Protesta e PD Shkodër: Edvini e don popullin e vet prandaj e vjedh dhe e vret, të ngrihemi në revolta masive

12 Dhjetor 2020, 11:51Sociale TEMA

Ashtu siç kishte paralajmëruar kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, ka nisur në këtë qytet protesta e cila thuhet se është për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rashës.

Ndërkohë që protestuesit marshojnë në pedonalen e qytetit thërrasin vazhdimisht “Rama ik”, “Polici e krimit!”, ndërsa bëjnë thirrje për te vendosur drejtësi për Klodianin.

“Edvini e don popullin e vet, prandaj e vjedh, prandaj e vret”, është mbishkrimi ironik në pankartat e disa protestuesve.

Në protestë vihen re edhe prezencë e figurave politike si anëtarë apo kryetar të degëve të PD dhe LSI dhe simpatizantë të tyre.

Që në fillim të grumbullimit ka pasur plasje të kapsollave nga disa të rinj, por që situata është ende e qetë.

Një tjetër protestë pritet të zhvillohet sot edhe në Tiranë, ku si zakonisht demonstruesit do të përqendrohen para Kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Policisë dhe në rrugët e ish-Bllokut.

Kujtojmë që edhe dje pati përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, ku qytetarët qëlluan me gurë dhe shkatërruan objekte të ndryshme, ndërsa “blutë” u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

6 komente në “Protesta e PD Shkodër: Edvini e don popullin e vet prandaj e vjedh dhe e vret, të ngrihemi në revolta masive”

  1. vol vola says:

    sigurisht mire ke menduar, kerkon qe ne proteste te flase arkimed lushaj si i delguar iisis-t si perfaqsues i muslimanve dhe afimohet si udheheqes i ri i opoites pd-lsi ose si vellezerit tij te ngarkuar iliri saliu cim prka enikolle lehsi

  2. Tuk Tuk says:

    Raca me moterqire qe ka kombi 100 vite ne sherbim te vatikanit,turkut,serbit..po kurre Shqiperise….

    1. Xhejms says:

      Tuk tuk, me duket se je i sakte. Mender ne jemi m. Ju flm.

  3. Cufi says:

    Edit ti rruani topet

  4. TTT says:

    Nuk do fitosh asgje o karakurve ordinere. Prangat do marresh

  5. Li says:

    Shkoni mani voltanen o malazest e shkodres se shkodran ska kund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje