Kujdes: Dhimbja e syve dhe ndjeshmëria ndaj dritës mund të jetë simptomë e Covid-19

9 Dhjetor 2020, 19:05Sociale TEMA

Covid-19 është i paparashikueshëm. Mund të jetë mjaft konfuze në mënyrën se si manifestohet tek njerëzit. Që nga fillimi i pandemisë, ne kemi parë që ka simptoma të ndryshme. Kjo sëmundje virale tepër infektive prek pjesë të ndryshme të trupit.

Mund të sulmojë organet, si veshkat dhe mushkëritë dhe të shkaktojë çështje dytësore shëndetësore. Megjithëse një kollë e thatë, probleme me frymëmarrjen, ethe dhe dhimbje trupi janë simptomat e zakonshme të Covid-19, disa njerëz mund të përjetojnë gjithashtu skuqje të lëkurës, konjuktivit dhe diarre.

Një studim i ri ka zbuluar gjithashtu se disa njerëz mund të përjetojnë simptoma të syve që shpesh mund të ngatërrohen me ndonjë infeksion tjetër të syve. Sipas studiuesve në Universitetin Anglia Ruskin (ARU), dhimbja e syve është treguesi më i rëndësishëm se mund të jeni prekur nga Covid-19. Ky studim i ri u botua në revistën BMJ Open Ophthalmology.

Studimi zbuloi se dhimbja e syve ishte më e zakonshme tek pacientët që aktualisht ishin me Covid-19. 16% raportuan se dhimbja e syve ishte një prej simptomave të tyra, 5 % raportuan se kishin pasur këtë gjendje paraprakisht dhe 18% vuanin nga fotofobia (ndjeshmëria ndaj dritës) si një prej simptomave që kishin.

3 komente në “Kujdes: Dhimbja e syve dhe ndjeshmëria ndaj dritës mund të jetë simptomë e Covid-19”

  1. Gjeje says:

    Kam degjuar qe kruarja e sumes eshte simptoma me e sigurte.

    1. Shenjestra says:

      Te marte drqi o Gjeje.Na bere qe kemi qeshur me lote.Vetem te suma nuk na kishte vajtur mendja qe na qenka simptoma me e sigurt.Te pershendes.Ne kete kohe te keqe te pandemise, kemi nevoj per te qeshur.Urime.

  2. Shenjestra says:

    Te marte drqi o Gjeje.Na bere qe kemi qeshur me lote.Vetem te suma nuk na kishte vajtur mendja qe na qenka simptoma me e sigurt.Te pershendes.Ne kete kohe te keqe te pandemise, kemi nevoj per te qeshur.Urime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje