Kryeministri Edi Rama ka publikuar video-mesazhin e artistes së njohur Justina Aliaj, e cila prej ditësh po trajtohet në Spitalin COVID 1 dhe tashmë është drejt shërimit të plotë nga COVID-19.
“Artistja e madhe Justina Aliaj është drejt shërimit të plotë pas shumë ditësh të mundimshme ku shpresa për jetën varej në një fije të hollë shprese. Falë përpjekjeve të stafit mjekësor të spitalit Infektiv, së shpejti do të lërë spitalin, për të vijuar rikuperimin në shtëpi”, shprehet Rama.
Në video Justina Aliaj ka shprehur vlerësimin e saj maksimal për shërbimin e marrë në spital, për mjekët e Shërbimit Infektiv duke deklaruar se pas një sëmundje jashtëzakonisht të vështirë shpresa e saj e vetme ishin mjekët për të cilët artistja shprehet se kanë punuar në mënyrë intensive.
Duke treguar vështirësitë e sëmundjes, Justina Aliaj, ka bërë apel të dëgjohen këshillat e mjekëve për të respektuar masat e higjienës, distancimit dhe mbajtjen e maskës, pasi sëmundja e COVID-19 rrezikon jetën e secilit prej nesh.
“Sëmundjen që më zuri e kam përballuar jashtëzakonisht vështirë, jashtëzakonisht keq, sepse nuk e dija se çfarë ishte diagnoza e shumta për mua ishte grip. Kur humba ndjenjat më dërguan në Infektiv. Këtu u shtrova dhe filloi mjekimi, trajtimi intensiv, ndoshta edhe 10 flakona në ditë sepse kisha një COVID tashmë shumë të avancuar. Kjo zgjati ditë dhe ditë me radhë në shtrat sepse nuk isha në gjendje. Ishte një përjetim i tmerrshëm, me këputje të jashtëzakonshme, me një lodhje mendore po të jashtëzakonshme dhe ato muskujt që nuk do t’i harroj kurrë sikur ishin shkëput nga kocka, asgjë nuk funksiononte, gjithçka përjetoje ishte dhimbja, duhet me thënë pa shpresë, e vetmja shpresë ishte që më mbajtën gjallë doktorët. Kjo ishte ajo që unë e kam në shpirt dhe do ta marr me vete kudo që të shkojë e derisa të jetojë”, – tha Aliaj.
Këngëtarja Aliaj u shpreh se “këta mjekë ishin kaq konseguentë, në radhë të parë nuk harroj shpirtin e tyre përveç asaj çka bënë medikamentet. Nuk harroj kurrë se si ata vinin më thoshin që ne nuk të lëshojmë dhe ti nuk del prej këtu pa u shëruar, do të dalësh prej këtu e shëndoshë, sepse populli ti nuk e di se si ke lexuar portalet, si ti themi ne atyre nuk mundëm të shpëtonim Justinën. Ti duhet të shpëtosh se s’bën. Kurrë nuk e harroj që frymën nga jashtë ma kanë sjellë brenda, kur nuk dija a jam, a s’jam? Kanë punuar në mënyrë intensive doktorët, Tritan Kalo, Najada Çomo që rrinte aq rregullisht me prezencën dhe sigurinë e tyre, me shpirtin që jepte garanci dhe shpresë”.
Duke i bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes, Aliaj tha se “ata e dinë, e shohin, e kanë parë, shpresoj që nuk do e kalojnë këtë mënyrë, që na ka pllakosur në derë, ju lutem 1 mijë herë mos i hiqni maskat, maska sot është jeta juaj, mos provoni atë që provuam ne, ju mjafton eksperienca jonë ”.
??
Jamë mjeke.
Ty moj zonjë që na ke argëtuar dhe shëruar me artin tēnd,
të uroj jetë të gjatë .
POR , EDHE TË FALENDEROJ PËR PFJALËT E TUA TË ZEMRËS DREJTUAR MJEKËVE QË TË SHËRBYEN ME PËRKUSHTIM .
Mjekët sot kanë nevoj për mbështetje të gjithanëshme .
Jam lutur e lutem për shëndetin tuaj, o Justinë Alija.
??
Shërim të shpejtë.
Me shumë dashuri e konsideratë,
Lan XHABIJA