Komiteti i Ekspertëve lë në fuqi kufizimet: Tirana, Gjirokastra e Lezha më të prekurat nga COVID-19

8 Dhjetor 2020, 13:28Sociale TEMA

Komiteti i Ekspertëve ka informuar sot për situatën në vend nga COVID-19. Drejtoresha e ISHP Albana Fico tha se incidenca dy javore 356 raste për 100 mijë banorë, shifër më e ulët se vendet e rajonit dhe më e ulët se mesatarja e vendeve të BE.

“Dy prefekturat që kanë incidencë më të lartë, vijojnë të jenë tirana, e ndjekur nga gjiro dhe Lezha. Grupmoshat e prekura 55-64 vjeç, ndjekur nga 65-75 vjeç.

Vihet re një qëndrueshmëri e pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Ka një rritje të lehtë të rasteve që kanë nevojë për terapi intensive. Përqindja e nr të humbjes së jetëve në raport me numrin e të infektuarve mbetet në 2.1 %”, deklaroi Fico.

Ndërkohë kryetarja e komitetit Mira Rakacolli tha se do të shihet për një javë nëse do duhet të merren masa të tjera për pandeminë.

“Gjendja mbetet e qëndrueshme dhe do na duhet dhe një javë tjetër për të parë nëse ka këtë qëndrueshmëri dhe do shikojmë nëse do kemi nevojë për masa të tjera”, tha ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje