Për tërheqjen e ushtrisë gjermane nga territori shqiptar në fund të nëntorit 1944, ekzistojnë mjaft burime arkivore e dëshmi të dorës së parë që na e zbardhin në mënyrë detajiste këtë ngjarje që shënon edhe fundin e luftës në Shqipëri.
Gjatë tërheqjes së ushtrisë gjermane, një nga veprimet taktike që bëhej rëndom ishte shkatërrimi i urave për të penguar ndjekjen e tyre prej ushtrisë vendase.
Gjithsesi, brigadat partizane do ta ndiqnin ushtrinë gjermane edhe pasi ajo të kalonte në ish-Jugosllavi.
Edhe në raportet dhe radiogramet e drejtuesve komunistë shqiptar jepen detaje mbi tërheqjen e gjermanëve dhe dëmtimin e urave.
Më poshtë sjellim dy radiograme të drejtuesve komunistë shqiptarë ku raportojnë tërheqjen e gjermanëve nga Shkodra dhe një fragment nga ditari i majorit gjerman Volfang Behn, i cili po ashtu flet për tërheqjen e ushtrisë germane nga Shqipëria dhe shkatërrimin e urave në zonën e Shkodrës.
Radiogramet e drejtuesve shqiptarë
Po ju dërgojmë tekstrualisht telegramet e ardhuna sot nga Brigada e 23-të.
Ura e Vaut të Dejës , ura e Kirit, Ura e Baçellikut, janë prishur. Janë zënë 2 topa 47/32 1 top 105, predha e municjon të pakta 5 automobila që kanë nevojë për riparim, disa qindra kepucë, disa ushqime dhe 110 kuintal miell.
Në Pukë, brigada e 6 –të ka 3 ditë që është nisur për Podgoricë, lajme nuk kemi por duhet të ket mbërrijtur. Brigada e 7-të dhe e 22-të janë nisur mbrëmë. Dy batalione prej tyre do të nisen porsa të mbërrijnë pse janë akoma përtej Vaut të Dejës. Brigada e 24-të dhe grupi i Shkodrës u nisën dje për Tivar.
Tahiri
Ura e Baçellikut asht prishur. Masa për ndreqjen e tyre nuk janë marrë.
Hamid.
Pjesë nga ditari i majorit gjerman Volfang Behn
Fragmenti i mëposhtëm është shkëputur nga ditari i majorit gjerman Volfang Behn, nëj kopje e të cilit e përkthyer në gjuhën shqipe ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit. Referuar datave dhe përshkrimeve në ditar, mësojme se majori gjerman e ka shkruar këtë fragment ku flet për shkatërrimin e urave gjatë tërheqjes së ushtrisë gjermane nga territori shqiptar, pasi ata kishin kaluar në Malin e Zi. Ndërkohë ai shkruan se praparoja ndodhej ende në Koplik.
Synimi: Në mbramjen e 29. në 30.11 tërheqja e batalionit DFB.181. dhe bat. Këmish zezt 86 nga fronti i veriperëndimit të Danillovgradit dhe transferimi i tyre në dispozicion të gjeneral komandës në zonën Shpuzë.
Sulmet e pandërprerë të natës të ndihmuar nga artilerija dhe mortaja e fortë e armikut në nji formacion (prej 800) të drejtuar kudnër rrethit të rrethuar (Sperriegel) 16 km. në perëndim-jugperëndim të Podgoricës u thyen nga ana Lw.Abt.Wanger.297.I.D. Sulmi i regjim.grana.523 kundër rezistencës së gjallë të armikut shkojnë në avancim të ngadalshëm nga dy anët e viseve pelov dhe brieka.
Batal.i shpartalluar I.523 ka 30 të humbur. Komndanti i batalionit u vra, humbjet e armikut të numëruar 10 të vdekur. Gjatë mbrojtjes nga avancimet me aeroplan të armikut në Bioce përparon sipas planit. Urat që kalojnë në Bunë dhe Drin të Shkodrës u shkatrruen. Mbrapa roja gjindet në Koplik. Gjatë sulmeve rrugore nga ana e aeroplanëve të armikut me fluturim të ulët humbjet tona nuk dihen, disa makina jashtë përdorimit.
Synimi: 30.11. Aksion I F.R.334 së bashku me degën bregdetare Muehle për të forcuar këthesën perëndimore të urës në Bioce…(tesheshi)
Ç’bene brigadat partizane sllavo-komuniste nga 17 deri ne 29 Netor 1944??????
Asgje, veç se shkuan fshehtas ne drejtim te Kosoves per t’i rene mbas shpine forcave shqiptare atje me qellim qe te ndihmonin forcat komuniste jugosllave te pushtonin Kosoven.
Molle ekalbur nga trungu , vazhdon te qendrosh e kalbur…….
Gogoviç, e vertetove çfar paska shkrojtur Molla.
EH MORE PJERDHTER KUR ARRIN TE KUPTOSH EDHE TI PO TE TJERET??????