Babai i 25 vjeçarit: Unë i shërbej veç familjes sime e jo politikës, por të mos inskenojnë me protesta sikur ishte vajza ime. Mos na rëndoni më tepër

10 Dhjetor 2020, 01:01Politika TEMA

Marshimi i protestuesve mbrëmjen e sotme u mbyll në shtëpinë e të ndjerit, Klodian Rasha. Babai i 25-vjeçarit që u vra nga policia, Qazim Rasha u shpreh se ajo që i ndodhi atij, uron që të mos i ndodhë askujt. “Unë i shërbej vetëm familjes sime jo politikës, sot varrosa djalin, fajtori të shkojë te vendi që meriton. Mos i raftë askujt, nuk ia dëshiroj askujt” tha ai.

Por a ka pasur kontakte nga familja e efektivit, që i vrau djalin? “As nuk e di, as nuk e njoh, nuk kam asnjë lloj haberi, shteti e di vetë. Drejtësia e di punën e vet. Mos më lodhni më tepër. Më besoni si prind, ai që është babë e di”. Po ashtu, ai tha se nuk ka pasur asnjë lloj kontakti as nga shteti.

Një mesazh ai e kishte edhe për vajzën që pretendoise ishte motra e Klodianit. “Më ka dalë një Bora Rasha, kur vajza ime është me të zeza. Këto inskenimet, mos më rendoni më tepër, kam peshën e barrës”.

Prononcimi i plotë i babait të Klodian Rashës për mediat

Kërkojmë drejtësi. Atë që është për cdo njeri, qytetar, shqiptar, të ri, të moshuar, kërkoj që secili të gëzojë të drejtën dhe të gjejë atë shpresën te shteti, te ligji, te rregulli, te ajo që është e mira për të gjithë, që ti shërbejë, qoftë fëmijës, të rriturit, të moshuarit, që të kemi shpresë, të kemi të ardhme, që rinia të shkëlqejë, të eci përpara, të gëzojë një ditë të re.

Mendoj se vendi është ky, duhet ta ndërtojmë, ngremë, ta rrisim, ta mbështesim të gjithë. Si puna e djalit tim jeni edhe ju të të gjithë, të gjithë mendoni si puna ime, kush është prind e di peshën pak më mirë. Nuk më vjen mirë me dhënë intervista, nuk i shërbej asnjë lloj politike, por familjes sime, ke familja jam i detyruar me i thënë këto për hir të fëmijës që varrosa sot.

Shteti të bëjë punën e vet, të japë drejtësi, fajtori të shkojë në vendin që meriton dhe ne të kemi një fije shpresë dhe mbështetje, dhe të mendojmë se kemi një të ardhme në vend dhe të rrisim fëmijët pa ndrojtje, apo frikë, që të mos ketë frikë të dalë te rruga dhe të kthehet dhe të vijë në këtë gjendje që erdhi i imi. Kjo mos i raftë askujt, nuk ia dëshiroj askujt, ishalla Shqipëria, dita që vjen dot ë bëhet më mirë.

Keni pasur kontakt me autoritetet policore apo shtetërore?

Asnjë kontakt nuk kam pasur, cfarë më kanë thënë të tjerët, unë jam marrë me varrimin, nuk jam marrë me versionet. Por një përgënjështrim me këtë më rëndon dyfish, më ka dalë një Bora Rasha, kur goca ime është me të zezë, quhet Marjeta dhe jo Bora. Një Bora, duke menduar unë jam motra e Klodianit. Këto prapaskenat dhe inskenimet, mos më rëndoni më tepër, se kam peshën e barrës, nuk ka nevojë për të më rënduar më tepër.

Familja e autorit ka kontaktuar, ka kërkuar falje?

As nuk e di, as nuk e njoh, nuk kam asnjë lloj haberi. Ai e di vetë, shteti e di vetë, drejtësia të bëjë punën e vet. Mos më lodhni më tepër, se nuk mundem me u dhënë asnjë lloj përgjigje, më besoni si prind, si familjar, ai që është babë e di, edhe ju do të bëheni nesër, mos i ndodhtë askujt.

18 komente në “Babai i 25 vjeçarit: Unë i shërbej veç familjes sime e jo politikës, por të mos inskenojnë me protesta sikur ishte vajza ime. Mos na rëndoni më tepër”

  1. Revizori says:

    Respekte dhe ngushellime per familjen. Babai duket njeri i nderuar. Ai djali gjynah, sepse nuk pashe rrezik per jeten e policit ne kroniken e Top Channel. Drejtesia te thote fjalën e saj.
    Te tjerat Jane ose maskaralleqe politike, ose idiotesira.

    1. Katundari digital says:

      Ngushellime per kete humbje te madhe.Dikush duhet te pergjigjet per vrasjen jo vetem polici por dhe eproret po qe se punesojne te paafte dhe nuk zbatojne ligjet.Qofte dhe ministri po qe se drejtesia gjen ate te implikuar ne proces.
      Protesta ne nje rast te tille eshte mese normale.
      Por protesta per te fituar kredi politike dhe aq me teper per te shkaterruar Tiranen eshte krim dhe poshtersi.
      Vetem nje proteste e njejte ne Gjirin e kurvave te Lalezit i ben halet e ketij vendi te kuptojne se cfare po bejne sot.

  2. AristidhGolemi says:

    Bravo dhe ngushellime. Keta idiotet qe bejne si palaco me nje fatekeqesi, shume turp!

  3. Them une says:

    Une ty si prind te shpre ngushllimet e mi met sinqerta pa varsishte se sa faje Ka pasur djali i jote ne at histori ai polic ishte dashtur qe ta kishte mangjurae situated ndryshe!! Por ti NUK duhet qe ne emert te djalit dhe te familjes tende te lejoshe disa kriminela hajdute e vrase si Lulzim Basha Sali berisha e ilir Meta qe te na shesin morale dhe prradhate e tyre te deshprume

  4. Albana says:

    ? ? Zoti I dhente fuqi familjes sidomos prinderve per kete humbje te birit te tyre. Pa fjale.

  5. Emigrant says:

    Ngushellime per humbjen e djalit. Ke folur me mencuri, urtesi e ndershmeri. Mbahu fort per familjen dhe te dashurit.
    Me nderim e respect te thelle.

  6. TURI EMIGR says:

    NGUSHELLIME FAMILJES. E CMOJ SHUME QENDRIMIN E KETIJ BABAIT FATKEQ.ESHTE GODITJA ME E RENDE QE MUND TE MARI NJE PRIND. TI IKI FEMIJA NE MOSHE TE RE DHE PADREJTESISHT CFARE BERI ….KRIMINEL ISHTE…. DHE PO TE ISHTE KUSH TE JEP TE DREJTEN PER TA VRARE .AI POLIC TE MARI DENIMIN E MERITUAR. NUK E DI NE SHQIPERI POLICET KALOJNE NE MENYRE PERIODIKE TEK PSIKOLOGU APO JO. ME E CUDTESHMJA ESHTE DHE REAGIMI I SHUME KOMENTUESVE DUKE I DHENE TE DREJTEN POLICIT .KJO TREGON SE NE SHQIPERI CFARE VLERE KA JETA . O NJEREZ IKU NJE NJERI U VRA U SHUA NJE JETE U SHKATERUA NJE FAMILJE, DHE LARG QOFTE MOS KETE PASOJA NE FAMILJEN E POLICIT SIC NDODH NE TE TILLA RASTE NE ALBANIST-HANE. DHE ME IPOKRITJA NJE DREJTUES PARTIE I CILI KA NE SHPATULLAT E TIJA 4 TE VRARE SHKON PER NGUSHELLIME….O ZOT.

  7. Partizani Velo says:

    Mjer ti thuaj qe humbe femijen…cfaredo te ndodhe…edhe ta fusin ne burg perjete ate policin qe e vrau, prape femijen nuk ta ringjall njeri. Protesta mire ishte qe u be, por ja qe disa rrugace te PD perfituan nga rasti dhe bene ate qe dine te bejne ata si gjithmone.

  8. Illyria-Shqiperia says:

    Ngushëllime!

  9. pjeter says:

    Ha mor igjore,dhimjen qe provon ti nuk e provon akush,ngushellime te sinqerta.Per nje prind,eshte nje katasteof e perheshme,kurse keta qelbesira,shfrytezojne vdekjen e djalit te tij,duke ja shtuar dhimbjen familjes.Kaluan disa dite,Lulush palloshi fluturon ne Hollande,kurse babes nuk ja heq dhimbjen askush deri diten e dundit te jetes .

  10. 19 says:

    bravo dhe ngushellime familjes se ishte djale ne lule te rinise .por mos lejo kra vandal te te prishin emrin dhe burerine .u prefte ne paqe?

  11. Pipistreli says:

    Lerini keto njerez ne hallin e madh qe i ka zënë,mos i rendoni me teper per interesat e juaja politike,o te pa fytyre.Zoterise dhe familjes se tij i shprehim ngushellime te sinqerta dhe zoti i dhente force dhe durim qe sadopak ta kalojne kete fatkeqesi .

  12. Martin says:

    Bravo shqiptar i vertete! Djali yt mund te jete vrare edhe nga ata qe sajojne motra te rreme!?

  13. Ngushellimet me te thella! Nje baba dinjitoz, zemermadh.

  14. alex says:

    ngushellimet me te sinqerta per kete baba, me kete dhimbje kaq te madhe qe e zuri, por qe keta plehrat e pd-se dhe lsi-se po e shfytezojne per te djegur shqiperine, keto plehra te vrasin naten dhe te qajne diten, mezi po e prisnin kete vrasje hienat e pd-se dhe lsi-se, mos thene qe edhe mund ta kene inskenuar vete kundrejt nje shume te majme per ate policin . keta te gjitha i bejne, e kane provuar keto 30 vjet.

  15. tomas says:

    Me bene pershtypje pyetja primitive e gazetarit : A ka pas kontakte me familjen e policit? Pse hakmarrje e Lek Dukagjinit eshte,? Ishte ne krye te detyres , i perket hetuesise te vendosi. Ketu ne Rome ku jam po nuk i ndalove policise kur te kerkon ndal e hengre

  16. Ngushellime te sinqerta familjes. Nje interviste me se korrekte.. dhimbja eshte e madhe por askush nuk duhet lejuar te abusive me fatkeqesine e tjeter.
    Mbeshtes protesta ne heshtje ne disa qytete te shqiperise…..

  17. tropoja says:

    burr zotni,gjynah qe sigurimi shtetit e hafijet e edvin mafis inskenojne drama te ketilla familjare tuj pretendu se ajo vajza asht e familjes tyne,gjynah e turp per qeverin e sigurimsat vetem e vetem me perça shqiptart kunder edvin serbit qe lun me mortjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje