Biblioteka Kombëtare mbyllet përkohësisht: Shkak dëmet gjatë protestës së djeshme

11 Dhjetor 2020, 11:45Sociale TEMA

Për shkak të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së ditës së djeshme, Biblioteka Kombëtare njofton se do të mbyllet përkohësisht.

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, stafi i bibliotekës bën me dije se është ngritur Grupi i Emergjencës për të marrë masat e menjëhershme për riparimin e dëmeve të shkaktuara dhe rikthimin në normalitet.

“Për shkak të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së ditës së djeshme, 10 dhjetor 2020, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë do të mbyllet përkohësisht, deri në një njoftim të dytë.

Ju bëjmë me dije se është ngritur Grupi i Emergjencës për të marrë masat e menjëhershme për riparimin e dëmeve të shkaktuara dhe rikthimin në normalitet.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”- njofton biblioteka. (TemA)

2 komente në “Biblioteka Kombëtare mbyllet përkohësisht: Shkak dëmet gjatë protestës së djeshme”

  1. roza says:

    Ku dine shpellaret se cfar jane libret bile dhe shpellaret e tipit Besnik Mustafaj qe ben gjoja libra nuk di cjane librat keta jane ap te trashe sa ne nje kohe ky idjoti Mustafaj thosh jam me i madh se Kadare. Keta jane maloket shpellare.

  2. demokrati says:

    Ky eshte agresion Shqiperise, jo reagim ciliv e qytetar per nje ngjarje tragjik.Po sulmohet memorja historike dhe kultura e kombit.Ata qe djegin jane masha dora jane banditet qe i japin ze barbarise, bushat, shkullak,lubonj, cela.Ata jane te gjithe bashke, vemje komuniste qe kurr nuk ngopen me gjak shqiptaresh, islamiste pasuesit te haxhiqamilt te paguar me paret e Iranit qe baresin nga nje studio ne tjeter.Ka ardhur koha qe fqinjet po aktivizojne brezin e trete.redon meksi, djali i ish kryeministrit dhe nipi i evzonit vullnetar ne Azine e Vogel, nipi i oficerit te megaildhes, eshte fytyra “qytetare” e perpjekjes per nje zjarrvenie te re si ajo e 97 kur djali i banditit evzon i vuri zjarrin Shqiperise jo vetem me paaftesine dhe papergjegjshmerine e tij.Ne cdo kapercyell historik te kombit shqiptar ata jane te kudondodhur ne krye te shtetit, ne media ne ekonomi.Asgje muk eshte rastesore, ata synojne shkaterrimin e memorjes , te shkuaren dhe te ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje