Koronavirusi SARS-CoV-2 hyn në tru duke shfrytëzuar qelizat nervore që perceptojnë aromat. Dyshimi është konfirmuar nga testet e autopsisë.
Një në tre pacientë me Covid raporton simptoma neurologjike si humbja e shijes dhe nuhatjes, dhimbje koke, lodhje, çorientim ose të përziera. Këto çrregullime, së bashku me rastet e goditjeve në tru të regjistruara në forma shumë serioze, kanë çuar në dyshimet se koronavirusi i ri mund të sulmojë edhe trurin. Por, deri më tani nuk kishte prova të drejtpërdrejta.
Një studim nga Departamenti i Neuropatologjisë i Universitetit Mjekësor të Berlinit i botuar në Nature Neuroscience hedh dritë mbi rrugën që ndjek SARS-CoV-2 për të hyrë në tru. Ashtu siç mendohej, virusi arrin në zemrën e sistemit nervor qendror përmes mukozës së nuhatjes.
Një ekip shkencëtarësh analizoi indet e 33 pacientëve me moshë mesatare 72 vjeç, të cilët kishin vdekur nga format e rënda të Covid-19. Analizat përfshinë mukozën e nuhatjes dhe katër zonave të ndryshme të trurit, në të cilat u kontrollua materiali gjenetik i virusit dhe proteina sipërfaqësore, tashmë e njohur si Spike.
Gjurmët e virusit janë gjetur në struktura të ndryshme neuroanatomike që lidhin sytë, gojën dhe hundën me trungun encefalik, struktura bazë e trurit që e vendos atë në vazhdimësi direkte me palcën kurrizore.
Por, ngarkesa më e lartë virale u gjet në mukozën e nuhatjes, struktura anatomike brenda secilës zgavër të hundës lejon perceptimin e aromave. Duke përdorur gjurmues të veçantë, shkencëtarët arritën të zbulonin grimcat e paprekura SARS-CoV-2 në të dyja qelizat nervore dhe qelizat epiteliale që mbështesin neuronet në mukozën e nuhatjes.
Për autorët e studimit është prova që tregon se koronavirusi përdor këtë rrugë për të hyrë në strukturat më të thella neuroanatomike, siç është nervi nuhatës dhe pushton trurin, ndoshta duke kaluar nga një qelizë nervore në tjetrën ose ndoshta duke lëvizur me shpejtësi nëpër enët e gjakut pranë, në muret e të cilave u gjetën gjurmë të patogjenit.
“Por, është e rëndësishme të theksohet se pacientët covid të përfshirë në studim kishin atë që quhet një sëmundje e rëndë dhe i përkisnin grupit më të vogël të njerëzve për të cilët infeksioni është fatal. Prandaj, nuk është domosdoshmërisht e mundur të transferojmë rezultatet e studimit tonë në raste të lehta ose të moderuara”, shpjegon Frank Heppner, një nga autorët.
Duke konfirmuar praninë, ekipi gjeti shenja të aktivizimit imunitar në tru, mukozën e nuhatjes dhe lëngun cerebrospinal ose CSF, lëngu që furnizon sistemin nervor qendror. Në disa raste, sulmi i virusit dhe reagimi pasues i organizmit kishte shkaktuar një pengesë (trombozë) dhe ndërprerë rrjedhjen e gjakut në zonë (ishemia cerebrale).
Për shkencëtarët, përfshirja e sistemit nervor do të shpjegonte manifestime të tilla si humbja e nuhatjes dhe shijes e meqenëse virusi është gjetur edhe në zona që kontrollojnë proceset bazë biologjike si frymëmarrja, hyrja e virusit në tru mund të kontribuojë në përkeqësimin e funksioneve të frymëmarrjes ose kardiovaskulare në pacientët në gjendje më të rëndë.
Une ju kam treguar “ujkun” me te cilin e vuajta me tere te keqiat e tij personalisht vete , ndersa cuditerisht me mikroskope vazhdohet te tregohen “gjurmet” qe studjojne .
Semundja e rende mund te quhet : SYNDROMI I HYPER ——— VIRALE dhe pike, por cuditerisht ne literature nuk egziston nje perkufizim i tille mjekesor .
Kam shprese se deri ne fund te vitit 2020 studimi origjinal , I PLOTE , per kete gje do te jete mundesuar per tja derguar me e-mail tek i besuari im EDI RAMA -Tirane .
Pershendetje Zoti Rama , mos e haro kete koment. Edhe pak dite jane .
Ju EDI qe me zotesine tuaj i dolet per zot atij termetit qe ardhi nga fundi i tokes , ju premtoj se do te jeni ju qe do te mund te fitoni dukshem dhe mbi kete djall virus qe eshte mbi siperfaqe te tokes . Mos haro kete komend qe duket si 100% prej te cmenduri .
Zotri me ndihmofte edhe mua qe te mbaroj sa me pare procedurat ligjore me kete studim .
Ju premton :Va.Da.
Ju lutem mos komentoni kete komentin tim , por vetem mbaheni ndermend kete koment !
Djegie te syve lotim,gjume I keq, shperqendrim, marrje mendje, dhimbje trupore sidomos krahet,stomaku,veshkat,marrje frymes,frik, ndryshim karakteri,(qesh qan nervos )vet vrasje.