Ministrja Kushi jep detaje për rifillimin e shkollave: Pushimet dimërore do të jenë më të gjata

13 Dhjetor 2020, 21:00Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar se këtë vit pushimet dimërore për nxënësit do të jenë më të gjata, ndërsa shtoi se është në komunikim me Komitetin Teknik për vijimësinë e zhvillimit të mësimit.

Ajo u shpreh se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për rifillimin e mësimit, por datat më të përafërta janë ato të 11 dhe 18 janarit.

“I vetmi sinjal që kemi është që pushimet dimërore do të jenë më të gjata. Akoma nuk e kemi vendosur nëse do të jetë 11 apo 18 janar fillimi i shkollës. Theksoj se dinamika e pandemisë do të ndikojë në vendimmarrje”, tha Kushi në Abc News.

Ministrja theksoi se efikasiteti i mësimit fizik nuk është i njëjtë me atë online, por vendimi për mësim të alternuar u mor për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

1 komente në “Ministrja Kushi jep detaje për rifillimin e shkollave: Pushimet dimërore do të jenë më të gjata”

  1. Lili says:

    Mos po na behen vatra protedta shkollat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje