KQZ merr vendimin: Emigrantët do të votojnë me postë më 25 prill

4 Dhjetor 2020, 19:42Politika TEMA

Votimi i emigrantëve ka qenë një nga pikat më të diskutuara që nga momenti kur u ndryshua Kodi Zgjedhore.

Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që emigrantët të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit përmes postës.

Në një raport prej 26 faqe të siguruar nga “ABC News”, grupi i punës në KQZ ka dalë në këtë konkluzion, edhe pse në vetvete e gjithë panorama paraqitet pesimiste, me rrisqe të larta, pasiguri, kosto financiare, e mbi të gjitha kohë e pa mjaftueshme për ti kryer të gjitha proceset e nevojshme.

KQZ, duke marrë në konsideratë kushtet e Shqipërisë (shtrirjen gjeografike të diasporës, afatet kohore në dispozicion, shërbimi postar, mungesën e sistemeve të zhvilluara teknologjike, vlerëson se më i përshtatshëm për tu zbatuar aktualisht në vendin tonë, është metoda e votimit nga jashtë përmes postës dhe shkarkimit i fletës së votimit online në faqen e KQZ-së. Grupi i Punës velerëson këtë metodë votimi (modeli i Kosovës), si në zgjidhje afat-shkurtër.

Në këtë mënyrë, grupi i punës ka hedhur poshtë idenë e votës nëpër ambasada për shkak të numrit të kufizuara të selive tona diplomatike nëpër botë, si dhe ka përjashtuar votimin online, pasi ai është i pasigurt.

Sipas rrugës së shtruar nga KQZ, emigrantët, së pari duhet të deklarojnë vendbanimet e tyre jashtë shtetit përmes portalit E-albania. Më pas, ai duhet të hyjë në portalin e KQZ dhe të dërgojë një kërkesë ku të shfaqë interesin të votojë. Administrata e komisionit bën verifikime dhe e njofton emigrantin nëse e drejta e tij për të votuar është pranuar.

Në këtë rast, emigrantët grupohen në një regjistër të posaçëm, dhe emri i tyre hiqet nga lista e zgjedhësve në Shqipëri. Fletën e votimit, zgjedhësi jashtë vendit e shkarkon online nga faqja e KQZ-së, dhe pasi e plotëson, e dërgon përmes postës në Shqipëri.

Megjithatë, grupi i punës në KQZ, thotë se ky proces ka anë të dobëta, ku ndër të tjera rreshtohen:

Siguria që fleta e votimit pas plotësimit nga zgjedhësi arrin në Shqipëri në kohë;

Mungesa e sigurisë përgjatë rrugës ose para numërimit / mbërritjes në KQZ;

Kostoja financiare më e lartë për votuesit, pasi posta drejt Shqipërisë është më e kushtueshme;

Rreziku i shtimit fiktiv të fletëve të votimit.

Grupi i punës në KQZ, nuk ka përllogaritur dot sa do të kushtojë ky proces, por parimisht, thotë se vota e një emigranti mund të kushtojë, nga 22-25 dollarë.

8 komente në “KQZ merr vendimin: Emigrantët do të votojnë me postë më 25 prill”

  1. Unë s'jam legen says:

    UNE…..JO!!!!!!!

  2. Pa shtepi says:

    Vetem budallenjte kane per ta mare mundimin per te votuar.
    Si ndalohet emigranti qe punon IT ( programues informatik,) ose nje haker qe te nise nja 100 fletevotimi?
    E dyta, kush eshte garant qe te ruhet fshehtesia e votes.
    Hapet zarfi i XY emigranti dhe shifet per ke ka votuar. He qen bir qeni. Ja tregojme ne te afermve te tu qe i ke ne pune shteti…

  3. xhoxhi says:

    Unë nuk e kuptoj pse duhet votuar.E them këtë sepse votimi është sa për sy e faqe dhe se për të treguar se ka demokraci.Unë para se to votoj dua punë që nuk e gjej,dua një pagë apo pension që të jetoj normalisht,dua një siguri për jetën që sta siguron askush,dua drejtësi që ske ku e gjen dhe shteti nuk më bën asgjë,Atëhere pse duhet të votoj për të vënë në karike ca lapangjozë?Mirë është askush nuk duhet të votojë sepse pa mafiozët asnjë parti nuk fiton…

  4. Taipi says:

    ESHTE E NDERLIKUAR NUK VOTON NJERI KUSH

  5. Beso po deshe says:

    Grupi punes Mirela Gega ?

  6. Emigrant-i Zhgenjyer nga Politika Shqipetare says:

    @@Akoma edhe te me Paguajne NUK VOTOJ per POlitikane Genjshtare, Maskarenje,Hileqare, dhe Mashtrues..dhe..dhe..Vrases, Shites te Interesave KOmbetare, POlitikane qe jane ne Shebim te Serbise, dhe Greqise..ect….
    Votoj per POlitikane me Integritet, dhe Dinjitet::Ne se dikush DI NJE POLITIKANE Te Ndershem ne Shqiperi…le te ma thoj qe ta Votoj..lol

  7. ..... says:

    Emigrantet do tju bejne nje mut te madh te ju polikane barbona

  8. Shenjestra says:

    Une e quaj te dreejte votimin e emigranteve.Edhe ata kane te drejt te votojn se sa do qe jane jashte shtetit,ata kudo jane shqipetar.E pranoj qe ka veshtiresi,por nje rruge zgjidhje duhet bere.Une dua te votoi,qe te jem edhe une pjstar i votimeve ne shqiperi,pavaresisht se nuk jetoi atje. Te votosh eshte detyre qytetarie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje