Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot Lulzim Bashën si lider pa karakter, “semafor i fikur”. Por a distancohet Lulzim Basha nga dhuna në protestë? Përgjigja e liderit demokrat ishte e qartë; jo vetëm distancohem nga “dhuna e Edi Ramës, por kërkoj hetimin e tij dhe Ardi Veiut” tha ai.
“Edi Rama është pengu i dhunës kriminale. Ai është njeriu i dhunës me gjuhën dhe urrejtjen e tij. Ai është personifikimi i dhunës, shkatërrimit të familjeve shqiptare. Apo dhunën e këtyre ditëve të 12-14-vjeçarëve. Ju shkatërroi shpresën. Një pjesë largohet, një pjesë qëndron dhe reziston ndaj dhunës, përgjigja e të cilit është më shumë dhunë.
Patjetër jo vetëm distancohem por e kam dënuar dhunën e Edi Ramës. Pa diskutim, jo vetëm jam distancuar, por kam kërkuar hetimin e dhunës së Ramës dhe Veliut dhe e bëjnë me turp pjesën më të madhe të efektivëve të policisë së shtetit. Po ju plas shpirti mezi po presin edhe ata ndryshimin e madh që do të vijë në 25 prill” tha ai.
Lulzim Basha kishte një përgjigje për kryeministrin edhe për analogjinë që i bën ngjarjes së fundit me 21 janarin. “Të gjitha institucionet ndërkombëtare treguan se policia iu nënshtrua dhunës dhe vrasja ndodhi si pasojë e gardës që në kushtet e thyerjes së perimetrit vepruan dhe u dënuan.
Rama nuk tregon se atë që ishte në grupin e zjarrit e bëri kryetar bashkie në Mat. Anëtarin e grupit të zjarrit, e promovoi, kryetar të PS-së, drejtor të OSHEE dhe sot një njeri që terrorizon Matin. Ky është Edi Rama” tha Basha.
Por cila është zgjidhja? “Anija e Edi Ramës po fundoset. E vemtja shpresë është bashkimi me mua dhe PD-në, opozitën dhe të dëgjoni zemrën tuaj” deklaroi Basha.
Fejziu I Franges kishte ftuar Saliun dhe e pyeste kodra mbas bregut,per ta paraqitur engjell kete kriminel para shqiptareve,por populli nuk I harron krimet e ketij perbindeshi,I cili ja ka kaluar dhe Enverit.
Nuk ka mundesi….mediat i ka blere gati te gjitha, Edi Rama.
Ka ngele Nikolle leshi dhe Qimi i Pekajve pa ble akoma.
VDIQE PER NJE CIK MAGAZINIER.
Ky eshte super plere,krahason vrasjen shteterore me vrasjen personale te nje polici.Mjerre shqiperia te bjere ne dore te kesaj monstre.
Ça t’i thuash Lulush bibilushit.. të dhjefsha Portokallinë dhe Estradën e Tiranës, është pak ta quash klloun këtë burrë kurvë..
Ky do paguar për çdo llaf që nxjerr …
E qeshura të zgjat jetën …