Vietnami ka konfirmuar të hënën rastin e parë lokal me koronavirus pas afër tre muajsh, pas infektimit të kontaktit të një personi me një stjuardesë, që kishte dalë pozitiv pas kthimit nga Japonia dy javë më parë.
Ministri i Shëndetësisë, Nguyen Thanh Long, ka urdhëruar provincat dhe agjencitë shtetërore të shtrëngojnë kontrollet dhe kontaktet, pas konfirmimit të 32-vjeçarit si rast i parë i infektimit nga kontakti brenda vendit në 89 ditë.
Me karantinë strikte dhe masa gjurmuese, Vietnami ka mundur të ndalojë përhapjen e virusit, duke lejuar që të rikthehen aktivitetet ekonomike më herët se Azia, raporton Reuters.
Vietnami kishte mundur valën e parë të COVID-19 në prill dhe kishte shkuar në afër 100 ditë pa asnjë rast pozitiv lokal, deri kur të infektuar kishin dalë në qytetin Danang në korrik.
Autoritetet thanë se personi që rezultoi pozitiv kishte dhënë mësim në një qendër të gjuhëve dhe kishte qenë në kafe dhe bare që nga ekspozimi i tij ndaj stjuardesës. Ato vende janë mbyllur që atëherë.
Vietnami deri tani ka regjistruar 1,347 raste me koronavirus, 655 prej tyre thuhet se kanë ardhur nga jashtë.
Vietnami,ndoshta vendi me heroik dhe krenar ne bote….Mposhti kolonialistet franceze,perballoi dhe doli fitmitar mbi superfuqine me te madhe te historise njerezore,SHBA..n,frenoi ekspansionizmin kinez…..Eshte normale qe nje popull i tille do te jete fitimtar mbi Kovid 19 ,sepse edhe ky virus eshte nje llloj armiku,jo i eger ne pamje por vdekjeprures ne realitet.
Koment i shkurtër por shumë kuptimplotë. Qeveritë tona duhet në mos tjetër të kopjojnë nga veprimet e vendeve të lindjes të cilat iu kanë dhënë leksion sidomos ShBA-së dhe Europës për menaxhimin e pandemisë.