Presidenti francez, Emmanuel Macron ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Lajmi është bërë i ditur pak minuta më parë nga mediat prestigjioze botërore.
Ai është izoluar menjëherë në shtëpi dhe po ndjek protokollin shëndetësor.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Pallati Elysee tha se Macron iu nënshtrua testit “shumë shpejt pasi iu shfaqën simptomat e para”. Macron tani do të izolohet për shtatë ditë.
“Ai do të vazhdojë të punojë dhe të kujdeset për aktivitetet e tij në distancë,” thuhet në deklaratë.
(TemA)
Ruj plakën ore.