Ujëvara e Valës në Sinicë dhe dashi i Dhamo Pushanit

12 Dhjetor 2020, 15:59Sociale TEMA

Letër e hapur Kryeministrit, z. Edi Rama

I nderuar zoti Kryeministër,

Po ju drejtohemi Juve me këtë letër publike si mjet komunikimi, sepse me ne ngjau si në atë historinë që përshkruhet në vjershën e Mësuesit të Popullit Petro Nini Luarasi, Dash’ i Dhamo Pushanit.

Dhamo Pushanit i humbi dashi dhe bariu nuk i dilte për zot kësaj pune. As kryepleqtë nuk i jepnin dot dum. Atëherë Dhamoja bën fajtor mbretin për humbjen e dashit

Dashnë tim e humbe tinë,

ti je për gjithë zotonjës

qysh të ngrindem me barinë

kur ty të quajmë mpronjës.

Një nga pleqtë i thotë Dhamos të vijë në vete se nuk ka punë mbreti t’i gjejë dashin atij, mirëpo Dhamoja mendon mirë, sepse për të mbreti, që të shkojnë punët mbarë, duhet të vendosë nëpunës njerëz të patëmetë, të drejtë dhe me integritet, të cilët gjejnë edhe zgjidhjet më të mira për të gjithë.

Parëkryes i vërtetë

kryenëpunës të ti

do-e-mos ve të patëmettë,

dhe fort të çquar njeri.

 

Kryenëpunës’ i mirë

nëpunësit’ e ti

i ve të drejt’ e të dlirë

jo kusar’ e shpirt-ari.

Shkurt, pa u zgjatur më shumë, duam t’ju themi se fshati ynë, Sinica, është pjesë e Devollit të Sipërm, 4 km më poshtë nga fshati Dardhë.

Pas viteve ’90, rinia e fshatit iku në emigracion dhe fshati u tkurr, por nuk u braktis. Që atëherë e deri më sot, 30 vjet, nuk mbajmë mend që të kemi parë ndonjë investim nga shteti, përveçse kemi paguar detyrimet si të gjithë. Nga shteti kemi kërkuar vetëm të na bëhet rruga, 4km nga Dardha, e cila nuk është realizuar ndonjëherë. E kuptojmë. Kjo Shqipëri me halle shumë, ku të bësh punë më përpara! Por tani ndoshta ka një tjetër mundësi, meqenëse po bëhet rruga Miras-Arrëz. Nga Shkallëza, ku ndahet rruga me Arrëzën e deri në Sinicë janë rreth 1.6 km.

Ne e kemi shumë të qartë konceptin se Sinicën do ta bëjnë vetë Sinicarët, dhe nuk ankohemi për këtë, prandaj në këto vite nuk kemi pritur dhe kemi rikonstruktuar vetë shtëpitë, urat, çezmat, madje edhe shkollën, një ndërtesë e vitit 1936, megjithëse aty sot nuk bëhet më mësim. Do ta bëjmë muze. Kostot financiare, sidomos transporti i materialeve, janë më të larta, për shkak të largësisë dhe infrastrukturës së keqe. Nuk e themi për t’u ankuar, thjesht po ju njohim pak me Sinicën.

Vetë kemi bërë edhe ujësjellësin e fshatit në vitin 2015, me kontribut kryesisht të djemve emigrantë, dhe përpiqemi të rrojmë me dinjitet, edhe pse nuk e kemi të lehtë. Jetë me sakrifica!

Kemi fshat të bukur, një fshat karakteristik i juglindjes së Shqipërisë, me shtëpi të gurta  me çati të mbuluara me plloça, me rrugë me kalldrëm , me ura të gurta e me kroje e çezma, me një kishë 170-vjeçare të ruajtur shumë mirë. Kemi edhe shumë kujtime këtu!

Duam të punojmë, bujqësi, blegtori, por edhe turizëm. S’ka vit që të mos e vizitojnë fshatin tonë turistë çekë e francezë. Por ne nuk e kuptojmë turizmin vetëm mish i pjekur dhe lakror në saç, por në radhë të parë natyrë me gjithë bukuritë e saj, me histori, të cilat Sinicës sonë nuk i mungojnë.

Një nga këto bukuri është edhe ujëvara e Valës së Madhe që rrjedh nga burimet e Propasit, të cilën Ministri i Mjedisit z. Blendi Klosi e vizitoi në muajin korrik dhe e cilësoi me një shënim në facebook-un e tij si një atraksion që duhet shijuar. Ndërsa nga deputeti i Korçës z. Ardit Konomi kemi lexuar këtë shënim në facebook-un e tij të datës 21 korrik, shoqëruar me foto e video nga ujëvara: “Sot, në përfundim të procesit të hedhjes së të dhënave për zonat e reja të mbrojtura, së bashku me kolegët e Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura në parkun më të ri natyror të qarkut tonë.”

Mirëpo në faqen Open Procurement Albania lexuam (se fjalë kanë qarkulluar edhe më parë) që nga Bashkia Devoll është bërë një tender për të ndërtuar ujësjellësin e fshatrave Sinicë, Çetë, Miras, Qytezë, më datën 26 tetor 2020, fituar nga ED KONSTUKSION SHPK & ARKONSTUDIO SHPK & NIEM SHPK, dhe uji do të merret pikërisht në burimin e Valës, duke prishur ujëvarën. Në  shënimet e tenderit thuhet se ankesa nuk ka.

Ndoshta kjo është ironikisht e vërtetë, sepse ne si fshat nuk na ka pyetur fare për këtë gjë Bashkia Devoll. Le të na nxjerrë një dokument të firmosur nga banorët që jemi dakord dhe nuk kemi ankesa! Sigurisht që ne ankesa për këtë gjë kemi. Pse mashtrohet dhe në interes të kujt?            Përveç Valës si atraksion turistik, ne si fshat na ikën edhe një burim uji për vaditjen e tokave. Si do të bëhet puna e prodhimit bujqësor?!

Na thonë që uji është i shtetit. Po ne të kujt jemi?!

Të kuptohemi, ne nuk jemi kundër zhvillimit. Ne jemi që edhe ujëvara të mos prishet, edhe fshatrat të kenë ujë. Burime ka plot, por ka edhe plot mungesë vullneti për të gjetur të mirën e të gjithëve.

Na fyen dhe na revolton, si dhe për më tepër na dëmton konkretisht mënyra se si ca njerëz duan të përfitojnë padrejtësisht në kurrizin tonë. Logjika e tyre udhëhiqet ngushtësisht nga fitimi personal dhe motoja Apres moi le deluge! ( pas meje u bëftë qameti!) Ndryshe nuk ka se si të shpjegohet arroganca, gënjeshtra dhe mostransparenca.

Devolli i Sipërm është i pasur me burime ujore. Por a është bërë studimi i zonës për të gjetur burime në të mirë të të gjithëve? Pse u lejua të prisheshin ujësjellësat e vjetër të këtyre fshatrave nga ndërtimi i një hidrocentrali?

Edhe pse fshat i vogël, ky është vendi ynë, dhe pikërisht këtu fillon koncepti i atdheut për ne, ku kemi shtëpitë dhe varret e të parëve. Prandaj nuk e kemi braktisur dhe nuk do ta braktisim Sinicën.

Me besimin se në këtë kohë të trazuar e me një mijë probleme e halle do të gjeni pak kohë për t’u marrë edhe me këtë çështje shumë e rëndësishme për ne dhe se do të jeni në anën e drejtë të saj, ju urojmë punë të mbarë!

P.S. Mjafton të caktoni të merret me këtë punë një njeri të drejt’ e të dlirë.

Me respekt,

Një grup sinicarësh me banim në Shqipëri e nëpër botë:

Fuat Memelli, Stavri Dimashi, Eshref Memelli, Lindita Musaj, Koço Tahiri, Nikoleta Kallço, Anila Qirjazi, Albert Hysolli, Ibrahim Memelli, Luljeta Hoxhalli, Marijon Pano, Ilda Pano, Beqir Memelli, Leonard Memelli, Arthimi Depo, Mirela Sumbulla, Albana Terpini, Entela Hoxha

14 komente në “Ujëvara e Valës në Sinicë dhe dashi i Dhamo Pushanit”

  1. LARG says:

    Vende te bukra, te begata, por e le Presideni kryeministrin te mendoje per ju? Presdentit po per te shpetuar parate e vjedhurai leviz ujet ne rrogoz dhe kerkon ta beje shkrumb Shqiperine per te shpetuar parate e vjedhura.

    1. Nick says:

      Ku ka nje vullnet ka nje rruge zgjidhje.
      Per fatin tuaj o Sinicare kryeministri e kultivon te bukuren dhe eshte kunder prishje se bukurise natyrore. A nuk eshte pedonalja e Vlores nje bukuri e bere nen kujdesin e vecante te tij ?

  2. betixho says:

    Sa bukur e ke shtruar problemin,sa me kulturë,me edukatë me thjeshtësi dhe bukuri.Të lumtë.Sa shumë ka nevojë populli për të lexuar me ëndje,edhe artikuj për një kërkesë të domosdoshme për fshatin tuaj.Dhe jam i bindur që Kryeministri jonë,aqë i kuruar në fushën e artit,përfshirë këtu edhe ligjërimet,nuk do i kalojë pa e parë këtë kërkesë,dhe nuk do ta anashkalojë pa ja u plotësuar.Kur të ketë ndodhur këjo,që me siguri do të ndodhë, edhe Ju do bëni një pershendetje gëzimi.Por unë nuk jam në qeveri apo në rrethet e Kryeministrit,por unë njof mirë afeksionin e Tij për gjithshka me kulturë.

  3. NIkoleta says:

    Kulturë dhe qytetari ! Faleminderit!Zëri i drejtë dhe i dhembshur jo vetëm në mbrojtje të vendlindjes , por edhe në mbrojtje të një monumenti natyror të Shqipërisë që do të mrekullonte çdo vizitor.

  4. Niko says:

    Shumë bukur! Kini bërë mirë që e keni ngritur një problem të tillë për fshatin tuaj, paçka se koha është e turbullt. Unë kam besim se Kryeministri do ta dëgjojë zërin tuaj të shprehur kaq thjesht, po dhe kaq bukur. Shpirti i pastër që reflektoni qytetari. Ju lumtë!

  5. Vala says:

    ————————————————————— Kemi dy jave qe syri sinicar nuk fle, qe
    tensioni lëviz cdo ditë ,Kjo vjen nga sorollatjet, nga fjalët, premtimet e se fundmi zhgenjimi i shkaktuar nga pushtetarët, deputetet,e deri te fjalët e Ministrit për t’a shpallur kurorën e Sinicës, Propos_ Varnicë_. Cipec e deri në majen e Gurit të Strenges,zonë të mbrojtur, Apo jo zoterinj? Nga njera anë premtime për të anulluar studimin, projektin, e marjes se ujit të valës për ujin e prishen të Mirasit, çetes, Qytezes Vidohoves se larger( kufi me Greqinë) si dhe Sinicës fatkeqe e cila s’është kujtuar asnjeherë, s’eshte futur asnjeherë në ndonjë diskutim keshilli bashkiak për të blerë të paktën një investim minimal, por përmendet sot kur Kryetari i Bashkisë ,del në ekran të tv, e i bie gjoksit për furnizimin me ujë të pijshëm të te gjithë fshatrave, që per kete e pershendesim dhe jo vetëm kaq por i urojmë suksese pafund për vepra të tjera në sherbiim të popullit të Devollit,
    Por ama ju lutem i nderuar kryetar pse e fut Sinicën në listën e fshatrave pa ujë kur Sinicaret nuk kanë bere e as bejnë kerkesë për ujë?
    A e dini ju bashkiake të cdo lloj ngjyre se Sinica fal bijve e bijave të saj ka depo uji mbi 45 m kub ujë,e shtepi në shtepi mbi pesë gjashtë cezma?
    Pse e futni Sinicën në listën e fshatrave pa ujë të pishëm, apo të prishni ujvaren e të justifikohen i neser per fonde të harxhuara kot,?
    Mendoni zoterinj sa kosto ka nga Vrima e Ariut deri në Miras e aq më tepër në Vidohove!
    Nuk dimë cfarë inxhinieri e ka projektuar, por si zor se ka menduar për gjithë keto para të hedhura kot ,
    A nuk paska Vidohova e larget burime në gjithë ato male?
    A nuk ka burime Pijoja me Izvorin e bekuar, ku marin sot e mbi 40 vjet ujë banoret e Mirasit, ?
    Ne jemi plotesisht dakort që keto fshatra të kenë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm, por jo kaq doreleshuar me paratë e taksapaguesve ?
    A i kini renë lapsit zoterinj pushtetare sa vete kostoja nga Izvori te Guri i Ariut?
    E bejmë ketë pyetje se keto miliona lek do të shkojnë kot, do vidhen, do shkojnë mbase edhe për fushatën zgjedhore,?
    E themi kete e kemi dhe e theksojmë se SINICA KA UJË Të PISHËM. Nuk duam ujë,kemi boll, duam rrugen Shkallë _ Dardhë për të cilën ju kemi thenë:
    _ Në kohen para viteve 90 e kishim bukuri, kalonte makina në rugen e mirëmbajtur për shtatë palë qejfe,sot ?
    A se shikoni zoterinj, apo mendoni vetëm për shkaterim të bukurisë ujvarrë, për harxhim fondesh?
    Mirë Beni kush ju sheh se ku i futni paratë, në gjithë ata perrenj , kodra e shkembinj ,nga Guri Ariut e gjer te piramida me Greqinë, Vidohove!?
    Cmenduri të besh llogaritjet!
    Projektues për tu patur Zili!
    Vjedhje,,, dhe vetëm vjedhje,
    Ku është? Ja konkretisht në Sinicë,. Kemi ujë, kemi depo,,
    Vetëm disifektim nga Bashkia s’kemi!
    Dikush nga ju, pushtetare të nderuar, ku futeni si në projektin e 2012 dhe sot në celje tenderi, për cdo ngjyre e për cdo krah( majtas_ djathtas), mund të na drejtohet ne banorëve me epitetin vjedhjes të pasurisë ujore,sepse S’paguajmë takse uji!
    Po ! E vertetë!
    Po faji i kujt eshte?
    Toni që kemi investuar për të marrë ujin dy km larg, apo tuaji?
    Na jepni paratë e kostos të ujesjellësit dhe vendos sahatin,në cdo porte, por jo t’a futesh Sinicën në projekt!
    Na jepni pushtetare , deputetë të nderuar një kerkesë me shkrim nga populli apo kryeplak sinicar që bën fjalë për ujë të pijshëm!
    Dijeni se Sinica ka pasur cezma që herët , që më 1922, eja shikojeni sa bukur u rikostruktua. nga djali emigrant, Sotiraq Karamelo,
    Më 1965 prap me shpenzimet e veta sinicaret ndertuan gjashtë cezma!
    Më 2015 persëri investim i Albert Hysollit me një depo bashkekohore( po bashkia s’na e disifekton), me burim në distancë dy km ,!
    Ej, zoterinj pushtetarë, deputete, cdo gjë sinicari e ka berë vetë pa asnjë ndihmë nga shteti si dje , para 90_es e sot në shek, e 21 në vitin 2020, kur ju pa piken e turpit
    Nga njera anë çireni me slloganet për Devollin e Sipërm, nga ana tjetër celni fondin për të shkatrruar Valën, ujvarën, e vetmja në pellgun juglindor,
    Apo ka tjeter zoterinj?
    Mbase ju besdisa zoterinj por shkrova dhe per ata
    sinicare, qoftë dhe me epitete deputeti, apo ata me tituj shkencorë që e duan Sinicën , kujtohen për të , vetem më 20 maj!
    Sa keq ! Shkruaj !
    Kerko llogari, për shkatërrimet që na ka sjellë e po na sjell karikja e korruptuar e pushtetarëve, e deputeteve,,,,
    S’kanë faj ju duhen vota,!
    Të vjelin ato të shumtat mbi dymijë, pa Sinica le të digjet për ujë!
    Sa miopi e theksuar!
    Po tokat per t’u vaditur?
    Po hidrocentrali more bos i tij

  6. Berti says:

    ~~~ Nuk e kuptoj dhe se imagjinoj se si mund ti meret uji nje ujvare qe e ka falur zoti kete bukuri qe bota e krijon teknikisht
    A mundet te jene te qete zoterinjte e firmes se ndertimit te ujesjellesit kur ta shohin pa uje kete
    A mundet deputetja e zones,deputetet e qarkut te jene te qete ,cfare mision i vune vetes kur u votuan dhe keshtu ja shperblejne zones
    A [email protected] z Eduart Duro te jesh i qete dhe mendon se ke kryer misionin tend ndaj zones qe te ka mbeshtetur
    A do jene te kenaqur banoret e fshatrave tona dhe a kane sjellje europiane ndaj natyres,a mund te quhemi ne njerez qe e duam vendin tone,duke pare thjesht nje interes pa menduar me gjate perspektiven
    Une si ndertues do ta refuzoja te bej nje akt te tille
    Ne si banore te Sinices sja kemi nevojen ketij ujesjellesi qe do na ndertoni
    Ju zoterinj te firmes qe paraqitet tenderin mashtroni e genjeni per ujesjellesin e Sinices dhe uroj ta beni dhe ju ashtu me ato parametra por jo tek vala ,ne Pijo aty ku eshte i vjetri se shkruani qe doni 7 litra uje dhe ai i matur nga specialiste ne vere ne periudhen me te keqe te furnizimit kish 10 litra
    Por aty ne “Pijo” ka dhe 4 burime te tjera qe nuk shterojne kure e shume lehte per tu mare e transportuat ne Cete e Miras e per te furnizuar edhe nje here kete popullsi
    Nuk e kuptoj pse zgjidhni kete menyre te gabuar qe i merni lumit devoll nje nga deget kryesore qe e furnizon ate,
    U lejua nje HEC qe ujin e lumit e futi ne tubacion e per me teper se 2 km ka thare lumin
    Tani po beni krimin tjeter ekologjik duke e thare edhe per 2 km te tjera .Malin e Moraves e prene e shkateruan teresisht ,tani ka dale filizi i ri,ja hiqni ujin zones se gjelber ,a eshte dikush qe mendon per kete zone e seshte ” cmendur” akoma
    Cfare do tju ngelet kur kete bukuri te natyres do jau kujtojne si shkaterues te saj dhe njemije banore do ju japin mallkim juve zoterinj dhe familjeve tuaja
    Ne presim ti therisni ndergjegjies
    Ujin e burimet i keni ku ti merni
    Juve zgjidhni formen e shkaterimtarit
    Ju lutem, ju luten te gjithe banoret e fshatit Sinice edhe perreth qe mos kryeni kete marezi,reagoni ne kohe e me mend per te miren e te gjitheve,tuajen ne fillim
    Ne kemi besim se do i therisni ndergjegjies zoterinj te nderuar
    Thirja jone eshte nje ze
    MOS SHKATERONI UJVAREN

  7. Leonardi says:

    Eshte nje bukuri e rralle dhe aset i pa’çmuar nuk duhet të lejohet kurrsesi kjo marrëzi , të ndërhyet nga organet kopetente . Jo të shkatërrohet .

  8. Gimi says:

    Ketij fshati I jane bere shume padrejtesi me natyres. Prere pyjet, tharre 2 km lume, lene pa rruge,pa shkolle, pa sherbime publike dhe tani duan ta thajne fare duke marre ujin e ksaj bukurie dhe lumit qe kalon mes fshatit. Kam qene vizitor ne kete fshat dhe ndihem shume keq kur lexoj komente nga banoret e tij qe shprehin keqardhje pasi eshte harruar 30 vjet.

  9. Mesuesi says:

    Sinica eshte fshat 18 km larg Korces,nje perle ku zoti e ka bekuar me pyje,kullota, uje,me ujevaren e Vales.
    Germimet arkeologjike tregojne per nje fshat mbi 2700 Vjecar.
    Gjate viteve shume pushtues kane kaluar ne fshat dhe ai ne kembe ka qendruar,bukurine ja kane cmuar dhe nuk e kane shkateruar.
    Po tani o Zot cpo ndodh? Duan ta zhdukin nga harta. Zot ruaje ate nga shqiptaret. Ka 30 vjet qe i presin pyjet,tani ska ku te kendoje qyqja. A ka drejtori te mbrojtjes se pyjeve? Shikoni Raun e Varnices si ka ngelur
    Para dy vjetesh I moren lumin e bene hidrocentral pa pyetur banoret, duke ju shkaterruar tokat.
    Tani duan te prishin dhe ujevaren e Vales kete perle te zones. Kesaj I thone vete shkruaj e vete vulos,asnje nuk te pengon.
    Presim ta pengoje kte shkaterrim Ministria e Turizmit dhe mjedisit.
    Kush prish Valen u prishte nga mendte.

  10. Linda says:

    Ujesjellesi i Jashtem dhe i brendshem fshati Sinice, Cete, Miras Qyteze Njesia Administrative Miras, Bashkia Devoll

    Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Devoll
    Institucioni Prokurues Bashkia Devoll
    Objekti i Tenderit Ujesjellesi i Jashtem dhe i brendshem fshati Sinice, Cete, Miras Qyteze Njesia Administrative Miras, Bashkia Devoll
    Nr. Reference REF-72742-09-23-2020
    Vlera / Fondi Limit 150 000 000,00
    Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
    Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
    Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
    Data e Njoftimit te Tenderit 24-09-2020
    Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 26-10-2020
    Data e mbajtjes se tenderit 26-10-2020
    Nr. i Operatoreve Konkurues 4
    Operatore Konkurues ED KONSTUKSION SHPK & ARKONSTUDIO SHPK & NIEM SHPK
    ILIRIADA SHPK
    RAFIN COMPANY SHPK
    VIANTE Konstruksion
    Operator Ekonomik Kontraktues ED KONSTUKSION SHPK – ARKONSTUDIO SHPK – NIEM SHPK
    Oferta fituese Leke pa TVSH 147,992,038
    Data e shpalljes se fituesit 10-11-2020
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 177 590 445
    Data e lidhjes se kontrates 16-11-2020
    Kohezgjatja e kontrates 12 muaj
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa.
    Janë Skualifikuar operatorët ekonomik:
    1. “ILIRIADA SHPK, për këto arsye:
    – Ka mungesa te shumta ne plotesimin e kapacitetit ekonomik, financiar dhe teknik.
    2. RAFIN COMPANY SHPK, për këto arsye:
    – Nuk ka paraqitur asnje dokument per te permbushur piken;2.2.3 Një dokument që vërteton se i ka plotësuar të gjitha detyrimet e taksave dhe tarifave vendore, për vitin 2019 dhe 2020.
    3. VIANTE Konstruksion, për këto arsye:
    – nuk permbush kerkesat e pikes 2.3.5-Operatori/et ekonomik duhet të kenë në stafin e tyre personel të kualifikuar/çertifikuar minimalisht: 4 (kater) punonjës saldatore të pajisur me Çertifikatë e Kursit te Unifikuar/saldim lëshuar nga Institucione ofruese te formimit profesional të akredituara ose nga organizma ndërkombëtare akreditues të njohur nga Republika e Shqipërisë. 3 (tre) punonjës hidraulike të pajisur me Çertifikatë e Kursit te Unifikuar/hidraulik lëshuar nga Institucione ofruese te formimit profesional të akredituara ose nga organizma ndërkombëtare akreditues të njohur nga Republika e Shqipërisë. 1 (nje) punonjës elektriciste të pajisur me Çertifikatë e Kursit te Unifikuar/elektricist lëshuar nga Institucione ofruese te formimit profesional të akredituara ose nga organizma ndërkombëtare akreditues të njohur nga Republika e Shqipërisë.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per ED KONSTUKSION SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per ED KONSTUKSION SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per ED KONSTUKSION SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per ED KONSTUKSION SHPK viti 2019-2020

    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per ARKONSTUDIO SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per ARKONSTUDIO SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per ARKONSTUDIO SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per ARKONSTUDIO SHPK viti 2019-2020

    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per NIEM SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per NIEM SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per NIEM SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per NIEM SHPK viti 2019-2020
    Buletini i Prokurimeve Publike

  11. Albana says:

    Nje shkrim shume dinjitoz , duke perfaqesuar shqetesimin unanim te gjithe sinicareve kudo qe ndodhen brenda dhe jashte vendit , per nje padrejtesi qe po projektohet te behet nga nje grup njerezish , ndaj nje bukurie natyrore te rralle ! Nuk e kuptojne keta njerez qe shkaterrimi i monumenteve te bera nga dora e njeriut apo shkaterrimi i monumenteve te natyres denohet me kodin civil dhe kodin moral? Si mund te vihet dore ne natyra e mrekullueshme e Sinices paqesore dhe me kulture te pakrahasueshme???! Kjo behet per interesa te ngushta perfitimi monetar ! Ne nuk e lejojme qe te ndodhe kjo padrejtesi,.

  12. Albana says:

    Nje shkrim shume dinjitoz , duke perfaqesuar shqetesimin unanim te gjithe sinicareve kudo qe ndodhen brenda dhe jashte vendit , per nje padrejtesi qe po projektohet te behet nga nje grup njerezish , ndaj nje bukurie natyrore te rralle ! Nuk e kuptojne keta njerez qe shkaterrimi i monumenteve te bera nga dora e njeriut apo shkaterrimi i monumenteve te natyres denohet me kodin civil dhe kodin moral? Si mund te vihet dore ne natyra e mrekullueshme e Sinices paqesore dhe me kulture te pakrahasueshme???! Kjo behet per interesa te ngushta perfitimi monetar ! Ne nuk e lejojme qe te ndodhe kjo padrejtesi,.

  13. Pak drejtesi says:

    Eh Zot I madh coja ne vesh kryeministrit te gjitha keto padrejtesi qe I jane bere ketij fshati qe nga 1990 se vetem ai ju vjen hakut shkatrrimtarve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje