Memorie.al/ publikon fjalën e panjohur të Ismail Qemal Vlorës të mbajtur para parisë së qytetit të Vlorës në shkurtin e vitit 1913, ku ai midis të tjerash sqaron bashkëqytetarët e tij dhe nëpërmjet shtypit të gjithë shqiptarët, si dhe përse vendosi që të vinte në Shqipëri për të shpallur Pavarsinë, të gjitha shkaqet dhe arsyet se si ai u pengua që të ngrinte flamurin në qytetin e Durrësit dhe u detyrua që të vinte dhe ta ngrinte në Vlorë, formimin e kabinetit të tij, përse u detyrua që ta përfshinte Esat Pashë Toptanin në kabinetin e tij dhe kërkesat që pashai Toptanas i’a parashtroi me pika, ndihmën dhe përkrahjen e shteteve të ndryshme europiane, raportet me fqinjët, duke filluar nga sllavët, grekët, italianët e tj., çështjen e Kosovës që ishte dhe duhet të mbeste shqiptare, etj., e deri tek jehona që pati akti i shpalljes së Pavarsisë në shtypin dhe agjensitë e lajmeve të shteteve të ndryshme të botës!
Nga Dashnor Kaloçi
Sot më datën 28 Nëntor të këtij muaji mbushen plot 108 vite nga ajo ditë e shënuar, kur Ismail bej Qemali, apo i njohur ndryshe në historinë e kombit tonë, si Plaku i urtë i Vlorës, ngriti flamurin kombëtar dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë, duke e proklamuar shtetin shqiptar të mosvarur. Për atë ngjarje të largët, e cila është konsideruar me të drejtë si një nga ditët më të shënuara të historisë së Shqipërisë, tashmë është shkruar dhe folur shumë si nga autorë vendas, ashtu edhe nga studiues, historianë, publicistë e albanologë të huaj.
Ndryshe nga ngjarja e 28 Nëntorit 1912, periudha e qeverisjes së kabinetit të Vlorës, e kryesuar nga Ismail Qemali, e cila zgjati deri në janar-shkurtin e vitit 1914, si dhe të gjitha peripecitë që kaloi kabineti i parë shqiptar deri në atë kohë, janë më pak të njohura dhe kësisoj ajo periudhë kohe ka krijuar një vakum në historiografinë e Shqipërisë. Nisur edhe nga ky fakt, në këtë shkrim po botojmë fjalën e mbajtur nga Ismail bej Qemali në tetorin e vitit 1913, ku ai bashkëbisedoi për disa orë me një përfaqësi qytetarësh të Vlorës, duke u rrëfyer të gjitha peripecitë që ai kaloi për të ardhur te ngritja e flamurit më 28 Nëntor 1912, formimin e kabinetit të tij, situatën kritike në të cilën gjendej Shqipëria e asaj kohe, tradhtinë e Esat Pashës dhe lëshimin që ai i bëri qytetit të Shkodrës, duke e dorëzuar atë në duart e malazezëve, bisedën e tij me pashain Toptanas dhe pse u detyrua ta përfshinte atë si anëtar cabinet!.
Si dhe të gjitha përpjekjet që bëri kabineti i tij gjatë atyre 11 muajve qeverisjeje për të hedhur themelet e konsolidimit të shtetit të ri shqiptar që ai e kishte proklamuar të mosvarur dhe planet që Ismail beu në funksionin e kryeministrit kishte për të ardhmen e këtij vendi. Ky bashkëbisedim i Ismail bej Qemalit me bashkëpatriotët e tij vlonjatë, i cili publikohet për herë të parë gjatë këtyre 108 vietve, Memorie.al po e boton të plotë dhe në dialektin e gjuhën e shkruar të atyre viteve, duke bërë vetëm disa sqarime të shkurtra.
Fjala e Ismail Qemalit në Vlorë në tetor 1913
Zotërinj! Ju lutem të më ndjeni që ju bëra të më prisni por kam për t‘ju thënë një lajm të mirë që ma solli Z. Koshull (konsull), i Austrisë, me të cilin fola gjer tani. Ky lajm do ta shpërblejë mundin që muarrtë të prisnin gjer tani. Zoti Kushull më lajmëroi se Serbët u hoqën nga të gjitha viset që kishin zënë kohët e fundit edhe këto ditë do të hiqen nga ato nja dy vise ku gjenden akoma. Kam shpresë që për së shpejti do t‘u jap edhe një lajm të mirë që Grekët u hoqën nga viset të vendosura t‘i mbesin Shqipërisë. Kërkova të piqem me ju edhe t‘ju thom se ç‘bani e ç‘nuk bani qeverrija gjer më ditën e sotme edhe përse u banë disa vepra të cilat ndofta nuk duheshin të ishin bërë. Tani mbushet njëmbëdhjet muaj që kur se po rrojmë nën hijen e flamurit të Shqipërisë së lirë. Sot e një mot mot, kur të huajt i shkelën të gjitha viset e Shqipërisë, po thua, pa kurrë farë kundërshtimi, neve të bijve të këtij vendi, nuk na kishte mbetur veçse një detyrë; të përpiqemi për të formuar një qeveri, e cila duke i mbajtur të liruara viset që nuk kishin rënë akoma nën pushtetin e të huajve, të përpiqemi e të ngrejmë zërin tonë për shpëtimin e viseve të tjera e për të drejtat e Kombit Shqiptar.
Ismail Qemali: Durrsakët s‘na kuptuan!
Unë pa fuqi, me një tok shokë të lidhur të gjithë me një mëndje, erdhëm këtu në Vlonë, jo si në vënt t‘imi, po si në një qendër ku mund të mbarohej puna e qëllimi për të cilin ishim duke u përpjekur. Kishim ndërmënd të banim në Durrës punën që bamë këtu; po me të vënë këmbën në atë qytet, pa kuptimi i Durrësakëvet na dha të marrim vesh se një punë e tillë nuk mund të mbarohej atje E, mjerisht, nuk u ndamë vetëm me kaq, po neve që u thoshim eja të përpiqemi së bashku për shpëtimin e Atdheut t‘ënë, na përgjigjeshin: “Ju jeni tradhëtorë, ju kërkoni humbjen e vatanit, prishjen e mbretërisë; ju gënjeni se Turqia nuk e humbi e nuk humbet; ushtria e Turqisë ka zënë shumë qytete të Bullgarisë dhe tani po i kthehet Serbisë”.
Qysh mundim na t‘i mbushim kokën këtyre njerëzve? Kështu u shtrënguam t‘u themi të mirë mbetshi, Zoti u dhëntë mënt, edhe u nisëm për në Vlonë. Të pasnesërmen që arritëm këtu, pa mënuar ngritëm flamurin e shenjtë të lirisë. Qëllimi dhe dëshiri i madh ishte që ta shihnim Shqipërinë të lirë me administratën e saj me kanune dhe zakone të veta. U mbështuallëm pra delegatët e ftuar nga të katër anët e Shqipënies, prokllamuam lirinë e kombit t‘ënë edhe zgjodhëm qeverinë, e cila u përpoq për t‘i mbrojtur të drejtat e Atdheut. Më zgjodhën kryetar të kësaj qeverrije pa asnjë za kundërshtuar duke ma dhanë të drejtën, sipas rregullit, që të zgjedh edhe anëtarët e qeverisë. Unë nuk e politosa këtë të drejtë t‘ime duke dëshiruar që që qeverritarët, të gjithë të zgjidhen prej të dërguarëve të popullit. M‘a mbushi kongresi këtë dëshirë dhe zgjodhi edhe anëtar të tjerë të besës që të punojmë së bashku me mua. Mundet se q‘atëhere e gjer më sot qeveria nuk i bani disa gjera që duheshin bërë, apo bani ligsht disa të tjera; po të jeni të siguruar se punoi ashtu duke mos mundur të sillej ndryshe. Një punë me vleftë të madhe s‘munt t‘i mohohet qeverrisë s‘onë, të mbajturit lart e flamurit të lirisë. Asht kjo një punë me randësi? Po s‘ka dyshim! Veç kësaj duhet të vini re përpjekjet që bani qeverrija për të mos lanë të vobektin të vuajë. Kur Evropa ish duke vendosur fatin t‘ënë, na rronim në këtë qytet të mbyllur, pa pasur asnjë marrëdhanije me botën e jashtme dhe pa ditur se qysh do t‘i vente filli çështjes s‘onë. Kuptohet lehtas, pra, se interesi i math që për ne që të dilnim përjashta e të përpiqeshim për të drejtat t‘ona që ishin në rrezik. Gjetëm mënyrën për të dalur, dualëm dhe pik së pari u përpoqëm për hapjen e bllokut, që qarkonte Vlonën e që aq shtërngime i kishte sjellur njerzis së këtyre viseve, sa që me gjith masat e qeverisë, njerëzia druante fort ditën e nesërme. Përjashta e kuptuam qysh edhe kush ishte përpjekur për të mirën e këtij vendi.
“Kosova ka qenë dhe do të jetë shqiptare”
Mbasi ishte vendosur që të bahej një Shqipërie, gjendej ahere nën bisedim çashtja e kufijve të jugës sepse nga ana e veriut dhe verilindjes konferenca ua kishte dhanë dënimin e vdekjes së Kosovës edhe Dibrës. S‘ka dyshim, ish detyrë e Qeverris, të përpiqej që të mos jes asnjë Shqiptar jashtë Shqipërisë. Por, fatkeqësisht, nuk ishim mjaft të përgatitur dhe megjithë që Austria i mbajti 1 milion ushtarë në këmbë, dhe Italia u përpoq me gjithë mënyrat dhe Anglia desh të na mprojë por, që të mos kërcasë një luftë evropiane, u shtërngua të na bëjë theror. Me të vërtetë, e njohin vetë këtë therorësie, Fuqit e Mëdha t‘Evropës dhe kjo duhet të jetë një lehtësie për fatkeqësin t‘onë. Na shpresën nuk duhet ta humbasim; gjithmonë duhet të kemi parasysh se Kosova ka qenë dhe do të jetë shqiptare. Për kufinjtë e Jugës, sikundër e dini mirë, nuk shpëton dot copa që nga Ftela e poshtë jemi të shtërnguar të kënaqemi me pjesën që është nga Ftelea e në Korçë. Tani një tjetër problem që mbetej për t‘u zgjidhur, ishte ajo e të qeverisurit e Shqipërisë. Evropa s‘ish e siguruar në do të mundim, na Shqiptarët, t‘a sundojmë vëndin t‘onë Përandaj u menduam se kemi nevojë për një fuqi morale, e cila, t‘a ndihmojë qeverrimin e Shqipërisë me këshilla e me një marrëveshje të përherëshme nga të dy anët. Qëllimi i Evropës nuk munt të ketë shkak vetëm të mirën t‘onë: po, një kontroll sa i zbutur dhe i zbukuruar të quhet, duke qenë që vjen prej mendimit që kanë bota për mosmundjen e Shqiptarëve që qeverisen vetë, n‘a ep ndjenja të cilat s‘janë fort të kënaqëshme për Shqiptarin që do lumturinë morale të Shqipërisë, Kjo ndihmë është komisia e kontrollit.
“Pse e futa Esat Pashën në qeveri”
Mbetej të rrëfenim që jemi të lidhur dhe s‘do të ndahemi kurrë, por ngatërrimet, që kanë ç‘qetësuar shumë kohë bashkimin e Shqiptarëvet të gjithë, ardhë këtë rradhë të turbulloje qetësinë e cila mezi ish lindur. Ky rrezik vinte nga Shkodra. Ky qytet i cili ishte rrethuar prej Serbëve dhe Karadakasve, e solli punën gjer më atë q‘Evropa, për të larguar armiqtë dërgoi një flotë të tanë me një fuqi të madhe të steresë, për të zbatuar vendimin e saj, d.m.th. që Shkodra të jetë kryeqytet i Shqipërisë. Për fat të keq, po në këtë çast, Esat Pasha ep qytetin në duart e qarkuesëve, (atyre qe e kishin rrethuar). E tanë bota u çudit; as njeri nuk priste që kjo çashtje të marr një funt kaq të papandehur. Na dhembi kjo ngjarje sa që s‘munt të tregohet dot me gojë, po me gjith këtë e duruam, duke dashur që t‘i mbulojmë fajet e fajtorëve për t‘i shpëtuar nderin e Shqiptarit, thamë se Shkodra ra nga që ushtria ishte e dobësuar, nga që skamja e hajes (urisë), shkaktonte mjerime të mëdha. Duall pastaj edhe ngatërrime të tjera të shkakëtume prej atij njeriu. Si kumandar, i ushtrisë turke, Esat Pasha, kërkoi sharte (kushte), të cilat, si shqiptar, nga turpi, nuk guxojmë t‘i tregojmë. Pastaj këmbyem shumë telegrame me të. Pa vajtur n‘ë Evropë, ardhi në Vlonë pa asnjë qyshk dhe konditë. I fola për rrezikun, në të cilin gjendet Shqipëria sot, i tregova se ç‘thonë armiqtë për ne, e ç‘dyshime ka edhe ajo pjesë e Evropës që na e do të mirën, për paskëtajmen e Shqipërisë, I thashë sheshasi që ved i tij edhe kërkesat me mënyrën që dëfteu trajtojnë një provë të ha-rrëzueshme për fajin që na hedh Evropa duke kujtuar se kurrë do mos të jemi të lidhur e të bashkuar. Ju lutsh me gjith zemër t‘a heq nga dora e armiqëve atë armën kundra Shqipëries edhe dyshimin e miqve për Shqiptarët. Me gjithë këto të thana, Pasha u tregua i bindur dhe ne vendosëm që të futet në kabinet. Kërkoi ministrinë e ushtrisë, as desha dhe as munda t‘ia ap duke qenë se Z, Mehmet Pasha (Derralla), prej Kosove, ish zgjedhur prej kongresit kombëtar. Nuk kisha veçse ministrinë e punëve të Jashtme që i‘a lashë zotit Mufit Beut, i cili u hoq për t‘ia lënë ministrinë e punëve të Brendshme Pashës. Pas këtij emnimi u ngrit dhe vajti në Europë edhe, në të kthyer, pa ndenjur shumë kohë bashkë me ne, u nis për në Durrës. Në atë çast kur dy komisi ndërkombëtare hynin në Shqipëri për t‘i caktuar kufijtë nga ana e Veriut dhe nga ana e Jugës, dhe kur Evropa filloi me nxjerrë prej viseve që i njohu dhe do t‘i njoh Shqipërisë, Serbin dhe Grekun, n‘atë kohë Esat Pasha prap dolli për t‘ia turbulluar qetësin së ngratës Shqipërie edhe mirëdashjen e Evropës; si ministër i Punëve të Brendshme, ngrinte krye kundra qeverrisë së vet duke kërkuar gjëra që ishin dhe janë kundra interesave t‘Atdheut në këto kohë.
“Ç‘më kërkoi Esat Pasha?”
Ç‘kërkoi Esat Pasha? 1. Kryeqytet i përtanishëm i Shqipërisë të ngrihet nga Vlona e të vejë në Durrës. 2. Ministrat e qeverisë së sotme të heqin dorë dhe në vent të tyre, Pasha me mua të bëjmë një kabinet të ri. 3. Të mshtillet (mblidhet), një mbledhje kombëtare, e cila të marrë hesap prej qeverrisë së vjetër dhe të bashkëpunojë me qeverrinë e re. Sa për vajtjen e qeverrisë në Durrës, e kuptoni mirë Zotërija Juaj se cili ishte qëllimi. Ma të shumtit e ministrave që janë sot këtu, i ka zgjedhur populli dhe nuk e kam në dorë as unë dhe as pashaj që t‘i heqim. A munt të mështillet në Shqipërie një mbledhje kombëtare kur gjysma e viseve të Shqipërisë gjenden në duart e të huajve dhe kur shumica e Shqiptarëve nuk mund të marrin pjesë në mbledhje? Apo lipset që sot, të themi se ç‘na ka mbetur nga Shqipëria edhe nga Shqiptarët arrin për neve se kështu e do Esat Pasha. Mendohuni ju për këtë punë dhe më thoni. Po kur mendoheshim dhe habiteshim për këtë sjellje të papandehur t‘Esad Pashës, dolli çështja e Dibrës dhe e Gjakovës që ngriti pak perden e këtij mysteri. Duket se Serbët kishin ndërmënt që t‘i turbullonin prap viset e Shqipërisë së sipërme e të mbytnin në gjak të ngratët Shqipëtarë. I shtërngoi kaq keq, e bëri kaq të liga, sa nga dëshpërimi, burra, gra, kërkuan vdekjen si të vetmin shpëtim prej çnderimit, rrëmbimit dhe vrasjes. E tanë Dibra, me sa mundën, u ngritën dhe u ranë serbëve, të cilët të paktë që ishin, u hoqën për t‘u kthyer me fuqi më të madhe për të mos lanë një kambë në Shqipërie e të dëftojë n‘Evropë të nevojshëm rrëmbim të Shqipënies së çarë si e kishte dëftyer Esat Pasha, ma para. Nga ky shkak sot gjenden 150.000 shqiptarë të hurit e pa shtëpi e neve, me duar lidhur, s‘dimë qysh t‘i ndihmojmë si vëllezër që i kemi. Po, sot, kemi një gëzim nga lajmi që u dhashë në krye të fjalës, sepse Shqipëria u lirua nga ushtrija e Serbijës dhe këta Shqiptarë të mjerë do të mundin të kthenen në vendin e tyne. Sot, Shqipëria, e helmuese kështu dhe e çarë nga që Esat Pasha ban një qeverrijë në Durrës; Shkodra n‘erë dhe gjithë viset që nga Himara e gjer në Korçë, në dorë të Grekut, të gjithë këto janë sende të helmueshme (gjëra të hidhura), e na bajnë të mendohemi se qysh do i vej filli kësaj pune. Ne mendua dhe mendohemi gjithnjë qysh t‘i lidhim të gjith shqiptarët dhe qysh ta forcojmë Shqipërinë. Për këtë, pa ikur Esat Pasha, bamë një kanun, (rregullore me ligje), i cili me pak kundërshtime u pranua. Në këtë kanun do të shihni në dua ta përçaj Shqipërinë apo dua ta lith e ta bashkoj ma tepër.
Çështja e vetëqeverimit të Shqipërisë dhe çështja e bankës
Qeverimi i Shqipërisë gjer në ditën e lirisë së saj ka qenë pas qejfit të Turqisë, jo pas nevojave të vendit. Turqia kurrë nuk asht përpjekur për fitimin dhe përparimin e Shqipërisë, po gjithmonë për humbjen dhe pengimin e saj. Si shembull janë ndarjet e sanxhakëve dhe kazave, e cila nuk kish tjatër qëllim, por qysh shqiptari të mos vejë përpara, qysh çdo vergjie e dhanije të dërgonte për të prishur në Stamboll dhe jashtë Shqipërisë. Tashti, që Zoti na e dha lirinë edhe na kemi një Shqipëri jo për të huajt por për Shqiptarët, lipset doemos që kësaj Shqipërie shqiptare t‘i japim një qeverie krejt kombëtare, ja ma mirë krejt shqiptare. Puna e jonë për qeverrimin e Shqipërisë do të ishte shumë e lehtë po të mos kishim përpara këto ngatërrime, të cilat vijnë ca nga e keqja e disa njerëzve, ca nga natyrë e disa ngjarjeve pa dashjen e kurrkujt. Kemi qeverrimin e Vlorës me gjithë Labërinë e Sanxhaqet e Beratit dhe i Elbasanit nga pjesa e Shqipërisë që kish mbetur gjer më sot e lirë, janë në dorën t‘onë dhe i kemi vënë në udhë sa mundet më mirë. Durrësi me gjith kazat (lokalitetet), e tij që, gjer dje, ishte nën qeverrimin t‘onë, nga shkaku i një njeriu u ndah, si u thashë edhe pak më përpara. Shkodra gjendet pothuaj në erë. Një komisie (komision), ndërkombëtare, e formuar nga amiralët e Gjashtë Fuqive të Mëdha, e qeverisë që ditën kur e muarën prej Malit të Zi e gjer sa dit ma parë kur amiralët shkuan dhe qetësija e qytetit u la në dorë të ushtrisë së steres të Fuqive të Mëdha. Sot duhet domosdo të mendohemi për qeverrimin e të gjithë Shqipërisë. Mendimi ynë, dëshira jonë nuk është që ta ndajmë dhe ta çajmë Shqipërinë, po ta forcojmë duke lidhur dhe bashkuar të gjitha anët e Shqipërisë nën një qeverri qendrore (centrale) të fortë dhe kombëtare. Për këtë shkak u munduam shumë e jo me pak kundërshtime, bamë dhe vendosëm një kanun organik të cilin do ta shihni dhe do ta gjykoni n‘asht për ndarjen apo për lidhjen e Shqipëris.
“Liri e Shqipërisë” në Sofje publikoi lajmet e gazetave evropiane
Jehona e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në shtypin e huaj
Ngjarja e 28 Nëntorit 1912, kur Plaku i urtë, Ismail Qemali, ngriti flamurin në Vlorë, duke shpallur pavarësinë e Shqipërisë, pati një jehonë të madhe jo vetëm në katër vilajetet e Shqipërisë, pjesa më e madhe e të cilave në atë kohë ishte nën okupimin e ushtrive të huaja, por edhe në mjaft shtete të Evropës. Veç të tjerash, kjo gjë bëhet e ditur edhe nga disa prej të paktave gazeta që botoheshin asokohe në gjuhën shqipe në Shqipëri dhe në disa vende të tjera, ku kishte koloni shqiptarësh. Një ndër ato gazeta që asokohe botoi jehonën që pati në Evropë shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, ishte dhe “Liri e Shqipërisë”, e cila botohej në Sofje të Bullgarisë nga patrioti kolonjar, Kristo Luarasi. Nga ajo gazetë kemi shkëputur dhe po botojmë disa njoftime të shtypit të huaj, të cilat po i publikojmë (duke i bërë vetëm disa ndryshime gjuhësore) në këtë shkrim.
Romë 15. Agjencia “Stefani” merr këtë shkrim, nga Vlora, me datën e sotme: “Delegatët shqiptarë të mbledhur në një shtëpi këtu nën kryesin‘ e Ismail Qemalit, deklaruan, sot, autonominë e Shqipërisë. Flamuri shqiptar u ngrit në mes të gëzimit të përgjithshëm të popullit, i cili mbushi rrugët dhe bëri manifestime të mëdha përpara konsullatave të Austrisë dhe Italisë. Romë 16. Agjencia “Stefani” lajmëron nga Vlora: Pasi u deklarua vetëqeverimi i Shqipërisë, delegatët e mbledhjes zgjodhnë një qeveri të përkohëshme: kryesonjës Ismail Qemali, mysliman, nënkryesonjës, Nikolla Kaçorri nga Durrësi edhe sekretar Luigj Gurakuqi. Mbi konakun e Vlorës dhe mbi tërë shtëpitë shqiptare është ngritur flamuri shqiptar. Pasi u muar lajmi që Serbët hynë në Durrës dhe Elbasan, ku ish deklaruar autonomia, Ismail Qemali tejshkroi (dërgoi telegram, shënimi ynë), në këto qytete që të mos i kundërshtohen ushtrisë serbe, sepse Shqipëria tani numërohet vend i paanshëm, të cilin Fuqitë e Mëdha do ta mbrojnë ashtu siç mbrojnë kombet e tjera të Ballkanit. Vienë, 16. Në ministri të Punëve të Jashtëme, u muarr me dije nga kryesonjësi i qeverisë së përkohëshme shqiptare Ismail Qemali e cila thotë:
“Mbledhja kombiare e formuar prej delegatësh shqiptarë nga tërë anët e Shqipërisë, pa ndryshim feje, mbledhur sot në Vlorë, deklaroi vetëqeverimin e Shqipërisë dhe formoj një qeveri të përkohëshme e cila u ngarkua që të mprojë të drejtat dhe qënien e kombit shqiptar edhe të lirojë vendin nga të hyrët e ushtrive të mbretërive fqinje. Pasi ju lajmëron këto të sipërme, Z-së suaj, kam nderë t‘i lutem qeverisë së L. M. T. Imperatorit edhe Kralit t‘a njohë këtë ndryshim në jetën politike të kombit shqiptar, që hyn në radhë të kombeve tëe Evropës, midis të cilëve ay ka nderë të jetë më i vjetri edhe gjyrmon vetëm një qëllim: Të rojë në paqe me tërë mbretërit‘ e Ballkanit edhe të bëhet një (njësoj, shënim ynë), me ato. Besoj se qeveria e L. M. T. Imperatorit edhe Kralit, si dhe tërë bota e qytetëruar do ta presin me gëzim kombin shqiptar edhe do ta mprojnë nga çdo gjë që e tremb kombësin‘ e tij edhe do të jenë kundër copëtimit të Shqipërisë. Lajmërojnë nga Roma, se e këtillë thirrje iu dërgua edhe misionit të punërave të jashtme të Italisë dhe San-Xulianos”.
Letër nga Durrësi
(Serbët dhe vetëqeverimi i Shqipërisë)
Më 20 të këtij allafrënga, arrinë Serbët në Cetin me shumicë të madhe, dhe pasi muarrnë bashkë me Karadakun, Leshin (Lezhën, shënimi ynë), tuj lanë Malin e Zi aty, kaluenë bregun e Matjes dhe pardje hynë në Krue (Krujë), me nder pa ba asnjë nji dam. Sot u dërguan nga ana e Durrësit një delegacion i përbam nga z. Ali Kuli e Filip Serreqi dhe ca të tjerë të cilvet s‘ua di emnat.
Këta muarrnë me vedi edhe flamurin e Shqipërisë vetqeverimtare që a ba me këshill të z. Ismail Qemal beut, i cili ardhi këto ditë këtu dhe shkoj për Vlorë bashk me ca zotni t‘tjerë si Luigj Gurakuqin me shokë për me ngritë dhe atje flamurin e Shqipërisë vetqeverimtare. Serbët janë tuj ardhë me shpejtësi të madhe për në Durrës; por unë s‘mundem t‘ju shkruej ma gjatë për sot se Durrësi po mbyllet dhe posta po niset me çpejtim, sot nji javë kam me ju shkru gjithsesi.
Edhe sot po e njejta situate eshte, edhe sot ka Esate sa te duash, dhe me duket se nuk do mbarojne ndonjehere Esatet, si dhe “dursaket” qe shpresojne akoma tek baba dovleti apo tek baca …..megjithate e mira me vonese por do triumfoje me ne fund.
A e degjuet??? ju kopilat e Turqise dhe te Erdoganit. E then Jo nga nje katolike a po ordodoks shqiptare por nga nje mysliman shqiptare patrijot dhe Babi i shteti shqiptare qe Ka pune e jetu ne Turqi se Turqija per here Ka ber qmosin qe ta na zhduke te mos na Len te krijome shtet flamure kombe a po kulture dhe na perqa si jemi edhe sot te perqa ne disa shtete ather te qujtur Sanxhak dhe na Ka shite Copa Copa tek Malazezet Serbet e Greket dhe sot ju Beni tifo per keta muta? . Por lexoni more mjerana veq rreshtat Tek paragrafi i vet qeverisejes per te kuptuar se kush Jane turqite ? e sot Turqija ne Serbi invitation miljarda dollar dhe i jep Serbi Armet me modern qe ekzistone kurse Tek ne ndertone xhami dhe na thone e u themi vllezer kurse armete ja jep Serbise per te na vra ose ne nje koh te afert ose te larger se ne e dime shume mire se nje dite do ket lufte per seri ne Ballkan
Kur ju quajne turkoshqiptare ju merziteni. Po tani e kuptuat pse jeni turkoshqiptare? Problem nuk eshte se mendjen e kishit te turkomongolet ne 1912 po se akoma doni recepin ne 2020.
Nuk ka me llum se durrsaket, edhe sot e kesaj dite te tille e tregojne veten kudo ku hane buke!
Jo durrsaket por e gjithe shqiptaria nuk donin te shkeputeshin nga perandoria.Per 500 vite shqiptaret ishin zoter te perandorise. Dhe nuk arrinin ta kuptonin dhe ta besonin qe perandoria po mbaronte. Ismail Qemali ishte i derguari i posaçshem i sulltanit per krijimin e shtetit Shqiptar. Tradhetare quhen ata qe pas krijimit te shtetit Shqiptar e tradhtuan Shqiperine. Por jo para krijimit te tij. Tradhetare fare mire mund quhet Mirdita dhe mirditoret kur ne viti 1921 themeluan republiken e Mirdites. Dhe po pergatiteshin qe te bashkoheshin me Serbine.
Se pse mesi i shqiprise Ka qen komplet mut? slimane e dhe sot e kesaj dite Ka kopila Turqe qe bertasin duame baben e vertet eshte se veq Veriu luftonte kundra Turqeve e Serbve dhe Jugu kunder Turqeve e Grekeve kure mesi u kthenet bythen perpjet Hagji Qamilit e Isapashe Toptanit
Bëre mirë qe na tregove dhe mençurin qe paske ndave me neve por një na mbete borxhë, nuk na tregove se pse nuk shkoi në Vlorë nga jugu përmes Janinës por nga Veriu tradhtarë dhe a kishte shkelur të paktën edhe një katund poshtë Vlorës.
Kujdes me keto, nuk kemi nevoje me u perca ma shume. Shqiptaret e at’hershem Kan ba gabime po. E tash, ne nuk duhet me I perserit.Cdo fjale me e mendue mire, jo ma percarje por vec bashkim. Hajt vlla, gezuar festen!
Eh morr Esat e ke pas hallall plumbin
Tani u be e njohur !!??
Ju quajten tradhtar se tradhtuat Turqin , se ishin te ter dumbabistat e Esat Toptanit , Vlora e meritonte ngritjen e flamirit se jan pattiot Shqiptar te Vertet , Gezuar Festen e Flamurit te ter patriotve dhe Shqiptarve te vertet kudo ne bot vdekje tradhtarve te kombit ton , Gezuar Gezuar Gezuar 28 Nentorin Festen ton te Panvarsis .
E zbuloi Kaloçi !?
Gezuar 28 nentorin. Ismail Qemali ka nje vend kryesor nderi ne historine tone.
Ismail qeleshi dhe te gjithe turkoshaket e tjere shiten shume territore ne ate kohe dhe durrsaket e kuptuan.Nuk mund te krijosh nje shtet vetem me 1/3 e territorit
Shume e vertet, Ismaili dhe Isai e tradhtuan Qamerine dhe Kosoven, Sanxhakun, Toplicen etc..
Fatkeqsisht kombi Shqiptarë ende nuk e din se kush kane qen tradhtaret e kombit e kush atdhetaret
Eshte e vertete se Tirana Durrsi Elbasani dhe qyteti i Shkodres Brenda ne qytet Ka qen komplet te Turqizume dhe anti shqiptare por keta njerze Kan qen nen kontrodhin e armiqve dhe tradhtarve si Haxhi Qamili Isapashe Toptanit dhe Riza Pasha dhe te gjith ket tradhetare e armiqet Ka pase interesat e veta prosonale dhe te Turqve Grekve dhe Serbve prandaj nuk e prenoni flamuri ?? e Gjergj Kastrijotit flamurin kuq e zi por thoshin se eshte flamuri i Kaurrit nje lloje si armiqet tane shekullore Turqe Serb e Grek .Por rensi Ka qe sot shumica e myslimanve shqiptare e Ka pranue flamurin ?? kuq e zi te Gjergj Kastrijotit dhe perkulen para ti pa varsishte se qfare kane ne zemer rrofte per jet Shqiprija rrofte per jet flamuri ?? i Gjergj Kastrijotit ??????
Ilir prap je gabim. Eshte pakica qe e ka pranu flamurin kuq e zi. Jane vetem 2,5 milon shqiptare te Shqiperise. Ky flamur valvitet vetem ne 28 mije km katror. Kosova jo Shqiptaret e Turqise gati 7 milon as nuk e dun ta shikojne me sy. Ato te Maqedonise kane Maqedonin dite e nate mbi kokat e tyre.Edhe nuk eshte i Gjergj Kastriotit por i Bizantit si flamur.
durrsaket po ka me popull kurv se durrsaket,flas per ato durrsaak qe ma quajne veten dem babadem,qe pjesa me e madhe jane TURQ dhe ÇAPON,,eshte normale me kete perzierje anormale dhe te pa kuptueshme edhe sot po kjo elite durrsakesh te shpifur dhe provinçial vazdojne ta trajtojne DURRSIN sikur te jemi te turqi o ne rrumani,,,nuk ka durrsak ato duhet ti kerkojme ne itali,,keto 150 viteve te fundit u bene çaponi dhe turku DURRSAK PO KURRE NUK U NDJENE SHQIPTARE,,,,,VARI LESHT.PRANDAJ DURRSI ESHTE NGA QYTETE ME TE SHKATERRUARA TE SHQIPERISE,,,,THJESHTE NUK KA SHTYLLE KURRIZORE,,,
Kush i editon keto shkrime? Titulli nuk ma lidhje fare me artikullin. Kunder pavaresise kishte ne gjithe Shqiperine perfshire dhe Vlore . Eqerem Bej Vlora kusheriri i Ismail Qemalit ishte filo turk dhe diten e pavaresise nuk erdhi ne Vlore megjithe lutjet e Ismail Qemalit por ndenji ne Himare. Sot e mbajne si patriot te madh.
Akoma Albanistani eshte i pushtuar nga turqit,kshq nuk ka pavaresi apo flamur…..
Ore psedo lokalist, e pseudopatriote, nese para e paria e durrsakeve nuk do t’ja kish mundesuar zbritjen,apo kalimin Ismail Qemali me patriote te tjere s’do t’kishin mudesi te shpallnin PAVARESIN ne 28 Mentor, pa harruar qe Ismail Qemalin rruges per ne Vlore e shoqeronin trima nga Tirona, Shijaku,Durresi e Elbasoni qe flamurin kombetar e kishin ngrit me 26-27 Nentore, pra nji e dy dite para se te ngrihej ne Vlore, Sa per palopatriotet du ti kujtoj fundin e dhimshem te femijve te Ismail Qemalit nga eterit tuaj mekatar, Mjaft me, Shqiperia ka nevoje per bashkim e jo ujqer ne te kater pushtetet, qe turpi do t’ju mbuloje seshpejti,
Bossi kombit!!
Kaloqi eshte kommunist!
Ok, per ca gjera qe thuhen ne artikull jam dakort….. por qe te kete foluar Ismail Qemali gegerisht me shprehejt te tilla si ” bajme” … “per te ba” …”kemi ba” …. ne vend te fjaleve ” bej”….. apo ” kemi bere”……. kjo nuk me besohet. Ai eshte themeluesi i kesaj cope Shqiperie qe kemi sot, por kurre nuk ka folur gegnisht…. Respekt per Ismail Bej Vloren….. neveri per ata qe sajojne lloj-lloj historirash me “llogje Kavaje” dhe teresisht te paverteta.
Çthua o Ilir koqja ,po si ishin komplet te Turqizuara qytetet shqiptare more rryp kaishi .Po a e di qe shkolla normale(pedagogjike )eshte hapur ne Elbasan qe ne vitin 1909 me deshiren e tere qytetareve Elbasanas qe kontribuan materialsht per te dhe derguan djemte (kush me paret e veta e kush me burse nga populli qe kontribuonte) .Po keshtu edhe qytetet e tjera qe ti i quan Turq Ne keto qytete veç feudaleve qe ishin me origjine turke dhe pro turq populli ishte per pavaresine . Dhe ky shkrim me shembullin e E. Toptanit e verteton kete.
Ismail Qemali ka thene ketu disa te verteta, por jo te gjitha.
E para ka harruar se flamuri u ngrit ne Tirone ne 26 nentor 1912 nga patriotet e Tirones, dhe ky zoteri vete dergoi telegramin nje dite me vone me shkrimin, ” ate qe filluat ju, ne do ta cojme deri ne fund”.
Ismaili nuk kishte ku ta gjente Flamurin per kete aresye mbas disa ditesh sollen nje flamur nga beu i kanines dhe me 7 dhjetor u arrit te vendoset ne ballkonin qe ne njohim. Kjo eshte edhe aresyeja se perse nuk ka fotografi nga ajo dite, si dhe nuk ka as protokoll. Te dyja keto fotografia dhe protokolli jane te nje viti me vone, shikoni arshiven
Eshte per tu theksuar se te gjithe patriotet e Tirones, u arrestuan nga forcat turke dhe serbe te cilat te shperndara ne te gjithe Shqiperine vrapuan drejt Tiranes dhe shtypen e arrestuan keta patriote. Por kjo pati edhe nje te mire per Shqiperine se duke ardhur keto forca ne Tirane, u cliruan qytetet e tjera dhe njekohesisht edhe vete Vlora. Kjo ka qene edhe aresyeja qe nuk eshte shkrepur asnje pushke ne ditet e pavaresise si dhe krijimin e qeverise se Vlores. E treta, perse nuk e tregon Ismaili me ke u bene planet ne turqi per te ngritur Flamurin ne Tirane me 26 nentor per aresye se prikon me diten e ardhjes se Skenderbeut ne Kruje, dhe ai nuk mund te vinte ne kohe se u vonua anija nga trieste, dhe perse nuk i ka shkruar edhe per personat qe e prisnin ne Durres qe ishin derguar nga patriotet e Tirones per ta pritur dhe pasi e pane se forca te shumta po i drejtoheshin Tirones, ndryshuan intenerarin dhe e shoqeruan shendosh e mire deri ne Vlore.
E katerta, perse nuk e permend emrin e atij personi qe kishte bere ky planet me te ne stamboll per ngritjen e flamurit ne Tirone dhe qe me ardhjen e tij ne Shqiperi, u ndoq nga spiunet turq e u mbrojt e u strehua andej nga fshatrat e korces, deri sa ata e ndihmuan te vinte ne Tirane rruge pa rruge neper male dhe te bashkonte patriotet tiranas per te ngritur flamurin. Kur Ismaili formoi qeverine ky person por edhe te tjeret ishin neper burgjet e Tirones, krujes dhe kavajes. Per cilin kontroll te qeverise e ka pasur fjalen, kete spo e kuptoj. Dhe e fundit, perse nuk e ka treguar se per tu lene te krijonte nje qeveri ne Vlore, i fali grekut tokat tona deri ne Peleponez, prandaj edhe Anglia veproi ne kete drejtim ne Traktatin e Londres.
Nje here para shume vitesh, i kam bere nje Historiani te njohur qe ka qene nga jugu si dhe Komunist kete pyetje: ” perse i fali keto toka Ismail Qemali greqise, per mua eshte tradheti”, me ka kthyer tekstualisht kete pergjigje: “po te mos ja kishte dhene, greku do merrte gjysmen e Shqiperise deri ne Durres”.
Tani mendoni vete, por perpara se te filloni te vini ne pikepyetje keto qe shkruajta apo te ofendoni pa kerkuar neper archiva apo lexuar me shume per te kerkuar te verteten, kush ofendon, po ja them une me pare, e ka nga une me liber shtepie.
Diten e mire.
Tironc, pergjithesisht jam dakord me ato qe shkruan. Ismaili qe nje oportunist, qe shfrytezoi konjukturat e castit. I shiti tokat shqiptare qe tani nuk jane me pjese e shtetit ame, apo nuk mundi t’i mbante, eshte fakti qe ndan tradhtine nga pragmatizmi. Kur je i vogel, i dobet dhe i pushtuar nuk mund te kesh ideale. Ismaili edhe te donte i nuk mbante dot Kosove e Cameri, Hot Plave e Guci. Mire qe e lane dhe me kaq. Si te thuash pavaresia e Shqiperise eshte nje prodhim austro-hungaro-italian i ambalazhuar me nje bej nga Kanina e Vlore. Austro Hungaria per me pak se dhjete vjet u shperbe, po ashtu edhe Ismaili. Shyqyr qe USA vuri doren ne zemer dhe na beri keta qe jemi.
Tironco, Tirona ishte fshat dhe se kishte ne hesap njeri, leni tangorlliqet. Pas shpalljes kryeqytet e njohu zhvillimin. E rondsishme eshte qe Ismail Qemali me Aktin e Pavaresimit , me perfaqsuesit e krahinave arriti me shpalle Shtetin Shqiptar.
Si ti edhe shkuesi me lart keni shume te drejte. Jam plotesisht dakort.
Ismaili Qemali eshte nje patriot i madh dhe baba i kombit.
Eshte fare e drejte qe pa kete burre por edhe pa burrat e tjere patriote te Shqiperise, Shqiperia do ishte zhdukur. Por cfare duhet te bejme ne, duhet te nxjerrim mesim, duhet te bashkohemi, duhet te kerkojme tokat tona dhe duhet qe cdo veprim qe bejme ta bejme qe ta marri vesh publiku dhe jo duke bere si politikanet tane qe jo vetem dje por edhe sot , bejne marreveshje te fshehta me grekun apo serbin. Edhe dicka, enveri shume patriote i burgosi apo i pushkatoi, si dhe propagandoi fuqishem vetem per Ismailin, perse? . per te shtypur ata patriote qe ishin akoma gjalle apo familjet e tyre? apo kishte frike se do i hapnin probleme per forcimin e pushtetit te tij. Kjo duhet te kerkohet dhe te shkruhet historia e vertete. Duhet ndergjegje e paster dhe patriotizem edhe sot si kurre me pare.
Respekt per te gjithe patriotet tane qe punuan e luftuan per Atdhe.
Ka vite qe qarkullon ideja qe Ismail Qemali i fali Camerin , Janinen, Follorinen, Kosturin e shume toka Shqiptare sot te pushtuara prej Greqis.
NUK ESHTE E VERTET!
Greqia kishte 80 vjet shtet dhe mbeshtetjen e Rusis,Frances,Anglis,Serbis,Bullgaris etj .
Shteti i ri SHQIPTAR qe po krijohej mbeshtetej vetem nga Austria.
Greqia kishte armatime falas prej Anglezeve e Francezeve plus deri ne 1 miljon ushtar ndersa forcat Shqiptare nuk kalonin numrin e 100 mije ushtareve prej te cileve rreth 20 mije mbrojten Shkodren.
Edhe sikur ti clironte nuk i mbronim dot ato toka sepse ne konferencen e Londres ne 1913 u vendos zhdukja e shteteve si Shqiperi,Kroaci,Mal i Zi e Turqi prej Frances e Anglis me aprovimin e Rusis Cariste. Konferenca e Londres firmosi genocidin Greko-Serb mbi Shqiptaret.
Dy ngjarje te jashtezakonshme e shpetuan popullin Shqiptar:
1) Revolucioni Bolshevik ne Rusi qe zbuloi dhe denoncoj krimet e konferences se Londres.
2) Hedhja ne det e bastardeve nacionalist Grek ne Egje ne 1922 prej Atataurkut dhe Turqise.
Mbijetesa e shtetit Shqiptar u vendos kur Greket (bashke me Francez e Anglez) nuk arriten te pushtonin Turqin Kontinentale.
Sot armiku me i madh i shtetit SHQIPTAR eshte Greqia sepse eshte nje shtet fundamentalist fetar Ortodoks (ku ligjin e ben kisha) qe ben gjithcka kunder fqinjeve si Maqedonia,Turqia Shqiperia per ti mbajtur jashte Evropes.
Injorantet qe nuk kuptojn apo nuk duan te kuptojn perplasja Greko-Turke sot nuk behet per hapesiren detare por behet sepse Greqia nuk pranon ekzistencen e nje shteti te fort ne kufijt e saj .
Pas shqiperise jane amerikanet.Te gjitha trojet shqiptare do bashkohen.Gezuar festen e flamurit.
Tironc, pergjithesisht jam dakord me ato qe shkruan. Ismaili qe nje oportunist, qe shfrytezoi konjukturat e castit. I shiti tokat shqiptare qe tani nuk jane me pjese e shtetit ame, apo nuk mundi t’i mbante, eshte fakti qe ndan tradhtine nga pragmatizmi. Kur je i vogel, i dobet dhe i pushtuar nuk mund te kesh ideale. Ismaili edhe te donte i nuk mbante dot Kosove e Cameri, Hot Plave e Guci. Mire qe e lane dhe me kaq. Si te thuash pavaresia e Shqiperise eshte nje prodhim austro-hungaro-italian i ambalazhuar me nje bej nga Kanina e Vlore. Austro Hungaria per me pak se dhjete vjet u shperbe, po ashtu edhe Ismaili. Shyqyr qe USA vuri doren ne zemer dhe na beri keta qe jemi.
Po si do vinte nga Janina more gomar?!Nuk vinte nga Turqia.
Vajti ta ngrinte ne Durres se ishte mesi i Shqiperise dhe e perzune Boshnjaket sebashku me peshkopin ortodoks.
Qe te komentosh duhet te lexosh me pare
Historianet duhet te zbardhin histrorine e vertete te Shqiperise…nuk tregohet histroria me 1 artikull gazete dhe as me nje fjalim te I.Qemalit …
prapa shpalljes se pavaresise se Shqiperise me 1912, qendojne prifterinjte françeskan te Shkodres te cilet moren perkrahje nga Autria…
e zgjodhen 1 musliman siç ishte ISMAIL QEMALI, i cili te pranohesh nga shumica e cila ishte nen ndikimin e Turqise, madje vete I.Qemali ka qene depuet ne parlamentin TURK…ku e thirren I.Qemalin ne Austri pas lobimit te franceskaneve Shkodrane, ai tha “si te bgre flamurin kur une nuk ka shtizen…” pergjigja ishte qe ti shpall pavaresine, ngrij flamururin dhe ke 20 mije shtiza (ushtare) te gatshem nga ana jone per mbrojtjen e pavaresise sepse Serbet po avanconin drejt Durresit dhe duhej te gjendeshin sa me shpejt para faktit te kryer te shpalljes se Pavaresie….
u vendos DURRESI por sic thote ISMAIL Qemali me i sigurte ishte ne VLONE… kjo do perligjte edhe nderhyrjen e forcave AUSTRIAKE SIC NE FAKT NDODHI qe u futen ne SHKODER, morren administrimin e qytetit etj etj etj
merita kryesore e shpalljes se pavaresise jane françeskanet e Shkodres dhe jo I.Qemali…thjesht u perzgjodh…
merita kryesore eshte e FRANÇESKANEVE TE SHKODRES… RESPEKT DHE PERULJE PER PUNEN DHE PERKUSHTIMIN E TYRE mghth kane qendruar ne hije dhe historia vazhdon te mos i jape ate qe i takon..MERITEN KRYESORE! GEZUAR FESTEN E FLAMURIT 28 NANDORIN!
S’mund te fiskutosh oer historine, pa e njohur ate. Ismail Qemali eshte gjigand dhe teresisht patriot. Turp te quash babain e shtetit shqiptar tradhetar. Turp akoma me i madh ti thuash keto gjera ne diten e pavarsise. Kjo teze vjen e qarkullon nga injorantet qe nuk i njohin rrethanat e krijimit te shtetit. Kur Ismail Qemali shpalli pavarsine, kufinjte ne veri e ne jug ishin vendosur dhe Ismail Qemali nuk kishte cfare te shiste. Gezuar Dita e Pavarsise! Rrofte Shqiperia! Perjete i paharruar, i madhi Ismail Qemali!
Viro, Ismaili nuk ishte tradhetar por nje patriot i madh dhe nje baba i kombit.
Por duhet te thuhet e Verteta, se cfare ka ndodhur, perse ndodhi, cilat ishin kushtet qe e detyrojne dike te veproje per kete apo ate. Pra Shqiptaret duhet te nxjerrin mesim dhe te mos i nenshtrohen serbit apo shovinisteve greke. Po qe se e duan Ismailin, duhet ti duan te gjithe ata patriote qe dhane sipas mundesise sherbesen e tyre dhe per kete duhet te trajtohen sipas asaj qe kane bere per atdheun. Me vjen shume keq qe enveri e shfrytezoi ismailin per qellimet e tija dhe ka shtremberuar historine. Historia duhet te shkruhet sic eshte, e cfare ka ndodhur e jo me parafytyrime te njerit apo tjetrit. Respekt per Ismail Qemalin, por edhe per te Gjithe ata Shqiptare qe luftuan e dhane jeten per Atdheun. Lavdi perjete.
Diten e mire
Pervec Esat Toptanit , ne Durres kishte edhe shume gjarperinj te tjere , me kryesori ishte mitropoliti grek , qe i jepte informacion te pa nderprere (qender spiunazhi) qeverise greke dhe flotes se saj , qe mbante perballe Vlores dhe Durresit !
Hee..
Esat Pasha ka pas ken dobiç .
Plak 60 vjeç me dashnore franceze 20 vjeçare ..
Tamon si Lul Basha..
..”,shqiptar” me passport holend..
..medemek..paren e bojn n Shqipni n kurriz t shqiptarllinjve,kurse qejfin n Jurop…gop m gop..
Or Tirons, ti mund te flasesh per qoftet, jo per historine. Plaku e thote qarte pse iku nga Durresi ne Vlore dhe cilat zona ishin te pushtuara. Kjo nuk eshte konference shkencore, po fjalim i atij plakut te urte mbi situaten. Njeriu i mencur, e lexon dhe plotson dijet e veta me faktet reale, te panjohura, qe ai sjell. Po ti, duke menduar se di gjithcka, po qe nuk kupton sa i vogel je, po njollos festen dhe personin qe solli kete feste. Je shume i vockel per te gjykuar figurat e kombit, o njeri, je mize para tyre.
Viro, une jam nga ajo Familje qe i pari jone u takua dhe bene planin me Ismalin ne stamboll qe flamuri te ngrihej ne Tirone, si dhe ishin Tironcit qe derguan njerez per ta pritur e per ta sjelle ne Tirone.
Fati e deshi qe ismaili erdhi me vonese dhe duke pare forcat e shumta te ushtareve truq qe marrshonin drejt Tirones, ata e derguan ne vlore. Sa per dijeni, qoftet i ka pas bo familja jote, apo ata qe vinin e sherbenin tek ne, se ne bonim tregeti me anije me boten dhe furnizonim te gjitha trevat Shqiptare me mallra qe nuk prodhoheshin ne Shqiperi. Pyet dibronet se kush i ka mbajt me buke e strehim kur erdhen ne Tirone me 1913, dhe e merr vesh se nga cila familje vij une.
Pastaj eshte edhe pak e llogjikeshme, ata qe studiojne jashte shtetit e kane florrinj pa hesap, vete llogjika e thote se nuk kane nevoje me bo qofte, por pagujne sherbetore si puna jote per ti kryer sherbim, apo jo. Mbaje mend edhe kete. Ne shtepine tone edhe sherbetoret jane trajtuar si i zoti i shpise, dhe jane ushqyer nga i njejti ushqim, pa asnje dallim, prandaj edhe vete ne kohen e dulles na puthshin doren kur na shifshin ne rruge ne shenje respekti.
Edi Rama thote se gjyshi i tij ka ndritur flamurin ne Durres?
Po si e paska ngritur flamurin ne Durres gjyshi i Edit???
Se mart vesht Mano!!!
Edhe gjyshi im e ka ngit ke shtepia??
Edi Rama thote se gjyshi i tij ka ndritur flamurin ne Durres?
Po si e paska ngritur flamurin ne Durres gjyshi i Edit???
Se mart vesht Mano!!!
Edhe gjyshi im e ka ngit ke shtepia??