Turjan Hysko në krah të Veliajt në nismën për mbjelljen e pemëve të reja, Veliaj: Na u bashkoni, pemët janë e ardhmja, shtojnë oksigjenin

4 Dhjetor 2020, 14:15Sociale TEMA

Regjisori dhe moderatori, Turjan Hysko i bashkohet nismës për mbjelljen e pemëve në Liqenin e Farkës,i cili është kthyer në një nga pikat më tërheqëse në kryeqytet. Së bashku me kryebashkiakune Tiranës Erion Veliaj, Hysko theksoi nevojën për më shumë vëmendje ndaj mjedisit dhe shtimit të gjelbërimit.

“Përtej politikës, mushkëritë janë të rëndësishme për këdo nga ne. Secili prej nesh, publikisht aprivatisht, duhet të mbjellë pemë. Është koha kur ne kuptuam vërtet vlerën e oksigjenit. Ta mbrojmë jetën duke mbjellë pemë sepse pemët janë e ardhmja. Gjelbërimi është e ardhmja. Duajini pemët, mbillini ato”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku Veliaj tha se pandemia na mësoi rëndësinë që ka ruajtja e mjedisit. Ai ftoi qytetarët që, krahas Parkut të Liqenit, të vizitojnë edhe Parkun e ri të Farkës.

“Edhe qytetet janë si njerëzit, duhet të mbushen me oksigjen. Një nga arsyet pse zgjodhëm të mbjellim pemëbuzë liqenit të Farkës është për t’iu treguar qytetarëve se ky vend ekziston. Është një hapësirë më e madhe se Liqeni i Tiranës, i cili është i mbipopulluar. Pra, nëse dikush që merret me sportapo dëshiron të nxjerrë familjen shëtitje, Liqeni i Farkës është një valvul fantastike shkarkimi. Ndaj, duam t’i ftojmë të gjithë qytetarët, ejani përdoreni liqenin dhe nëse keni dëshirë mbilleni një pemë”, tha ai.

Në këtë sezon mbjelljesh, qëzgjat deri në mars, Veliaj ftoi qytetarët t’i bashkohen aksionit për t’i lënë një pajë gjeneratës së ardhshme.

“Është nga të vetmet gjeste që nuk ka lidhje fare me politikën, as me teoritë e konspiracionit, e as me të majtën dhe të djathtën. Të gjithë marrim frymë. Do i ftoja të gjithë qytetarët të drejtohen tek Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, ose mund ta bëjnë edhe online, të rezervojnë vendin dhe ditën. Ne do t’ju ndihmojmë me mjetet e punës, me hapjen e gropës, me një identifikim”, shpjegoi Veliaj.

Ambicia e Bashkisë së Tiranës është që deri në vitin 2030, në kryeqytet të mbillen 2 milionë pemë të reja.

2 komente në “Turjan Hysko në krah të Veliajt në nismën për mbjelljen e pemëve të reja, Veliaj: Na u bashkoni, pemët janë e ardhmja, shtojnë oksigjenin”

  1. Loni pe Kolkondasi says:

    Ca pemesh thote qy, ere te keqen? Ne pona zien koka si do vene ceshtjet ne lindjen e mesme, raportet midis Rusise dhe Kines, a do i terheq trupat Baiden nga Gjermania, c’behet me Elianin, e kthyen perseri ne Kube apo jo, Venezuela a do ja thyej hundet nderhyrjes se jashtme, e shume e shume halle te tjera per te cilat nuk po na ze gjumi, ky thote mbillni peme!!!! A te kripca trute, o Kryetar, pse me vogelsira do merremi ne? C’na kujton bytha jote, njerez dosido, bujq te zakonshem, qe merren me mbjellje pemesh? Ne kemi hall do triumfoje revolucioni boteror apo jo, pasi sic thosh dhe i ndrituri shoku Enver, ‘revolucioni eshte nje ceshtje e shtruar per zgjidhje”, ti thua te mbjellim peme! No nene, o nene! Me ca merret qy !!!!

  2. Shefkiu says:

    TEMA! PSE NUK E NXIRRNI TEK RUBRIKA “KRYESORE” KETE LAJM?
    ———————————————————————————————-
    Eshte ndoshta nga lajmet qe i duhet kushtuar me shume vemendje. Por ju, cuditerisht, merreni me sherret e Grides me Frrok Cupin dhe te tjera marrezira, duke anashkaluar te tilla lajme me impakt te jashtezakonshem per jeten tone. Dhe kjo ndodh sepse ne si popull nuk dime te merremi me vogelsirat e perditshme te jetes, ne dukje te parendesishme, por me interes te pallogaritshem per permiresimin e cilesise se jetes. Ne frymen e komentit te mesiperm, po tregoj dhe une kete histori:
    Ne qytetin tone, ne Berat, shume vite me pare ka pas jetuar nje individ, menderisht eksiq. Ne nje rast, ky i kerkon hua 500 leke nje te njohuri te tij, nje njeriu zemerbardhe,me nje tufe femije te parritur, punetor dhe ne halle te vete. Me te drejten e zotit, i bindur se duke ndihmuar tjetrin bene mire, ky ja huan 500 leket. Te dy palet rane dakord qe pas 1 muaji huamarresi do e shlyente borxhin. Theksojme, se 500 leke ne kohen per te cilen po flasim, ishte goxha shume.
    Por kaluan muaj, dhe huamarresi as po behej i gjalle per te kthyer borxhin. Atehere, huadhenesi, nje dite prej ditesh, detyrohet nga veshtiresite e jetes, ti thote:
    -Ore, ti mik, mbane mend, qe para disa muajesh me kerkove 500 leke dhe une me te drejten e zotit, duke menduar se sa mire eshte ti gjendesh tjetrit ne nevoje, ti dhashe?
    – Si nuk e mbaj mend? E mbaj shume mire mend.
    -Por ne rame dakord qe pas nje muaji ti do t’mi ktheje. Tani kane kaluar shume muaj, une prita pa ta zene ne goje, se mos beheshe i gjalle dhe mi ktheje, sic e patem lene. Por shoh se ti nuk ke ndermend te m’i kthesh. Une kam nje tufe me femije qe presin per ti ushqyer. Te lutem, me kthe borxhin qe me ke, sepse jam vertete ne veshtiresi. Ja kthen i marri:
    – Oho, me cfare u marrke ti, me 500 leke te qelbura. Shikon ti apo nuk shikon se cfare behet ne kete dynja? Amerikanet zbriten njeriun e pare ne hene, ti me thua ‘500 leke, 500 leke’! Mua po me zien koka per hallet e kesaj bote, ti merresh me vogelsira! Mos u merr me vogelsira, te kam rixha! Po c’ke, or i uruar qe merresh me vogelsira, hiq ore dore prej tyre!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje