Kryemadhi tregon për shtëpinë e Bashës në rezidencat luksoze "Long Hill": Kam qenë vetë te vila e tij, e ka me qira

16 Dhjetor 2020, 16:55Politika TEMA

Aleatja e Lulzim Bashës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka konfirmuar lajmet që qarkullojnë në media se Lulzim Basha ka përfituar nga biznesmeni ndërtues Agron Papuli një vilë në Long Hill, ku tashmë jeton me familjen e tij.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë sot e ftuar në emisionin “Top Talk”, ku ka folur kryesisht për aktualitetin politik dhe social në vend, por kur gazetari Denis Dyrnjaja e pyeti për Bashën dhe lidhjet e tij për oligarkët, Kryemadhi tha se ka qenë vetë në vilën e tij.

Ndërkohë, vetë Kryemadhi ka një vilë luksoze në Gjirin e Lalzit, shumë afër me vilën e ish kryeministrit Sali Berisha.

Dyrnjaja: Pse mendoni se shqiptarët duhet të heqin Edi Ramën, që thonë se bashkëpunon me oligarkët, dhe të vënë kryeministër Lulzim Bashën që po bashkëpunon me oligarkët, janë në të njëjtat ujëra?

Kryemadhi: Unë nuk jam këtu të bëj avokatin e askujt, por s’është e njëjta gjë. Basha jeton atje në një vilë me qira…

Dyrnjaja: Si e thoni kaq thjesht, vilë me qira, sikur të jetë një apartament…

Kryemadhi: Shiko, unë kam qenë të vila e Bashës, hyn të vilat modeste, që nuk ka ndonjë luks apo gjëra shtesë që të jetë luksoze. Përpara se të japi llogari Basha duhet të japin llogari këta zengjinat e tjerë. Nëse s’të pëlqen Kryemadhi dhe Basha voto dikë tjetër.

12 komente në “Kryemadhi tregon për shtëpinë e Bashës në rezidencat luksoze “Long Hill”: Kam qenë vetë te vila e tij, e ka me qira”

  1. xhezua ? says:

    Ah , mor bashkvuajtës.
    E imagjinoni dot të paguajmë ne , mijëra Euro në muaj si qera shtëpie?
    Kemi një jetë që punojmë dhe mbetëm rrogëtarë.
    Politikanëve tanë u pjell edhe gjeli edhe pula.

  2. Shkodrani says:

    Mirë pra, e kuptuam. As ty, as Bashën…por dikë tjetër…kë? Ramën! Sa e trashë.

  3. Shqiptari says:

    Nuk e di a e pyete sa e ka qerane mujore,fakiri pasi mund te jete ngusht per leke?
    Apo ke bere sevape dhe po ia paguan ti per nje vit?
    Do ishte mire te hapnit ,Mona nje llogari bankare per kete rrezikun qe banon akoma ne nje vile modeste,duke qene dhe kryetar i opozites.Sinqerisht është turp per Lulin.
    Rama pa pike meshire ia hodhi ne ere Hotelin buze detit,ndonese Luli i mori eurot.Dhe beri mire qe avokaten e tij ne gjyqin nderkombetar e beri Avokate te Popullit.
    Une e di qe ai nuk e mbrrin dot Lalzin apo Dhermiun,Vunon
    po nje vile modeste ne Tirane duhet ta kete.Si mund te rri ende Luli ne vile modeste me qera?Eshte shume turp.
    Besoj,besoj se ai nuk eshte nga ata,por po u be kryeminister,ndoshta do marre ndonje kredi te bute dhe me ne fund do ngreje nje vile per se mbari.
    Nje keshille miqesore do ia jepja,po me degjoi:
    Lul,vilen mos e ngri ne Surrel,se eshte rrezik:Stresi eshte betuar se do i vere zjarrin Surrelit dhe mund te digjet dhe i njomi me te thatin,te digjet padashje vila dhe nuk e gezon.
    Po kesaj pune,Lul i thone:Prit gomar sa te mbije bare.
    Keshtu qe me mire merr ndonje pare borxh dhe rri ne vilen modeste ne Long Hill,se je dhe afer Tiranes dhe TEGU-t.
    Me vjen shume keq qe nuk te ndihmoj dot me noj lek!

  4. Trotski says:

    Baxhelle e neveritshme.Nxirrini Videon e Dritan Priftit kur i kerkonte haraçin nga Ministri Prifti,duke i rene Tavolines me grusht ,apo Dosjen e Droges se Kuksit qe nuk eshte mbyllur e te tjera e te tjera plus Vilen me 11 te Dhjera.

  5. voica says:

    Gjynah, cte beri, pershesh ha dhe ky…

  6. kingu tirones says:

    nuk eshte puna se ke te votojme, se e kemi zgjidh ate gjo, nuk shkojme te votojme dhe pike, sdo meremi me ju, qe jetoni si mbreter, e populli ska buke te haje, problemi qendron tek menyra se si e mbron, po shko ne emigracion dhe shiko a e mban dot nje Vile me qera, edhe pse duhen dy rroga te majme? ne asnje menyre, nje garsoniere me qera dhe nuk e paguan dot me nje rroge ne Amerike, e jo me nje vile luksoze

  7. Beni says:

    Me c’fare statusi Monika ka shkuar per vizite ne shtepi? Lidhje gjaku, miqesie, sentimentale, pasi per ato politike jane zyrat! Apo per te kontrolluar dokumentat e shpise ? Perfundimisht Lulzim Basha si dhurate e S. Berishes per PD-ne eshte i pavlere. Qe nga moment i qe erdhi ka qene ne krye te sofres per asnjehere nuk e justifikoi vendi para ne demokrateve. Ne te semes bashke me Monen! Ne mu dhente mundesia online, PD-ja per here te pare nuk do kete voten time dhe kjo vetem per Lul Bashen. PD-ja po ngel vetem me emer, por mjere ato demokrate e dashamires te saj qe nuk kane shprese dhe shohin ne sy Lulashin e Lulashi pret ndrikullen. Ptuuuu.

    1. Xhejms says:

      Beni i sakte. Pse nuk behen aktivitetet ne zyra, por ne ilegalitet?! Nuk ka poshtersi me te madhe, per parti te ligjeruara qe pretendojne fitoren ne zgjedhjet e radhes! Ju flm

  8. Beni says:

    Kjo u be si puna e Anes 1 te perputhen qe i shkon tjetrit ne shpi dhe thote qe nuk jam fajtore e aq me keq dhe incizon burrin e botes kur ai i kerkon llogeri per cfare kene biseduar, qoftelargu dhe Mona ka bere ndomje dush andej dhe PD-istet presin prej Lulashit t’ju jape zgjidhje! Po te shkosh ne shpi te huaj pa patur lidhje gjaku ate pune do presesh, ose lidhje sentimentale, ose kurveri politike.

  9. Xhejms says:

    E ka vilen me qera, thote Zonjusha. Po, mire moj e nderuar sa eshte qeraja e nje vile?! Nuk eshte nje dhome e kuzhine te Fresku. Por, ketu nuk eshte vetem ceshtja e viles, por edhe e pasurive e problematikave te tjera ku duhet te investohet drejtesia…

  10. Xhejms says:

    Beni i sakte. Pse nuk behen aktivitetet ne zyra, por ne ilegalitet?! Nuk ka poshtersi me te madhe, per parti te ligjeruara qe pretendojne fitoren ne zgjedhjet e radhes! Pastaj nuk ka vlere ligjore prononcimi i Zonjushes qe te na siguroje se L.B e ka me qera vilen, fjalen duhet ta thone organet kompetente. Le te publikohen kontratat noteriale dhe deklarimet e pasurise e Ilkdp. Ju flm

  11. Turp says:

    Eshte aq cope mishi sa e thote jeton ne vile me qera sikur ti bente nje nder e ta shfajesonte.
    O baxhelle, po dihet boterisht qe vilat me qera jepen per ata qe nuk duan te tregojne pasurine reale.
    Kush ka nje fare mireqenieje dhe do nje jetese ne nje vile te thjeshte e nderton, nuk e merr me qera…sidomos nese e ka lidh jeten me kete vend dhe do te rrisi femijet ketu.
    Po ai hipokriti ben ca leke ketej, dhe pastaj kur te humbase dhe zgjedhjet e te dale ne pension do ja kercase ne Hollande.
    Si k mundesi ky popull ju ka besu per kaq shume vjet?!
    Duhet te kemi qene vertet te prapambetur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje