Linja e energjisë 400 kw Shqipëri-Kosovë, SHBA: Gur i rëndësishëm kilometrik

15 Dhjetor 2020, 17:12Politika TEMA

Ambasada amerikane ka përshëndetur aktivizimin e linjës së energjisë prej 400KV midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Një një postim në Twitter ambasadorja Yurik Kim shprehet se ky është një gur kilometrik i rëndësishëm, ndërsa thekson mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë dhe energjinë në Ballkanin Perëndimor.

“Mirëpresim lajmin se linja e transmetimit të energjisë prej 400KV midis Shqipërisë dhe Kosovës është aktivizuar nga 14 dhjetori – një gur kilometrik i rëndësishëm.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin sigurinë dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë në Ballkanin Perëndimor” – shkruan Yuri Kim.

2 komente në “Linja e energjisë 400 kw Shqipëri-Kosovë, SHBA: Gur i rëndësishëm kilometrik”

  1. Ed says:

    EDI RAMA THE GREAT
    KRYEMINISTERI DHE UDHEHEQES I RANGUT BOTEROR
    OLIVER CROMWELL I SHQIPERISE

  2. Blendi Fevziu says:

    O Ed-o te na hashe te gjatin bashke me D’Ramutin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje