet për të përcaktuar si do të ecim me këtë pandemi.
Të mos zihemi me njëri-tjetrin sepse shqiptarët sot janë të lodhur dhe të stërlodhur.
Të lëmë kostumet politike, duhet që sot të flasim si njerëz”, u shpreh Hajdari!