Bill Gates: 5 muajt e ardhshëm do të jenë “mjaft të zymtë”

4 Dhjetor 2020, 19:27Politika TEMA

Bill Gates ka paralajmëruar që pesë muajt e ardhshëm do të jenë ”mjaft të zymtë” për Shtetet e Bashkuara nëse rastet e COVID-19, shtrimet në spital dhe vdekjet nuk ndalojnë së rrituri. Filantropisti i njohur gjithashtu u zotua të merrte menjëherë vaksinën sapo ajo t’i vihej në dispozicion.

Miliarderi, fondacioni i të cilit ka kontribuar 450 milionë dollarë në përgjigjen globale të koronavirusit, i tha NBC’s Today se gjërat mund të kthehen drejt normalitetit në pranverë nëse amerikanët dyfishojnë masat e shëndetit publik tani.

”Kjo është një situatë paradoksale sepse gjërat po përkeqësohen. Katër deri në pesë muajt e ardhshëm duken mjaft të zymtë”, tha ai.

Ai vuri në dukje, megjithatë, se gjëja më me ndikim që njerëzit mund të bëjnë tani për të parandaluar rritjen e përkeqësimit ishte mbajtja e distancës dhe e maskave.

Duke folur për zhvillimin e vaksinës, Gates tha se ka të ngjarë që të gjithë kandidatët të kenë sukses duke pasur parasysh normat e efikasitetit nga Moderna dhe Pfizer.

”Duket se pothuajse të gjitha vaksinat do të kenë sukses. Ështe shkencë e mrekullueshme, prodhim i shkëlqyeshëm industrial, bashkëpunim perfekt, edhe midis vendeve. Pra, e dini, kjo është një luftë, ne jemi të gjithë së bashku”, tha ai.

11 komente në “Bill Gates: 5 muajt e ardhshëm do të jenë “mjaft të zymtë””

  1. armand says:

    Dua te jem optimist per te ardhmen por kur me flisni per distancim social dhe mbajtje maske ma shumezoni optimizmin me zero. Ky “profeti” me lart eshte entuziast per vaksinen dhe thote qe do ta provoje edhe vete . Se kuptoj pse nuk e provoi edhe vaksinen qe paralizoi rreth 500.000 femije midis Azise dhe Afrikes ?

    1. Tropojani says:

      Ore po ja fut kot, ne indi behej fjale per vaksines e poliomelitit, dihet qe ka dhe ane negative, kjo ka ndodh dhe ne shqiperi, por mos harro India eshte mbi 1 Milliarde ne jemi as jemi 2.8 milion, normale qe njerez me imuniteti te dobet ose kane predispozicion mund te kene fatin e keq

  2. mungesa says:

    këtë edhe 300 të lësh të jetojë nuk bëhet dot njeri human

  3. mungesa says:

    këtë edhe 300 të lësh të jetojë nuk bëhet dot njeri human

    tregohu human dhe ndihmoje njerëzimin nëse je njeri

  4. Astrit says:

    Po ku do i cosh miliardad, o qen bir qeni?Ne hale te gomereve, qe do biesh edhe ti.

    1. Shefki says:

      “Qen bir qeni”? Astriti, nje bajge qe qelb nje bote te tere, nga tastjera e kompjuterit, sistemin operativ te te cilit Bill Gejts dhe kompania e tij ka ndertuar, ka kurajon dhe e quan”qen bir qeni”? Nje gjeni te njerezimit ? Joooo, kjo kalon cdo kufij. Kjo tregon se sa ne menyre skandaloze na ka deformuar psikiken sistemi ne te cilin kemi jetuar. Shfaqje me flagrante te urrejtjes se nje individi te paafte per dike qe suksesi e ka shoqeruar ne cdo hap nuk mund te gjendet. Kjo eshte vertete e paimagjinueshme!

  5. Mandravelllua says:

    Pse mer Bill. Ti me shoket e tu na thate qe e ka Trampi fajin… Tani qe Trampi ra, merrreni situaten ne dore dhe rregullojei kete pune.
    Une nuk e kuptoj, pse ky merr pozicionin e liderit global te planetit duke bere parashkime e duke dhene mendje. E dime qe eshte i pasur shume. E dime qe eshte filantrop dhe ndihmon atje ku ka nevoje…po nuk ka njeri nevoje ne keto kohra per parashikime te zymta. Ne kete kohe njerzit jane te lodhur dhe te stresuar. Ata kane nevoje per me shume optimizem.

  6. jon says:

    Kush e drejton Evropen dhe merr vendime per ceshtjet me jetike te 500 miljon njerezve?. Jo politikanet (edhe pse te korruptuar) e zgjedhur nga populli por nje elite qe ka zgjedhur veten. Kush e drejton luften globale kunder pandemise ( por ne te vertete popullsise se pafajeshme) ? Perseri nje teknoktati si Gates qe ska asnje lloje asnje lloje kualifikime ne mjekesi apo shendet. Pra kush e drejton boten? The New Court dhe The City.

  7. qukapiku says:

    O biil, kujdes se ne shqypni eshte monika dhe cako

  8. bob says:

    gjalle akoma eshte ky hale njeri

  9. asnjeansi says:

    Sa njerez pa dinjitet qe jini . Po si more shani nje gjeni qe e levizi perpara rroten e zhvillimit njerezor ? Drejton luften kunder kovid – thote dikush . Po kush tha qe po’ e drejton Gates , ai eshte nje aleat ne luften kunder kesaj kolere . Ka dhene gjysem miliardi dollari (500 milion) per zbulimin e vaksines . E cfare duhet te bente me teper ? Ju goje qelburit qe vetem shani , cfare kontributi jepni ? Ju as masken per te mbrojtur vehten nuk e mbani . Njerez te peshtire .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje