Policia lëshon fotot: Ja ku mund t’ju çojë celulari në timon

7 Dhjetor 2020, 22:20Lifestyle TEMA

Policia qytetit Menomonee Falls në shtetin e Wisconsin (SHBA) paralajmëroi njerëzit në një mënyrë shumë origjinale dhe bindëse se çfarë mund të ndodhë nëse merren e telefonin e tyre celular gjatë ngasjes.

Ata postuan foto të një aksidenti në llogarinë e tyre në Twitter, e cila ndodhi pasi një shofer i një Nissan Verso me ngjyrë të zezë “u përplas” në një gardh mbrojtës pasi ishte i përqëndruar në smartphone-in e tij.

“Kjo është për shkak të përdorimit të telefonit celular gjatë ngasjes. Për fat të mirë, shoferi pësoi vetëm lëndime të lehta. Por kjo mund të përfundojë dhe me vdekje. Ju lutemi përqendrohuni në rrugë dhe ngisni automjetin në mënyrë të sigurt,” u shkruar në mesazh.

Në një kohë shumë të shkurtër, postimi shkaktoi një ortek komentesh, dhe policia deklaroi se ishte e lumtur për këtë.

1 komente në “Policia lëshon fotot: Ja ku mund t’ju çojë celulari në timon”

  1. Leshelija says:

    Perse shkoni kaq larg? Jepni foton nga masakra e femijeve te vegjel nga prishja e llamarinave mbrojtese per ndertimin e pikes se karburantit te Rrapi Kerrit, babait te Krislen Kerrit, zyrtar i larte i LSI e me pas i PS. Ky i familjes Kerri shte krim, nuk ishte aksident. Krim i pandeshkuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje