“Lakuriqët e natës përmbajnë të tjera koronaviruse që mund të kalojnë te njeriu”

5 Dhjetor 2020, 20:29Sociale TEMA

“Lakuriqët e natës, që jetojnë në rajonet jugore dhe jugperëndimore të Kinës, kanë lloje të tjera koronavirusesh që mund të kalojnë te njerëzit, ashtu siç ndodhi me SARS-CoV-2”. Ky është paralajmërimi i Shi Zhengli, virologe e Institutit të Virologjisë së Wuhanit.

Ekspertja kineze u shpreh në një seminar të zhvilluar në Francë se koronaviruset nuk duhen kërkuar vetëm në Kinë: “Kërkimi duhet zgjeruar edhe në vende në jug të Azisë”.

Por, profesori David Robertson, i cili studion viruset në Universitetin e Gllasgout, tha për “The Guardian” se hetimet duhet të vijojnë të jenë të përqendruara në Kinë: “Jemi shumë të sigurtë se koronavirusi që ka shkaktuar pandeminë ka ardhur nga lakuriqët e natës të importuar nga Kina”.

Studimi i fundit i publikuar në “Nature Microbiology” tregoi se koronavirusi i ri mund të ketë ekzistuar mes lakuriqëve të natës për 40 ose 70 vite, pa u zbuluar.

Ky përfundim, sipas Mark Pagel të Universitetit të Redingut, është shqetësues, pasi tregon se mund të ketë shumë viruse të tjera të panjohura që mund të infektojnë njerëzit.

2 komente në ““Lakuriqët e natës përmbajnë të tjera koronaviruse që mund të kalojnë te njeriu””

  1. Noc Matematika says:

    Osht shtu shum rraca e poshter dykembore..
    Po vje koha e reduktimeve..thjeshtimeve…shperpjestimeve..

  2. Doktor Mortja says:

    Foto shume e bukur!
    Saliu, Edi e Likja tallin topet me delet kuq e zi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje