Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” Vjosa Osmanit: Jam shumë i lumtur që erdhe në Tiranë, krenar për ty

18 Dhjetor 2020, 15:14Sociale TEMA

Shtatorja e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova do të vendoset së shpejti në Tiranë, si një vlerësim për gjithçka bëri në Kosovë dhe mbarë shqiptarinë. Lajmi i mirë u dha nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili zhvilloi sot një takim me Presidenten e Kosovës në detyrë, Vjosa Osmani, të cilës i dorëzoi edhe “Çelësin e Qytetit”.

“Jam shumë i lumtur për vizitën në Tiranë. Dua të të dhuroj “Çelësin e Qytetit”, si simbol i një dere të hapur, si simbol i një vendi që duhet të jetë shtëpia jote, shtëpia e të gjithë shqiptarëve. Mezi pres që t’i bëjmë realitet të gjitha nismat për të cilat diskutuam sot, sidomos ato për fuqizimin e rolit të grave dhe vajzave në politikë. Jam shumë krenar për ju, për punën që po bëni dhe për gjithë energjinë pozitive në Kosovë”, tha Veliaj.

Ai theksoi se është propozuar krijimi i një komisioni të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë për monumentet. “Kemi propozuar të krijojmë një komision të përbashkët për monumentet, duke qenë se vendosja e tyre është bërë disa herë pjesë e debateve, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Duam të jenë të arrira nga ana artistike, por sigurisht të mbartin edhe simbolikën e vendndodhjes dhe konceptimit artistik”, theksoi Veliaj. Ndërkohë, Veliaj dhe Osmani njoftuan se Tirana do të nderojë edhe yllin e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, emrin e së cilës tashmë e mban edhe një kopësht me pemë në Parkun e Liqenit Artificial.

Presidentja Osmani falenderoi Veliajn për mikpritjen dhe theksoi se mezi pret rritjen e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Prishtinës. “Tirana është e të gjithë shqiptarëve, prandaj edhe përgjegjësia juaj është e shumëfishtë në krahasim me çdo kryetar komune kudo në Kosovë, në Shqipëri, apo edhe në vende të tjera ku banojnë dhe jetojnë shqiptarët. Presim që bashkëpunimin ta rrisim jo vetëm ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës, por presim që të shërbeni si shembull, edhe për komunat e tjera, për arritjet në çdo fushë”, tha ajo, e cila i dorëzoi kryebashkiakut një kristal prej minierës së Trepçes.

Veliaj dhe Osmani dakordësuan edhe për rritjen e bashkëpunimit dhe mbështetjes së të rinjve, veçanërisht në nxitjen e start-upeve dhe inkurajimit të industrisë së kodimit.

“Ne kemi pasuri natyrore të jashtëzakonshme, por ajo që ramë dakord është se pasuria më e madhe janë njerëzit. Angazhimi tjetër që morëm lidhet me të rinjtë, të cilët kanë nevojë për më shumë mundësi. Me kolegët tanë të AADF sapo kemi nisur një eksperiencë, të cilën ndoshta mund ta ndjekim bashkë – kemi krijuar qendrën “Tumo”, ku fëmijët mësojnë si të kodojnë etj. Na duhet t’i inkurajomë nisma të tilla”, përfundoi Veliaj. Grupet e punës do të punojnë për vënien në jetë të propozimeve të dakordësuara në takimin e sotëm.

7 komente në “Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” Vjosa Osmanit: Jam shumë i lumtur që erdhe në Tiranë, krenar për ty”

  1. Nafia says:

    Mire bere qe e takove po laj urgjent duart, se ajo vjene mbas takimit me halen Sali Berisha.

  2. Edhe osmanlli edhe vjos says:

    Me mire ti kishe dhene nje vibrator ose shqip nje k… artificial.

  3. Lili says:

    Kush na flet per monumentet!! Ai qe prishi teatrin e qe po vorros sahatin nen kullat e tij!

  4. Fatossi says:

    Presidentja e Kosoves gaboi qe beri vizite te klyshi i Ramskit, Ramoviqi dhe hienat e tij duhet bojkotuar nga Kosovaret.

  5. festimi says:

    U mbush vendi me ata qe i nxorren themelet dhe i nxine jeten njerzeve, me shtatore, buste, dekorata, berje deshmore e heronj… I jepni dhe nje dekorate te larte Vjosa Osmanite se na nderoi me pordhen qe beri ne parlament apo Erjoni i jep çeles kur ajo hapur e ka 24 ore.

  6. festimi says:

    U mbush vendi me ata qe i nxorren themelet dhe i nxine jeten njerzeve, me shtatore, buste, dekorata, berje deshmore e heronj… I jepni dhe nje dekorate te larte Vjosa Osmanite se na nderoi me pordhen qe beri ne parlament apo Erjoni i jep çeles kur ajo hapur e ka 24 ore. Harrova te shtoj qe beni dhe nje monument te larte dajos se Ibrahim Rrugoves, Xhafer Deves se dhe ai ka kontribuar e derdhi gjak rruget e Tiranes duke vrare 84 vete brenda nje nate. Tani jane ngrit niperit dhe mbesat e atyre qe ishin pjese e nazifashizmit. Per-parà, derra! Rrofte flauri, poshte flamuri!

  7. festimi says:

    U mbush vendi me ata qe i nxorren themelet dhe i nxine jeten njerzeve, me shtatore, buste, dekorata, berje deshmore e heronj… I jepni dhe nje dekorate te larte Vjosa Osmanite se na nderoi me pordhen qe beri ne parlament apo Erjoni i jep çeles kur ajo hapur e ka 24 ore. Harrova te shtoj qe beni dhe nje monument te larte dajos se Ibrahim Rrugoves, Xhafer Deves se dhe ai ka kontribuar e derdhi gjak rruget e Tiranes duke vrare 84 vete brenda nje nate. Tani jane ngrit niperit dhe mbesat e atyre qe ishin pjese e nazifashizmit. Per-parà, derra! Rrofte flamuri, poshte flamuri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje