FOTOT/ Shkatërrimet pas protestës së dhunshme: Ambasadorja e Suedisë i bashkohet punonjësve zjarrfikës për pastrimin e qytetit

12 Dhjetor 2020, 10:58Sociale TEMA

Pas protestës së mbrëmshme në Tiranë, kryeqyteti ditën e sotme është rikthyer në normalitet.

Punonjësve të forcave zjarrfikëse, të cilët kanë punuar përgjatë natës për të pastruar rrugët e shkatërruara nga protestuesit, u është bashkuar edhe një grup vullnetarësh nga ambasada e Suedisë ku mes tyre ka qenë për të kontribuar edhe ambasadorja Elsa Håstad.

Ajo poston një foto me një grup zjarrfikësish duke shprehur falënderimet ndaj tyre.

11 komente në “FOTOT/ Shkatërrimet pas protestës së dhunshme: Ambasadorja e Suedisë i bashkohet punonjësve zjarrfikës për pastrimin e qytetit”

  1. Trotski says:

    Respekte Znj.Ambasadore e Suedise .

    1. Kure njeriu ndryshone me Talibane says:

      Rrespekt per te pa fund nje njeri i botes se kulturume dhe njerzore poshte babarija e Talibanve

  2. taksapaguesi says:

    Sepse ambasadoria vjen nga nje vende qe ka shtet. Policia ,zjarrefikesit, personeli i ndihmes se shpejte mjeksore apo cdo punojes shteti ne detyre vleresohet dhe falenderohet per punen shume te veshtire qe bejne edhe kur nuk ja dalin ngjanjeher.. Nuk ju behet gjyqi ne media dhe politika apo dergohen gjykatave nga qeveria e tyre.

  3. tit fasuli says:

    po monika kryemadhi ose zonja pare pse nuk doli me te, ku ishte zonja e pare. po grida duma e elisa spiropali pse nuk dolen

  4. Lili says:

    T’i respektojme punetoret ne cdo vend gjate punes se tyre kur e bejne si duhet!

  5. Titi says:

    Ne do te shkojme ne Evrope kur te pastrojme rruget, kur te mos hedhim plehra nga ballkoni, kur te mos peshtyjme ne ashensor dhe neper rruge, kur te paguajme me fature taksat dhe kur te kerkojme me force qytetare te drejtat tona, pa shkaterruar ne vetem 2 dite, por te kerkojme cdo dite ne menyre te civilizuar te trajtohemi si qytetare, kur te luftojme qe qyteti te mos shkaterrohet cdo dite nga pallate monstruoze (te mos shqetesohemi vetem per zbukurimet e djegura nga adoleshente te manipuluar, qe jane pasqyre edhe e nje rinie pa te ardhme), kur te mos paguajme mjekun, pedagogun, gjyqtarin, etc, te tjerat qe lidhen me keto palo parti, qe nga njera ane vjedhin tendera, dhe nga ana tjeter shkaterrojne qe te vijne ne pushtet per te vjedhur tendera dhe per te ruajtur parate e vjedhura, pra keto jane histori te shemtuara teper te njohura tashme qe nuk lidhen fare me interesat e shoqerise, por te individeve me pushtet, sot dhe dje, qe kane bere kerdine ne kete vend, pikerisht se i kemi lejuar ne, te na trajtojne si dele dhe jo si qytetare. Rruga jone fatkeqesisht eshte shume e gjate dhe ka te beje ne radhe te pare me mungesen e nje kulture qytetare si shoqeri, te tjerat jane pasoja dhe llafe boshe qe mbushin Tv dhe gazetat.

  6. Tina says:

    Kjo eshte qytetari pa fjale.
    Pa koment..
    Ajo e quan detyre qytetare kontributin ne komunitet. Edukim qe mesohet qe ne kopesht ne Suedi.

  7. Shqiptari says:

    E qarte Zj. Ambasadore!
    Faleminderit per mesazhin!

  8. vlora says:

    titi nje bravo te madhe per c ka ke shkruar . rinia shqiptare eshte me poshte se zero . shqiperia do behet me keq akoma sepse ska njerez te se ardhmes . ne shqiperi injoranca eshte ne lulzimin e saj turqit po punojme shume mire me kosovaret dhe tetoaret islamiste qe dogjen simbolet e krishtlindjes

  9. Tr says:

    PROTESTATJANE NJE SKENAR I STISUR ME KOHE, NGA TRE BABELOKET E SHQIPERISE. RAMA, BASHA, META. NGA KETO PROTESTA TE DHUNSHME, QE KANE QELLIM VETEM DESTANILIZIM, TANI ESHTE SHUME E DYSHIMSHME DHE VRASJA E ATIJ TE RIU. DUKET E QELLIMSHME, VETEM SI NJE SHKAK.

  10. Qytetari says:

    Ooo po ai djali me maske aty eshte Albani, bravo Alban vertet je per tu falenderuar,djale i pa pertuar edhe pse vjen nga Suedia, gjithmone ne aktivitet e gjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje