FOTOT: Polici i plagosur në protestë, niset drejt Turqisë për ndërhyrje të specializuar

16 Dhjetor 2020, 09:18Sociale TEMA

Në ditën e parë të protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, u plagosën 8 efektivë policie, ku njëri prej tyre u plagos në sy duke rrezikuar humbjen e shikimit.

Efektivi Fadil Allaraj ka udhëtuar drejt Turqisë për një ndërhyrje të specializuar me shpresën që mund t’i kthehet një pjesë e shikimit.

“Efektivi i plagosur i Policisë së Shtetit, Fadil Allaraj, fluturoi për në Turqi ku do të kryejë një ndërhyrje të specializuar në sy, me shpresën që pas shpëtimit të masës së shqyer të syrit në ndërhyrjen e parë, të mund t’i kthehet edhe një pjesë e shikimit”, shkruan Rama në Facebook. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje