Veliaj nga Kavaja: Përpara ecet me drejtësi, jo me dhunë, mesazhi që mora nga familja e Klodit

12 Dhjetor 2020, 18:06Sociale TEMA

Nga Golemi, ku ka vizituar Xhaminë e zonës, e cila sot u pajis me certifikatën e pronësisë pas disa vitesh në pritje, drejtuesi politik i PS për Kavajën, Erion Veliaj, përcolli një tjetër mesazh lidhur me protestat për vdekjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha. Ai pohoi se sot kishte vizituar familjen Rasha për ngushëllim, teksa shprehu vlerësime për familjarët e të ndjerit.

“Sot kam patur një ditë reflektimi, teksa kalova pak kohë me babain fisnik të Klodian Rashës dhe familjen e tij dinjitoze, të cilët më dhanë një mesazh: Se duhet të punojmë dhe të ecim përpara me mirësi, jo me dhunë, jo më vandalizëm. Ka një kohë për shi, ka edhe një kohë për diell; ka një kohë për t’u rrëzuar, ka edhe një kohë për t’u ngritur; ka një kohë për të prishur, ka edhe një kohë për të ndërtuar. Shqipëria është vendi ynë, Tirana është vendi ynë, Kavaja është vendi ynë! Nuk shkon ta prishim, as ta shkatërrojmë. Nxjerrja e dufit justifikohet deri në njëfarë mase. Por, kur politika hyn në mes drejtësia prishet, prishen parimet dhe harmonia në komunitet. Politizimi dhe përdorimi i dhunës për kauza politike nuk shkon. Ka kuptim për sa kohë kërkohet drejtësi dhe drejtësi do të ketë! Por, nuk ka mirëkuptim nëse dikush fut hundët e partisë në zemëratën legjitime që mund të kenë njerëzit”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj.

Gjatë këtyre tre ditëve, protestuesit kanë shkaktuar shumë dëme në qytetin e Tiranës, duke shkatërruar semaforët, stacionet e autobusëve, shtyllat e ndriçimit, stolat etj.

3 komente në “Veliaj nga Kavaja: Përpara ecet me drejtësi, jo me dhunë, mesazhi që mora nga familja e Klodit”

  1. Carac tirone says:

    Dikur dehjoje Kavaja dhe te shkonte mendja te fabrika e qelqit e prodhimi i xhamave sot degjon Kavaja dhe perfytyron xhamite me minare.Ka shume mundesi qe kavajsit jane mbetje otomane ose sperme pushtusi otoman.Si mer jahu dhe ne itali kom pa kavajs te arabizum.

    1. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

      Gezuar ramazonin

  2. Konjak says:

    Bravo , familia e Rashtes paska falnderuar Veliun , per ekzekutimin e te birit , dhe i paska kerkuar qetesi rregulll disipline , pa s’paska problem ekzekutimi i djalit te ture . Nje bie mijera ngrihen , i paska thene , hajde pastaj mos e beso , birin e … botes !!??.. Paskane lene vain familia e te ndjerit , per te falnderuar birbon e Tiranes , hajde mirru me keta fantazist , hajde mos i beso , keta rob zoti !.. Paskapat kohe i helmuari ngjer ne palce , te mirret edhe me politike , te akuzoi politiken qe merr pjese ne perkrahien e revoltave , ne perkrahie te djalit te tyre . Ja pra madheshtia e udheheqesve tane , qe do tjua kishte zili edhe monizmi , me i ashper ne kete bote . Hallall e paci , pergjersa ky popull ju mban per syper , per ta shtipur e poshteruar , ashtu sic dini vec ju !!..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje