Milva Ekonomi: LSI dhe PD paguajnë fëmijët për të protestuar, të hetohen

13 Dhjetor 2020, 19:20Politika TEMA

Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi thotë se kërkesat e protestuesve janë të paqarta dhe se ato kanë ndryshuar herë pas here. Në një interviste për Euronews Albania , Ekonomi kërkoi dhe të hetohet për përfshirjen e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në financimin e këtyre protestave.

“Nuk e di se çfarë kërkojnë. Drejtësia është duke vepruar dhe duhet të presim deri sa të marrë një vendim. Protesta të dhunshme nuk janë të hijshme për një demokraci në ndërtim”, shprehet znj. Ekonomi.

Është e pafalshme që të përdorën fëmijët. Paratë për të blerë një fëmijë janë shumë të pakta. Demaskimet që kanë dalë se LSI dhe PD po paguan këta fëmijë të hetohen dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë çështje. Nuk është standard demokratike dhe evropian”, theksoi deputetja e PS-së.

Milva Ekonomi shtoi më tej se, policia është sjellë shumë paqësore dhe nuk ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve por e kundërta ka ndodhur tha ajo. Sipas znj. Ekonomi situata e krijuar prej 5 ditësh nuk është e mirë as për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

“Qeveria socialiste e njeh institucionin e protestës por ajo nuk mund të shoqërohet me dhunë dhe ndërkohë nuk mund të shoqërohet as me vendosjen e minorenëve në krye të dhunë dhe për më tepër duke i përdor këta minorë përkundër pagesë.

Nuk e di mesazhin që duan të përcjellin. Këto forca politike a nuk e kanë të qartë që kemi zgjedhje më 25 prill? Jemi duk u përgatit për zgjedhje dhe në qoftë se veprohet kështu kjo nuk është e shëndetshme as për ditën e zgjedhjeve”, përfundoi znj. Ekonomi.

6 komente në “Milva Ekonomi: LSI dhe PD paguajnë fëmijët për të protestuar, të hetohen”

  1. Taulant says:

    Boll moj baxhell ndyresir grua .
    Vazhdo hidh firmat per dhenien e pasurive te vendit koncensioneve te kryeministrit.

    1. Bato says:

      Taulant, vrap te shqupi se mbaroi grosha. Po ik shkerdh…u or shpellar, ke goj me ofenduar nje grua ti

    2. Fshatari i pabes komunist idiot says:

      Taulant po nuk shkoi kjo mafiozja tani me kembet e saja , do te shkoje mbas Prillit me pranga ne duar ,sepse humbja eshte e permasave gjigande e fitimi i ketyre mafiozave eshte e pallogariteshme ..

  2. Bato Bajga krenar says:

    Taulant respekte – edhe unë i besoj njeriut të vërtetë
    dhe e VERTETA ultimate nuk varet nga PD apo PS

  3. Ilir says:

    Nqs se eshte e vertet kjo , dhe besoj qe eshte e vertet,.
    Ateher kujt po i ankoheni? Perse nuk i procedoni penalisht por arrestoni adoleshentet? Apo prisni qe te nderhyne forcat e natos?
    Vetem llafe keni perfundimish, llafe llafe llafe

  4. Konjak says:

    Mos fyej femijet . Ekonomi , keni dale jasht te drejtave tuaja , jini duke fyer femijte , keni hyr ne te drejten e femijeve . Nese besoni ne Zot apo Natyre mos fyeni edhe femitet tuaj –niper mbesa — nese keni . Femijet s’jan atje per lek , por ashtu mendojne , se mund te japin edhe ata ndihmesen e tyre ne proteste . Nese pyet , c’far kerkojne atje , ti e di me mire , se sa ekonomi u siguron pushteti familieve te tyre . Kerkojne te jetojne si ti , dhe farefisi jot , si ju , qe pushimet i beni ne Dubai , si femijet niprit dhe mbesat tuaj qe shkollat i beni ne SHBA e Evrope ; A nuk jane , femije , si tuajt , edhe femijet tan ??!!,, Ja pra zonje , se c’far kerkojne femijet tane , ne protesta ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje