Sociologu Gëzim Tushi thotë se “është një turp i madh social që do të mbetet gjatë në mendjen tonë”. Ai thotë se ky është rasti i parë në Shqipëri ku fëmijët përfshihen kaq masivisht në protesta.
“Besoj se kjo është tërësish te gabua jo vetëm nga pikëpamja ligjore por edhe nga pikëpamja kulturore dhe qytetare. Unë nuk e di se çfarë përfitimesh dhe çfarë kapitali politik mund të nxjerrim duke i futur fëmijët në një rrugë të gabua”, deklaroi sociologu.
“Në vend që t’u mësojmë kulturën qytetare po u mësojmë rrugën e dhunës dhe në një farë mënyre këta fëmijë nesër do të bëhen qytetarë dhe do të mendojnë se vetëm nëpërmjet dhunës mund të arrihen rezultate”, shtoi z. Tushi.
Ai e konsideron të drejtë kauzën e protestës por ka dy çështje të diskutueshme duke iu referuar shikimit të njëanshme të drejtës për të protestuar dhe ana tjetër të drejtës së shtetit për të mbrojtur pronën publike dhe private.
Z. Tushi shtoi se nuk ka të dhëna por theksoi se dyshon që përfshirja e fëmijëve mund të jetë instrumentalizuar apo nxitur.
“Besoj që prania e fëmijëve në protestë është një proces i instrumentalizuar. A është me para a është me mendjelehtësi apo është me idenë që fëmijët janë të mbrojtur nga ligji dhe ata mund të bëjnë veprime që nuk i kap ligji, mua më duket cinike dhe një turp i madh social”, tha ai.
Në tollovinë e madhe shtoi sociologu ka rënë dhe vetë shteti dhe përgjegjësia kryesore është e qeverisë pasi duhet të gjejë një formë komunikimi ndryshe, më të butë dhe autokritik.
“Nuk mund të lahen duar si Ponc Pilati me atë që ndodhi. Përgjegjësia është e qartë nuk është vetëm e policit që e kreu aktin por është edhe strukturave të tjera të Policisë së Shtetit, të Ministrisë së Brendshme që duhet të shikojnë disa gjëra tek vetja dhe të japim një mesazh më të qartë te qytetari për ndjenjën e përgjegjësisë që kanë për këtë që ndodhi”, përfundoi z. Tushi.
Ky eshte “Edukimi” Demokratike-NBerishjane??Dhe shikoni…se c´fare Gjeneratash Pritet te “Udheheqe” nde te Ardhmen Shqiperine???
Per Fate te keq, sistemi Socjalo-Shoqerore eshte shume i dibet…keta Femija jane Derguar ne Protesta me Lejen e prinderve, ska se si behet Ndryshe…Jane Niveli i Dobet i Prinderve,dhe si rrjedhoje edhe Femjete e tyre….Vazhdojne me te njeten :Beme Babe te te ngjaje???????
Kjo sjellje nuk eshte e sotme. Haroni qe opozita e sotme ka bere te njejten gje qe nga 2 prilli i 91. Nxirrte ne fillim femijet e shkollave, pastaj grate dhe me vone ishye grupi i zjarrit. Por tani ju erdhi ne tirane se kur behej ne ttethe ju nuk ndibeshit, tani beni te paditurin. Kur vijne per proteste ne tirane me autobusa ju perseri nuk ndiheshit, por shikonit nga ballkonet dhe kafenete te bezdisur sesi keta njerez ordinere erdhen dhe ju prishen qetesine dhe rehatine tuaj aristokrate.
Z.Tushe.
Familjet bastarde nxjerrin pasardhes basterde,Femija i lindur ne nje familje dhe mjedis me edukate te cunguar(jo per faj te tyre ne shumicen e rasteve: shiko SALI BERISHEN) mund te jete i zgjuar (ka patur shume qytetare ne kohen e socializmit qe punonin dhe benin edhe :sherbime” te tjera ne zonat e thella) por eshte e pamundur te behet QYTETAR .
0