Kontinenti i Afrikës "pushtohet" nga koronavirusi, mbi 2,16 milionë raste me COVID-19

29 Nëntor 2020, 09:40Bota TEMA

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 2 milionë e 160 mijë, transmeton Anadolu Agency.

Gjithsej 2.163.810 persona deri më tani kanë rezultuar pozitiv me virusin në mbarë kontinentin, pasi në 24 orët e fundit janë infektuar edhe 13.398 persona, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.

Ndërkaq, numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 51.589, me një rritje prej 230 viktimash në 24 orët e fundit.

Shifra më e lartë e viktimave është regjistruar në Afrikën e Jugut me 21.439 të vdekur, pasuar nga Egjipti me 6.621 dhe Maroku me 5.739. Në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje.

Për sa i përket numrit të të infektuarve, ai ka arritur në 785.139 në Afrikën e Jugut, ndërsa pas saj radhiten Maroku me 349.688 raste dhe Egjipti me 115.183. Deri më tani, 1.825.367 persona të infektuar janë shëruar.

1 komente në “Kontinenti i Afrikës “pushtohet” nga koronavirusi, mbi 2,16 milionë raste me COVID-19”

  1. Li says:

    Haha pushton afriken thot media frikndjellse.
    Italia Ka mbi 1 milion raste,afrika me 1.5 miliard njetez Ka 2 milion dhe 50 mij vdekje.
    Ben krahasimin midis Europe’s dhe afrikes .
    Beni sipas shkenctarve qe Afrikanet Jan shume me te paster se europianet.
    Puna esht se ne afrik se q. Njeri as gates e as obsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje