Situata e Covid, a do ndryshojë ora policore?

12 Dhjetor 2020, 19:19Sociale TEMA

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet në fillim të javës për situatën e Covid në vend. Burimet thonë se deri tani situata është vlerësuar e qëndrueshme. E vetmja pikë ku po diskutohet është ora policore.

Për shkak të afrimit të festave dhe grumbullimeve të qytetarëve në bar restorante për të festuar, anëtarët e Komitetit Teknik kanë propozuar që të ulët ora policore nga 22:00 të afrohet në 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Vendim ky që pritet të merret nga anëtaret e Komitetit. Deri tani në Shqipëri janë regjistruar afro 800 raste në ditë me një mesatare të numrit të viktimave që arrin në 14 në ditë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje