Pëllumb Pipero tregon nëse është pro apo kundër vaksinës dhe a do e aplikojë atë

8 Dhjetor 2020, 19:16Sociale TEMA

Vaksina anti-covid, ka qenë tema më e diskutuar e këtyre ditëve të fundit dhe lajmi i mirë është që tashmë ka filluar të shpërndahet edhe për popullsinë e gjerë. Britanina e Madhe ka qenë e para që ka nisur vaksinimimin, ç’ka e bën Britaninë e Madhe të parin vend në Europë që nis vaksinimin anti-covid.

Por për të treguar si është situata në vendin tonë dhe cfarë po ndodh aktualisht me koronavirusin Pëllumb Pipero ka qenë i ftuar në studion e Rudina Magjistarit. I pyetur nëse është pro dhe a do e bënte vaksinën, Pipero shprehet shumë optimist dhe se do ishte një nga të parit që do e aplikonte atë.

Rudina Magjistari: A jeni ju pro vaksines, do e bënit ju?

Pëllumb Pipero: Mundësia për të pasur bota dhe mjekësia një vaksinë para fundit të këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm, është lajmi më i madh dhe më i mirë që bota merr në pragun e festave të fundvitit. Është një lajm jashtëzakonisht i mirë dhe i rëndësishëm për ne. Dalja në qarkullim e vaksinës fillon fundin e pandemisë dhe kjo është mëse e sigurt.

Sinqerisht do jem ndër të parët që do ta aplikoj vaksinën sepse kam besimin e plotë se së pari vaksina është zgjidhja e kësaj pandemie. Së dyti vaksinat janë mjaft të sigurta dhe mbi të gjitha ndryshe nga vaksinat e tjera, kjo është më efikase rreth 94%. Për të gjitha këto arsye jo vetëm që është një lajm i mirë apo që shënon fillimin e fundit të kësaj pandemie dhe unë do jem midis atyre jo vetëm si bluzë e bardhë por edhe si qytetar për ta aplikuar vaksinën jashtë dhe larg çdo skepticizmi të mundshëm që për fat të keq që edhe midis nesh në vendin tonë nuk mundon.

6 komente në “Pëllumb Pipero tregon nëse është pro apo kundër vaksinës dhe a do e aplikojë atë”

  1. Publius Varus says:

    Po ti hajvan je.

    Po hajd se impotent je.

    Po ata qe do duhet te bejne femije e do ngelen impotente.

  2. Niko says:

    Ky Pipero eshte nje sharlatan i pa pare. Sa ishte ne ministrine e shendetesise, nuk la tender pa vjedhur me Petrit Vasilin ( ish minister) i LSI. Tani del e lef gam, gam, gjithe diten ne televizor dhe vazhdon e shet ilaqe te skaduara ne tre farmacite e tij private dhe ne dy laboratore analizash. Nuk ka bere nje dite ne pavjon me te semuret dhe del e jep mend. Po te kishte shtet ne kete vend, ky se bashku me hajdutet e tjere te Monikes dhe Metes, duhet te ishin prapa hekurave.

    1. Andoni says:

      Super! Eshte vertet! SPAK’u?

  3. miku nga skrapari says:

    Ka te drejte NIKA ky eshte nje sharlatan dhe hajdut me ilacet qe shet ,sa per te semure nuk ka asnje sepse rogen e mer ne Universitet dhe ne Spital nuk ka asnje semure,lere se cfare thote ne studion te cilat drejtohen nga gazetare po aq injorante Sa nuk bejne pytje kush eshte ky ??? Cfare kontributi ka ky ? Sa te semure ka ky njeri.Ai ka ne pronesi nje Depo Farmaceutike q2e ja ka bllokuar shteti se nuk ka paguar taksat. Pale keta palogazetare qe bejne pytje ketej per A ka efekt vaksina e COV ?? Dhe kete do ta sqaronte Bipero i LSI partise hajdute.TURP per gazetare qe botoni tilla shkrime gazete

  4. miku nga skrapari says:

    Dakort me Nikon ,ky eshte nje sharlatan dhe hajdut tenderash ne kur ishte ne Ministrin e Shedetesise ka vjedhur me Tit Vasilin,Nuk mjekon asnje semure se nuk ka ne infektiv ,eshte llapaqen studiosh dhe shkon nga fryn era.Hab item me keta gazetare qe efektin e vaksines do ta zgjillte Pipero Turp e faqe zeze

  5. GAZMENDI says:

    Ai mund të jetë gjithçka! Por sigurisht që jo një mjek, njeri i mjekësisë që respekton etikën profesionale. Kjo punë ka nevojë për etikë. Respekt për mjekët që ndjekin etikën profesionale. Turp për këta sharlatanë që përdorin institucionet shtetërore dhe spitalet si “biznesin e tyre të ilaçeve”. Gjithashtu turp për mediat për vënien e njerëzve të tillë përpara mjekëve të rinj, studentëve si shembull i mirë! si mund ta zvogëlojmë korrupsionin? duke promovuar profesionistë të korruptuar në ekranet televizive?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje